| Konfirmoni Regjistrimin |
|
Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com} |
| Bashkëshortja |
|
|
|
| Shkruar nga Krenaria | |
| Monday, 14 July 2008 | |
|
Me martesë nuk po merr vetëm bashkëshorte, po e merr gjithë botën. Prej tani dhe në të gjitha ditët në vazhdim, gruaja do te jetë, shoqëruesi dhe shoku më i mirë.
Do ti ndajë momentet, ditët dhe vitet me ty. Do ta ndajë gëzimin dhe hidhërimin, suksesin dhe mossuksesin, ëndrrat dhe frikën.
 Kur të sëmuresh, do te kujdeset më së miri për ty kur të duhet ndihmë, do të bëj të pamundurën për ty, kur të kesh ndonjë fshehtësi, do ta mbajë, kur të duhet këshilla, do ta jap këshillën më të mirë.
Do të jetë gjithmonë me ty; kur të zgjohesh në mëngjes gjëja e parë që sytë e tu do të shohin do te jenë sytë e saj, gjatë ditës do të jetë me ty, nëse në një kohë nuk do të jetë me ty fizikisht, do të mendojë për ty, do të lutet për ty me gjithë zemër dhe shpirt, kur të shkosh për të fjetur, gjëja e fundit që do të shohësh do të jetë ajo dhe kur të flejsh do ta shohësh në ëndërr. Më së shkurti, do të jetë e gjithë bota dhe ti do te jesh e gjithë bota për të. Përshkrimi më i mirë që kam lexuar ndonjëherë që përshkruan afërsin bashkëshortore me njeri tjetrin është ajeti Kur’anor që thotë:
 
’Ju jeni veshje për to, dhe ato janë veshje për ju’ (Suretu El-Bekare, 2:187)
 
Në të vertetë bashkëshortet janë veshje për njeri tjetrin sepse i japin njeri tjetrit mbrojtje, rehati, mbulim, mbeshtetje dhe zbukurim që njerëzimi i jep veshjes.
Paramendoni një udhëtim në Alaska gjatë dimrit pa veshje! Bashkëshortet tona na japin të njejtën rehati, mbrojtje, mbules dhe mbeshtetje në udhëtimin e jetës sonë në këtë tokë, njejtë sikurse veshja gjatë udhëtimit në Alaska.
Marrëdhënia bashkëshortore është lidhja më mahnitëse e njerëzimit: Vlera dhe prekja e dashurisë, intimiteti dhe afërsia, mëshira dhe dhembshurija, paqja dhe qetësia që i mbushë zemrat e bashkëshorteve është thjeshtë e pashpjegueshme.
I vetmi shpjegim i arsyeshem për ndjenjat mahnitëse të njerëzimit është fjala e Allahut Fuqiplotë: 
 
’Allahu krijoj per ju bashkëshorte nga vete lloji juaj .....’ ( Suretu En-Nahl, 16:72)
 
 Vetëm Allahu i Plotëfuqishëm me fuqinë e Tij të pakufishme, mëshirëplotë, mund të krijojë dhe japë këto ndjenja mahnitëse në zemrat e bashkëshortëve. Në të vërtetë Allahu fuqiplotë i përkujton ata që kërkojnë shenja të Allahut në gjithësi, që këto ndjenja në zemrat e bashkëshorteve janë në mesin e shenjave që të udhëzojë njerëzimin për ekzistimin e Tij.
 
’Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (grat), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e meshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë’ (Suretu Er-Rrum 30:21)
 
