Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Konfirmoni Regjistrimin

Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com}

 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Muhammedi s.a.v.s Shembulli më i mirë për Rinin e sotme PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Idris Teufik   
Friday, 23 May 2008
Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.(El-Ahzab 33:40)
Rinia e sotme mbajnë tubime dhe kremtime qe ka të bëj me politik apo udhëheqje.
Duket qe sa më shumë autoritet të kesh aq më shumë shtrihen tepit e kuqë sa më shumë stoli dhe zbukurime qe te kenë për te veshur dhe sa më shumë liri që ke të shprehesh mendimet e tua .Edhe nëse paraprihen me shembuj apo jo , ata nuk i japin aq shumë rendësi nëse i ofendojnë të tjerët .

Por t’i kthehemi Pejgamberit të fundit (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të ) dhe të shohim ndryshimin e zymtë në mes asaj që është tash dhe që ka qenë përpara .

"Çfarë ka qenë Muhammedi ?"I Dërguari i All-llahut (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi te ) ka qenë shumë modest që kur të huajt e kërkonin në xhami në Medinë duhej të pyetnin për te .

I ulur në mesin e besimtarëve për falje ,Muhammedi (salAllahu aleihi ue selem) ,me qëndrimin e tij të thjesht dhe modest, nuk mund të dallohej nga te tjerët .

Ka qenë shumë i qetë,madhështorë dhe paqedashës saqë askush nuk do te mund ta dallonte si udhëheqës. Fëmijët dhe rinia mund t’i drejtoheshin të merrnin përshëndetje të ngrohta apo te pyetnin me modesti ,ishte njeri i pyetjes dhe i këshillës.Gjatë faljes dukej sikur çdo njeri tjetër i thjesht .Nuk kishte shenja të luftëtarit,ndërmjetës i zoti ne kohe te luftës dhe paqes, burrë shteti .Nuk kishte shenja qe ky ishte burri nga te gjithë të tjerët ,ishte zgjedhur qe te pranoj fjalën e Krijuesit mesazhin për gjithë njerëzimin .

Ne xhami përqendrimi i tij ka qenë vetëm në All-llahun .Ka qenë si çdo muslimanë që ka hyre ne xhami për t’u falur .Ndryshe nga muslimanet tjerë ,është zgjedhur Vula e Pejgamberllekut ,më i ndershmi dhe fisniku .Ishte njëri te cilin All-llahu,subhanehu ue teala e kishte zgjedhur udhëzues për gjithë njerëzimin .

 
  Dëmtimi i Rinisë

Jetim që në moshën gjashtë vjeçare i lindur përkatësisht në një pjesë të parëndësishme të botes dhe me një familje të thjesht .Muhammedi (salAllahu aleihi ue selem) nuk dinte shkrim lexim .

Kur u urdhërua nga Meleku Xhibril që ti lexoj ajetet e para lavdiplote nga Kur'an-i, Muhammedi (salAllahu aleihi ue selem) mundi vetëm te përgjigjet se nuk ishte i afte që t’i lexoj.

Muhammedi (salAllahu aleihi ue selem) nuk kishte as fuqi e as pasuri.Nuk posedonte asnjë gjë qe bota i konsideron te rëndësishme .Por prapë se prapë All-llahu e zgjodhi nga te gjithë njerëzimi në botë  sa që Kur'ani e emëroj "Mëshirë për gjithë njerëzimin "
 
 
      Mëshirë

Ky është shembull që çdo i ri muslimanë duhet ta marrë në këtë botë që është e mbushur me shqetësime dhe urrejtje .Rinia janë bartësit e mesazhit te Muhammedit (salAllahu aleihi ue selem) dhe është mesazh i mëshirës. Ne vetvete ,Muhammedi (salAllahu aleihi ue selem) ka qenë mëshirë për te gjithë njerëzimin në tokë .Sa i dashur , sa besimtar ,sa i devotshëm në falje dhe dëgjueshmëri ne urdhrat e All-llahut ka qenë i zgjedhur udhëzues për gjithë njerëzimin.

Duhet ta pyesim vetveten , se sa e jetojmë jetën tone sipas mesazhit të Muhammedit (salAllahu aleihi ue selem) ? Nëse jetojmë ne mënyrën e tij ,asnjë problem nuk do të na duket i pakalueshëm , e ardhmja do të na duket e pastër ,sfidat në moshën rinore do të na duken të vogla .Nëse rinia muslimane i bashkohen gradave të pasueseve te Muhammedit (salAllahu aleihi ue selem), ata do t’i bashkohen gradave te mëshiruesve ,besimtarëve dhe gjithë njerzëve në të gjitha moshat nga fillimi i kohës .Në të vërtet All-llahu i hap rrugët atyre që janë të sinqertë i binden Atij dhe të dërguarit të Tij .

 
   Shoqëria juaj

Njerëzit e mire duhet qe te shoqërohen me shok të mirë.Muhammedi (salAllahu aleihi ue selem)ka qenëi rrethuar me njerëz te cilët e kanë njohur kënaqesin e All-llahut.Pyete vetveten :Me kënd shoqërohesh dhe pse ? Shokët janë pasqyrë e jotja .

Ne fund te jetës se tij, kur Muhammedi (salAllahu aleihi ue selem) ishte varrosur ,varrimi i tij ka qenë i shoqëruar nga shokët e tij zemërthyer dhe shoqërues te tjerë .Kanë qenë me te për një kohe te gjatë,shumë prej tyre nga fillimi i shpalljes se Kur'anit disa 23 vite me pare dhe tani po mbesin te vetëm ,pa udhëzues për here te pare pas aq shumë vitesh .

