Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Konfirmoni Regjistrimin

Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com}

 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Republikës së Kosovës i shtohet edhe një hafiz ! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Krenaria   
Thursday, 18 September 2008

Në Hotelin Iliria të premten mbrëma, familja e 11 vjeçarit Jasir Krasniqi i biri i Dr. Shefqet Krasniqit Imam dhe Ligjërues në Xhaminë e madhe në Prishtinë,  ka shtruar Iftar për 130 persona, mysafirë ishin të profileve te ndryshme si dhe ishin nga treva të ndryshme mbarë shqiptare, Iftari është shtruar me rastin e ceremonisë së ndarjes së diplomës me rastin e përfundimit të nxëniesh përmendësh të Kuranit e të riut hafëz Jasir Krasniqi, i cili nxënien përmendësh të kuranit e kishte mësuar te Mahmud ef. Asllani në Tetovë. 

 

Duhet theksuar se në këtë iftar të pranishëm ishin edhe Kryetari i BIK-ut Mr.Naim Tërnava, Kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora, Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi, Zëvendës Ministri i Shërbimeve Publike Doc. Rifat Blaku, zyrtarë nga Partia e Drejtësisë, Fuad Ramiqi nga partia LDK-ë, analisti Dr. Milazim Krasniqi si dhe figura tjera të shumta nga shoqëria civile.

Ky manifesti u drejtua nga Kryeimami i Rahovecit Nusret Abasibra, ndërsa fjalën përshëndetëse në emër të familjes e mbajti Dr. Shefqet Krasniqi

Kjo mbrëmje u shoqërua me leximin e ajeteve Kur’anore prej Hafizit më të ri në Kosovë Jasir Krasniqit, pas këndimit u bë dhe Duaja e Hifzit prej Kryeimamit të Tetovës Hafiz efendi Ejupit, i cili beri dhe dorëzimin e diplomës në emër të Myftinisë së Tetovës.
Kreu i BIK-ut, Mr. Naim Tërnava në fjalimin e tij përshëndetës, ka përgëzuar familjen Krasniqi, por njëherit ka përgëzuar edhe të gjithë kosovarët,  ai u shpreh se me këtë po dëshmohet se Islami në trojet tona do të ruhet deri në Kataklizëm. Ai ka premtuar se Bashkësia Islame e Kosovës së shpejti do të organizoj një tubim madhështor për diplomimin e hafizave të ri, ai tutje shtoj se për hafëzin e ri, BIK-ë ka ndarë një shpërblim modest prej 2000€.

Për desert te mbrëmjes  mysafiri special nga Mitrovica ish këngëtari i grupit TNT Ferki Shala këndoj një Ilahi!

 


Pregatiti  Sadat Musa.

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Tash Online

Momentalisht janë 2 vizitorë online

Aktivitetet Tona

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)