Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Konfirmoni Regjistrimin

Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com}

 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Agjërimi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi   
Tuesday, 09 September 2008
Nuk ka dyshim se krejt çka urdhëruar Allahu i Madhëruar është në dobi dhe interes të njeriut, sepse në esencë e tërë feja nuk ka ardhur për tjetër vetëm për të mirën dhe interesin e tij të kësaj dhe botës tjetër. Nga kjo themi se të gjitha dispozitat sheriatit qofshin atu urdhëresa apo ndalesa kanë urtësi, mirëpo ne si njerëz me aftësitë tona të përkufizuara herë i kuptojmë atu urtësi, e herë nuk i kuptojmë fare.
Disa nga atu urtësi na i ka treguar ligjdhënësi, e disa të tjera i kemi kuptuar ne si njerëz me aftësitë tona të cilat i posedojmë, si p.sh. urtësitë ndalimit të alkoolit i kemi të gjithë të çarta sepse atu i kemi kuptuar nëpërmjet vetë dijes së shendosh , nëpërmjet shkencës mjekësisë etj. Mirëpo si do që të jetë, i kuptuam apo jo atu urtësi ne si mysliman çdo gjë çka na vjen nga Allahu xh.sh apo i dërguari i Tij besojmë dhe e praktikojmë duke u bazuar në rregullin e lartpërmendur.

Nga dobitë e pjesërishme të cilat na ka informuar Allahu i Madhëruar janë dobitë e agjërimit, mirëpo njerëzimi me kohë ka zbuluar edhe shumë dobi tjera të agjërimit të cilat nuk i ka cekur Allahu drejtpërdrejti në Kuran, por se atu i ka zbuluar shkenca. Nga kjo themi se pasi që ne jemi në prag të agjërimit ia vlen gjithsesi që të ndalemi tek ky obligim fetar, i cili është edhe shtyllë nga shtyllat islame pa të cilën islami i myslimanit është i mangët. Ramazani është një dhuratë e madhe nga i Madhi Allah për njerëzimin, me këtë dhuratë Allahu ka nderuar edhe popujt tjerë të mëhershëm para nesh siç thotë Allahu:

183. O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Bekare:183).
 
Pra Allahu i Madhëruar si neve ashtu edhe popujve tjerë më hershëm ua ka bërë obligim agjërimin sepse Allahu do që të gjithë njerëzit të jenë të devotshëm, të ndërgjegjshëm. Pra një nga urtësitë më të rëndësishme të agjërimit është që njeriun ta bëjë të devotshëm, e që do të thotë ta bëjë njeri të mirë, të sinqertë, të vyeshëm, i cili jap hakun secilit, jap hakun Allahut të Madhëruar duke e njohur Atë si Krijues, sundues, mbikëqyrës, duke vepruar vepra të mira dhe larguar nga veprat e këqija. E bënë atë ta japi hakun familjes, shoqërisë, shtetit dhe kështu me radhë... Thanë ndryshe të jetë njeriu i devotshëm do të thotë të jetë i mirë i dobishëm, frytë dhënës... krejt kjo futet brenda devotshmërisë në të cilën thërret agjërimi dhe ndikon në formimin apo ngritjen e saj. E sa shumë kemi nevojë ne sot për njerëz të tillë të vyeshëm dhe të dobishëm për shoqëri?!

Pra Allahu i Madhëruar nuk është në zor për agjërimin tonë, gjegjësisht që ne të rrimë pa ngrënë e pa pirë, mirëpo përderisa agjërimi është një rrugë e veçantë për të ndikuar pozitivisht në jetën e njeriut në të gjitha drejtimet, na ka bërë atë obligim, sepse:
Me agjërim njeriu përpos që ngitet nga ana shpirtërore, ai ngritët edhe nga ana sociale, sepse në agjërim ai ndjen një barazi me të varfrit, sepse të gjithë agjërojnë përnjëherë edhe i pasuri edhe i varfri, e kjo ndikon që i pasuri të mendoj më shumë për të varfrin, e t`ja shtrij dorën e ndihmës sepse siç thotë populli( i ngiti nuk ia beson të uriturit), e bile në ramazan kujtohet për të varfrin , mos më shumë.

