| Njotim rreth xhumase se ardhshme |
| Këtë javë inshaAllah hutbeja do të mbahet mbrapa Pallatit të Rinisë tek ish Tregu i gjelbër mes Sheshit 21 dhe Stadiumit të Futbollit, |
| Republikës së Kosovës i shtohet edhe një hafiz ! |
|
|
|
| Shkruar nga Krenaria | |
| Thursday, 18 September 2008 | |
|
Në Hotelin Iliria të premten mbrëma, familja e 11 vjeçarit Jasir Krasniqi i biri i Dr. Shefqet Krasniqit Imam dhe Ligjërues në Xhaminë e madhe në Prishtinë, ka shtruar Iftar për 130 persona, mysafirë ishin të profileve te ndryshme si dhe ishin nga treva të ndryshme mbarë shqiptare, Iftari është shtruar me rastin e ceremonisë së ndarjes së diplomës me rastin e përfundimit të nxëniesh përmendësh të Kuranit e të riut hafëz Jasir Krasniqi, i cili nxënien përmendësh të kuranit e kishte mësuar te Mahmud ef. Asllani në Tetovë. Duhet theksuar se në këtë iftar të pranishëm ishin edhe Kryetari i BIK-ut Mr.Naim Tërnava, Kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora, Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi, Zëvendës Ministri i Shërbimeve Publike Doc. Rifat Blaku, zyrtarë nga Partia e Drejtësisë, Fuad Ramiqi nga partia LDK-ë, analisti Dr. Milazim Krasniqi si dhe figura tjera të shumta nga shoqëria civile. Kjo mbrëmje u shoqërua me leximin e ajeteve Kur’anore prej Hafizit më të ri në Kosovë Jasir Krasniqit, pas këndimit u bë dhe Duaja e Hifzit prej Kryeimamit të Tetovës Hafiz efendi Ejupit, i cili beri dhe dorëzimin e diplomës në emër të Myftinisë së Tetovës. Kreu i BIK-ut, Mr. Naim Tërnava në fjalimin e tij përshëndetës, ka përgëzuar familjen Krasniqi, por njëherit ka përgëzuar edhe të gjithë kosovarët, ai u shpreh se me këtë po dëshmohet se Islami në trojet tona do të ruhet deri në Kataklizëm. Ai ka premtuar se Bashkësia Islame e Kosovës së shpejti do të organizoj një tubim madhështor për diplomimin e hafizave të ri, ai tutje shtoj se për hafëzin e ri, BIK-ë ka ndarë një shpërblim modest prej 2000€. Për desert te mbrëmjes mysafiri special nga Mitrovica ish këngëtari i grupit TNT Ferki Shala këndoj një Ilahi!
|
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|