 Por Allahu e din që zemra e njeriut nuk është qenie e pandryshueshme, nganjëherë është e dobët dhe nganjëhere energjike. Ndjenjat munden dhe ndryshojnë me kalimin e kohës.
Dashuria mund të shuhet dhe zbehet, lidhja martesore mund të dobësohet nese nuk kujdesemi si duhet. Lumturia në martesë nuk mund të mirret si dhurat; Lumturia e vazhdueshme kërkon dhurim të përhershëm nga te dy anet.
Per drurin e dashurisë martesore që të mbetet gjallë dhe të rritet; dheu duhet të mbahet, ruhet, ujitet dhe ushqehet. Kujtoni se si Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) gjente kohë që të dilte me gruan e tij Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur me te) në shkretëtirë të garonin. Ajo e mundi atë por pas një kohe kur Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me te) kishte fituar peshë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e mundi Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur me te).
Shfaqja e emocioneve është e domosdoshme që të ruhet lidhja martesore nga ndryshku dhe shpërbërja.
Do të shpërbleheni nga Allahu për çfarëdo ndjenje që i dhuroni gruas tuaj, Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë ‘Çdonjeri  do të shpërblehet për çka do që t’i bën për të arritur kënaqësinë e Allahut, edhe për ushqimin që e vendos në gojën e gruas’.
 Kurr mos e nënvlerëso rëndësinë e gjërave të vogëla, si vendosja e ushqimit në gojën e gruas, hapja e derës së veturës për atë etj .
Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) përdorte gjunjet e tij t’i ndihmonte gruas për të hypur në deve .
Provoni të gjeni kohë që të faleni së bashku, duke forcuar lidhjen në mes jush dhe Allahut Fuqiplotë është siguria më e mirë që lidhja juaj martesore gjithmon të mbetet e fortë. Duke pasur paqe me Allahun Fuqiplotë gjithmonë do të ndikojë që të keni sa më shumë paqe në shtëpi.
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) na ka thenë njoftime të kënaqura për ato çifte që zgjohen natën dhe falen së bashku. Gjithashtu na ka nxitur që cilido prej bashkëshorteve që zgjohet i pari ta zgjojë bashkëshortin edhe duke e sperkatur me ujë në fytyrën e tij apo te saj . Gjithmonë mundohu të jesh i mirë me gruan tënde në fjalë dhe vepra. Fol me te, buzëqeshi asaj, kërkoje keshillën e saj, pyete për mendimin e saj, kalo shumë kohë me të dhe gjithmonë kujtoje se Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thenë: ’Më të mirët nga ju, janë ata që sillen mirë me gratë e tyre’.
Së fundi është e zakonshme që bashkëshortët betohen ta duan njeri tjetrin deri sa vdekja ti ndaj.
Besoj që ky mendim është i mirë ose i mrekullushëm por jo i mjaftueshem! Nuk është e mjaftueshme ta duash gruan tënde, duhet te duash këdo që ajo don, familjen e saj të dashurit e saj të bëhen të dashur edhe për ty. Mos u bë si një shok i imi që ishte i pakënaqur me prindërit e gruas që kishin ardhur për vizitë për pak jave’. 
Sinqerisht i kishte thënë ’Nuk t’i dua prindërit’, natyrisht ajo e shiqoj me inat dhe i tha ’as unë nuk t’i dua’, nuk është mjaftueshme ta duash derisa vdekja të ju ndaj. Dashuria kurr nuk duhet të mbarojë, besojmë që kemi jetë pas vdekjes që ata që bën punë të mira do të bashkohen me bashkëshortet e tyre.
 ’Hyni në Xhennet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar!’ (Suretu Ez-Zuhruf, 43:70)
 
Shembulli më i mirë në këtë është shembulli i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), dashuria e tij për Hatixhen (Allahu qoftë i kënaqur me te), grua për 25 vite, vazhdojë t’i përfshijë të gjithë ata që ajo i donte, kjo dashuri e tij vazhdoj edhe pas vdekjes së Hatixhes (Allahu qoftë i kënaqur me te). Ishte shum kohë pas vdekjes së saj dhe kurr nuk e harroj dhe kurdo që therrej një kurban në shtëpinë e tij, do të ju dërgonte një pjesë familjes dhe shoqërisë së Hatixhes (Allahu qoftë i kënaqur me te) dhe kurdo që e ndjente qe kishte vizitorë, dëshironte që të ishte motra e Hatixhes Hala do të lutej duke thënë ’O Zot le të jetë Hala’. 
 
Përktheu nga Anglishtja: L.B.H |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|