|
Çdo kush, i nënshtrohet ndonjeherë të menduarit negativ, pesimist dhe viktimizues. Gjithë secili ka përjetuar ca batica dhe zbatica ne jetë.Ne të gjithë ndjehemi keq për vetën tonë herë pas herë.Si afekton ky stil i të të menduarit veten tonë? Cili është qëndrimi Islam për këtë tip të menduarit?
Për hirë te këti artikulli:Viktim është nje person i cili ka pësuar një lëndim apo humbje të konsiderueshme, të pandërprere, për një periudh të gjatë kohore e cila dëmton psiken e personit dhe ka pasoja të qëndrueshme në dinamiken e personalitetit te tij,duke krijuar një përceptim të turpit/fajit dhe një këndvështrim të bazuar në frikë për jetën,në atë:se si ndërvepron me veten dhe të tjerët. Të menduarit viktimizues shpesh është pasojë e përvojave negative në të cilat individi ka përjetuar lëndime apo humbje qoftë fizike apo emocionale. Në ketë tip të të menduari njeriu identifikohet me këto përjetime, përvoja, dhe ka tendenca te shikoj veten përmes linjave te këtyre përvojave. Nga perseptikva e këtyre përvojave njeri ndjen keqardhje për veten e tij. Ne ndjehemi keq, te lënduar, hidhëruar dhe të pazote. Kjo ndjesi e pazotësisë është një spirale e cila shtyn personin te poshtë. Një mendim negativ sjell tek tjetri mendim negativ dhe pastaj tek tjetri...derisa ne të arrijmë në pikë të fundit të butonit dhe atëherë çdo gjë është e tmerrshme dhe e keqe. Është sikur në tërë jetën tonë nuk ka gjë pozitive. Gjërat e vetme që mund te përqendrohemi janë përvojat e negative dhe te këqija. Bukur shpejt ne do fillojmë te ndjehemi të pashpresë dhe te pazote. Ne ndjehemi te ngurtë. Aty është një element i dramatizimit dhe ekzagjerimit ne ketë stil të të menduarit. I gjori i unë, i përvuajturi unë! E tera çfarë mund te mendoj është: "jeta ime është e tmerrshme, unë jam i keq, askush nuk më do mua, asgjë nuk më shkon mirë, asgjë s'punon për mua, pse unë?"...etj. Këto mendime paralizuese bëjnë gjërat keq, tmerr dhe ne ndjehemi të depresionuar dhe të ngurtë. Këto mendime negative qëndrojnë kur ne krahasojmë veten me tjerët dhe gabimisht konkluzojmë që jeta e njerëzve tjerë është me mirë se e jona, që ata nuk kanë ndonjë problem."Të gjithë janë të lumtur përveç meje. Të gjithë janë më mirë se unë. "(ose më pedant, më të bukur, më të pasur, etj.) Kështu, tani ne jemi ne gjendje të mjerueshme, të palumtur dhe ndjehemi të pashpresë. Si një rregull mendimet shpien drejt ndjenjave dhe ndjenjat çojnë ne vepra. Nëse unë mendoj negativisht unë do përfundoj duke u ndjerë keq (i depresionuar, anksioz, brengosur, friksuar, i pasigurtë) dhe pastaj unë do marrë vendime të këqija. Ne anën tjetër, nëse unë mendoj pozitivisht unë do të ndjehem mirë dhe do marre vendime të mira. Sjelljet tona janë pasojë e mendimeve tona. Mendimi ynë iniciues është jashtë kontrollit tonë, çfarë bëjmë me te varet prej neve. Nëse unë kam një mendim negativ unë kam mundësin e stopimit të atij mendimit apo ta lë të marre kontroll dhe të më shtyje te poshtë në një gropë të thellë të negativizmit. Kjo ndodh brenda një sekonde dhe shumicën e kohës ne as që jemi të vetëdijshëm për ketë. Islami nuk na inkurajon të kënaqemi në të menduarit viktimizues apo te vepruarit në një mënyre të paaftë. Islami na mëson neve se një mentalitet viktimizues, flijues, është po aq i dëmshëm për shpirtin sa dhe mentaliteti abuziv. Guximi dhe feja kërkojnë qe gjithnjë te ketë njeri shpresë dhe që në mënyre aktive të kërkoj mjetetet për ta mbrojtur veten nga kushtet abuzuese. Sureja en Nisa 4:97-100
Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetes ju thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paaftë në atë tokë!" (engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjerë toka e All-llahut e të migronit në të?" (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje). Atyre do t’iu falë All-llahu. All-llahu është që shlyen e falë shumë (gabime). Kush shpërngulet për hire (të fesë së) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është shpërblimi i tij. All-llahu është mëshirues, mbulon të metat.
Disa versete në Kur'an bëjnë të ditur sa e rëndësishme është të përqendruarit në aspektet pozitive në jetë edhe nëse duket se çdo gjë po shkon keq dhe për të mbajtur fenë me guxim: Sureja Inshirah 94 A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd? Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde, E cila shtypte shpinën tënde. Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde? E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. .E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut) . Dhe, vetëm te Zoti yt përqendro synimin! Sureja Ed Duha 93:3-11
Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur. Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. E Zoti yt do te të jepe ty, e ti do të kënaqesh. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. Pra, mos e përul jetimin! As lypësin mos e përzë! E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)! Të menduarit viktimizues çon drejtë të gjitha dyshimeve dhe frikave. Ne humbim shpresë dhe dekurajohemi. Ajo lëkund besimin në aftësitë tona për të funksionuar. Mendimet tona janë shumë të fuqishme...qoftë negative apo pozitive...ato formësojnë jetën tone. Mendimet tona krijojnë sistemin tonë të vlerave. Për aq kohë sa shkon mirë ne jemi mirë, mirëpo sa po të kemi ndonjë vështirësi ne jetë ne fillojmë të humbasim shpresën dhe besimin. Kur'ani na tregon neve se si të menduarit e këtillë negativ bëhet problematik për ne kur ne harrojmë që jeta është një vend i sprovave që na mëson si te kemi besim në Zotin dhe ti mbështetemi Atij ne çdo situatë që Ai cakton për neve. Sureja El Fexhr 89:15-16
E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar!"Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar!" Kjo mënyre e të menduarit mashtrues tregohet me së qarti ne ajetet vijuese:
Sureja Felek 113
Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyja. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.
Sureja en Nas 114
Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve, Të adhuruarin e njerëzve, Prej të keqes së cytësit që fshihet. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve, Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit". Për të qëndruar të fokusuar dhe pozitiv, për të mbajtur besimin me durim dhe guxim:
Sureja Ez- Zumer 39:53
Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!"
Sureja Neml 26:62
A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.
Nga anglishtja:Lule Uka |