Imagjinojeni vetveten duke jetuar ne kohën e Muhammedit (salAllahu aleihi ue selem),imagjinojeni duke ecur ne hapat e tij te bekuar .Nëse i përmbaheni Sunnetit te tij ,do të ecësh ne hapat e tij sot .

Trupi i tij nuk ka qenë i varrosur me ndonjë varr fisnik si do ta mendonin për një të rëndësishëm dhe njeri ndikues .Por ka qenë i vendosur ne tokë poshtë ku edhe ka fjetur ne një hasër të thjesht .E gjitha ra mbi Ebu Bekrin (radiAllahu anhu) shokun e tij që prej para kohës së shpalljes ,qe te mbaj fjalimin e varrimit ,Ebu Bekri (radiAllahu anhu) duhej qe te përmbahej nga kjo tragjedi për turmën qe ishin mbledhur para tij. Ishte momenti i përhapjes se Islamit , të etur pritnin se çka ka per te thëne Ebu Beker (radiAllahu anhu),shoku me i afërm i Muhammdit (salAllahu aleihi ue selem)fjalët e tij drejtuar atyre ishin te mbushura me mençuri . " O njerëz ,:Tha ai,"Nëse ndokush e ka adhuruar Muhammedin,ta dini se Muhammedi është i vdekur .Por nëse ndokush ka adhuruar All-llahun ta dini se All-llahu është i gjallë dhe kurrë nuk vdes ."

   Vetëm njerëzore

Ebu Bekri(radiAllahu anhu)ju tregoj besimtarëve që Muhammedi(salAllahu aleihi ue selem)ka qenë njeriu me i shkelqyer qe ka jetuar por nuk ka qene Zot i gjithë krijimit.Ka qenë njeri si gjithë njerëzit tjerë.Dhe kjo është ajo qe e bën Islamin aq të veçantë.Tani janë gati se 2 bilion muslimanë në botë,dhe jemi te vëmendshëm çfarë ka bere dhe ka thene Muhammedi (salAllahu aleihi ue selem).

Secili nga ne pese herë ne ditë deklarojmë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe Muhammedi(salAllahu aleihi ue selem)është i Dërguar i All-llahut.Kjo është bërthama e besimit tonë.Ne te njëjtën fryme me te cilën e deklarojmë besimin ne një Zot te vetem ,Zot i njerëzimit dhe i te gjithë krijimit deklarojmë besimin edhe për te Dërguarin e Tij.

Dashurin dhe nderimet te cilat i kemi për të Dërguarin Muhammedin(salAllahu aleihi ue selem)është  e thellë  dhe e vërtet.E shohim si të dashur ,i sjellshëm dhe njeriu me i këndshëm , dhe akoma mbetet për ne me saktësisht :Njeri.

As nuk është zot e as i shenjt.Nuk i atribuojmë fuqi te magjisë .Do t’ishte blasfemi te bënim ashtu .E shohim si njeri të thjesht ,i zgjedhur nga mesi i njerëzimit ,me te njëjtat shqetësime që mund t'i kemi edhe ne .Por ne Muhammedin(salAllahu aleihi ue selem)e shohim se është e mundshme për ne që t'i përkushtojë gjithë jetën All-llahut dhe te jetojmë sipas urdhrave te Tij, dhe prapë te jetojmë jetën .Jo hyjnor, por njerëzor si ne.Muhammedi(salAllahu aleihi ue selem)na ka treguar nga jeta e tij si shembull se Islami është mënyra më e përsosur e jetës dhe është e mundshme qe te arrimë lumturin duke ju përmbajtur kësaj rruge .

Nëse e shihni se jeta po ju merr kahje tjetër ,ndaluni dhe mendoni.Mos merrni vendime ne rini që do te merrte rrugë te ndryshme qe do t'ju largoj nga rruga e Muhammedit(salAllahu aleihi ue selem).
 
 
     Diçka e Veçantë

Ne Islam nuk kemi priftërinj apo pastor.Kjo ,ndoshta ,është fshetësija e Islamit .Nuk ka ndonjë dituri te posaçme si kusht për klasa te veçanta fetare .Nuk kemi ndërmjetësues ne mes Krijuesit dhe krijeses.Islami është i yni që ta marrim .Sa prej ne arrimë te marrim atë çfarë Islami na ofron ?Sa prej ne jemi shembuj te shkëlqyer te mëshirës dhe drejtësisë qe islami mund te zhvillohet ne ne ?Secili nga ne mund te gjunjëzohemi para Krijuesit dhe të kërkojmë çka duam te themi pa ndihmën e askujt tjetër .Vetëm ti dhe Krijuesi ! Mund te shohim këtë qarte brenda çdo xhamie .Muslimanët dhe muslimanet , secili ne vendet e tyre , mblidhen ne xhami për t’i kryer pese kohet e faljes.Falen se bashku si një shoqëri në mbledhime ,bekohen për këtë , por akoma ju duket e dyshimtë secilit qe sheh muslimanin duke biseduar me All-llahun ne mënyrë individuale.Ndoshta është kjo ,me shumë se sa çdo gjë tjetër qe Muhammedi(salAllahu aleihi ue selem)zënë vend te rendesishem ne zemrën e çdo myslimani.

Muhammedi(salAllahu aleihi ue selem)ishte njeri dhe e beri te mundshme , me ndihmën e All-llahut , qe te jetësoj çdo kërkesë te Islamit .Kështu qe unë dhe ti ,mund ta bënim te njëjtën gjë, me ndihmën e All-llahut,subhanehu ue teala,mund ta jetojmë besimin tone si Muhammedi(paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të)

 

 

Përktheu nga Anglishtja :L.B .Hoxha
Nga:islamonline.net
 
< I mëparshmi   Tjetri >

Tash Online

Aktivitetet Tona

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)