-Pastaj edhe nga ana e të varfrit, ai e ndjen vetën se është i barabartë me njerëzit e tjerë  -bile së paku në ramazan-, kur për te kujtohen të pasurit duke ia shtrirë dorën e ndihmës, apo ftuar në sofrën e iftarit, e kështu me radhë. Kjo është një dobi tjetër nga ana sociale, apo shoqërore e ramazanit, të cilën vështirë se e gjënë kund jashtë myslimanëve.

-Agjërimi gjithë ashtu është një shkollë e shkëlqyeshme nga ana e edukimit shpirtërorë, sepse agjëruesi gjatë ramazanit i largohet gjëra të cilat jashtë ramazanit i ka të lejuara, mirëpo për hir të ramazanit ju largohet atyre. E kjo ndikon që ai të mundë të dominoi ndaj epsheve kurdo që atu e shtyjnë atë, apo i bëjnë presion atij. Pra të mos bëhet rob i epsheve, por ky të jetë ai i cili i sundon dhe kontrollon atu.

-Agjërimi ndikon me të madhe gjithë ashtu që njeriu të kalitet dhe të adaptohet për të bërë durim në raste të vështira, si kriza ekonomike, duke e adaptuar vetën e tij që të jetoj me pak bukë.
-Bile e kalit atë që ti përballoj çfarëdo vështërsie e cila i paraqitet gjatë jetës së tij. Sepse ai i cili bënë sabër dhe duron ndaj ushqimit dhe epsheve të tij gjatë muajit ramazan, në temperaturë të lartë, apo ti largohet epsheve të tij, ai e ka shumë lehtë që ti përballoj edhe vështirësive tjera të cilat mund ti shfaqen gjatë jetës së tij.

-Agjërimi ka ndikim të madh në unitetin e myslimanëve dhe atë për shumë arsye. Myslimanët të gjithë përnjëherë hanë sytarë dhe përnjëherë iftar. Gjatë ramazanit vizitohen më shumë  mes veti duke e ftuar njëri tjetrin për iftar, pastaj në këtë muaj njerëzit janë më bujar, më solidar, më të butë, më të qetë, më të durueshëm... dhe krejt kjo ndikon që myslimanët ta ndjejnë vetën më të afërt mes vete dhe ma unik.

- Nga dobitë e shumta dhe të rëndësishme të agjërimit është edhe dobia shëndetësore, zaten këtë dobi, apo urtësi të agjërimit e ka cekur edhe vet Pejgamberi a.s duke thënë: “ Agjëroni shëroheni”. Tregojnë mjekët se dobitë e agjërimit për shëndetin e njeriut janë të shumta dhe të llojllojshme, si nga ana psikike ku agjërimi ka një ndikim të madh në mjekimin e shumë sëmundjeve si stresi, ankthi etj deri te atu trupore si mjekimi sëmundjeve të lukthit, sëmundjeve të veshkave, pastaj pakësimi i peshës, tensioni i lartë i gjakut e shumë të tjera, për këtë nuk çuditemi kur e gjejmë mjekun zviceran BARSILON i cili mes tjerash shkruan “ Dobia e urisë është shumë herë më e dobishme sesa përdorimi barnave”. Ndërsa mjeku FILIP pacientët e tij i ndalonte nga të përdorurit e ushqimit disa ditë radhazi, e pastaj ju jepte ushqim të lehtë dhe shumë sëmundje tjera të cilat nuk mund ti cekim në këta pak rreshta.
Pra ne myslimanët kemi pse të agjërojmë, kemi pse të krenohemi me fenë tonë, dispozitat e saj, kemi pse të krenohemi me ramazanin të cilin e agjërojmë, me të cilin e kënaqem Zotin tonë, e ruajmë shëndetin tonë. Mbetet t’iu drejtohemi këtij populli e në veçanti intelektualët tanë ta studiojnë këtë fe me të gjitha tiparet e saj e të shohim pastaj se çfarë vlerësimi do të kenë për te dhe rreth tij?!
 
Vlera e agjërimit  Audio

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Tash Online

Momentalisht janë 1 vizitor online

Aktivitetet Tona

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)