Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Konfirmoni Regjistrimin

Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com}

 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA arrow AKIDE arrow Krenaria me Islam
Krenaria me Islam PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi   
Friday, 26 October 2007
Falënderimet dhe Lavdërimet i qofshin vetëm Allahut xh.sh. Krijuesit të Gjithësisë. Atë e Falënderojmë, Atij i nënshtrohemi dhe i përulemi. Bëjmë salavat dhe selam për Pejgamberin a.s., për atë të cilin Allahu xh.sh. e dërgoi mëshire për tërë njerëzimin dhe i cili a.s. nuk la punë të mirë e që nuk e drejtoi ymetin prej saj dhe nuk la Vallahi punë të keqe e që nuk e qortoi dhe nuk ja tërhoqi vërejtjen ymetit prej asaj pune. Pra bëjmë salavat dhe selam mbi të dhe mbi familjen e tij të pastër dhe shokët e tij besnikë dhe mbi të gjithë ata që shkojnë rrugës së tyre deri në Ditën e Kiametit.

Vëllezër muslimanë, xhematlinjë të nderuar! S’ka dyshim se Allahu xh.sh. nuk do fe tjetër përpos Islamit dhe se këtë din Allahu e ka zgjedhur për vete, e ka zgjedhur islamin din të tij, e ka zgjedhur islamin për gjithë njerëzimin që të veprojnë dhe të shkojnë sipas asaj feje.
Falënderimet dhe Lavdërimet i qofshin vetëm Allahut xh.sh. Krijuesit të Gjithësisë. Atë e Falënderojmë, Atij i nënshtrohemi dhe i përulemi. Bëjmë salavat dhe selam për Pejgamberin a.s., për atë të cilin Allahu xh.sh. e dërgoi mëshire për tërë njerëzimin dhe i cili a.s. nuk la punë të mirë e që nuk e drejtoi ymetin prej saj dhe nuk la Vallahi punë të keqe e që nuk e qortoi dhe nuk ja tërhoqi vërejtjen ymetit prej asaj pune. Pra bëjmë salavat dhe selam mbi të dhe mbi familjen e tij të pastër dhe shokët e tij besnikë dhe mbi të gjithë ata që shkojnë rrugës së tyre deri në Ditën e Kiametit.

Vëllezër muslimanë, xhematlinjë të nderuar! S’ka dyshim se Allahu xh.sh. nuk do fe tjetër përpos Islamit dhe se këtë din Allahu e ka zgjedhur për vete, e ka zgjedhur islamin din të tij, e ka zgjedhur islamin për gjithë njerëzimin që të veprojnë dhe të shkojnë sipas asaj feje.

Thotë Allahu xh.sh. “ nuk do te pranohet asnjë fe tjetër përpos islamit dhe se çdo pasues, çdo fe (religjioni, teologjie ) tjetër përpos islamit do te jete prej te shkatërruarve” dhe nuk ka dyshim në të dhe ajo do të vërtetohet së shpejti. Të gjithë do të dalim para Allahut xh.sh. dhe do ta shohim se kush e ka pas mirë. A e kanë pas mirë krishterët dhe hebrenjtë e mallkuar, a e kanë pas mirë hebrenjtë, a e kanë pas mirë budistët dhe zjarrputistët dhe qindra e mijëra fe të tjera ? Apo e kanë pas mirë ata të cilët e kanë pas Allahun një, dhe ata të cilët kanë thënë “kemi besuar Allahun një, kemi besuar Pejgamberin a.s. profet të tij dhe nuk pajtohemi, dhe nuk pranojmë ta ndërrojmë këtë fe, nuk pranojmë që fe tjetër të jetë ligj i yni përveç islamit sepse kjo është dëshirë e Allahut xh.sh. dhe doemos duhet të jetë dëshirë e jona”.

Vëllezër muslimanë, Vallahi Allahu xh.sh. na ka nderuar me mirësi (nimete) të mëdha dhe të panumërta, dhe mjerë ai që nuk i di nimetet e Allahut xh.sh., mjerë ai që është i pakujdesshëm (gafil) ndaj nimeteve të Allahut e posaçërisht ndaj këtij nimeti, islamit. Nimet të cilin Allahu e ndriti, e ndriçoi tërë Gjithësinë e posaçërisht zemrën e njeriut, të cilit i ishte e mbushur ajo me shirk, me adhurim të zotave të shumtë. Kur’anin Allahu xh.sh. e dërgoi dritë, nur për njerëzimin.

Allahu thotë “nëse mundoheni ju ti numëroni nimetet e Allahut nuk keni me mund ”, mos u mundo t’i numërosh nimetet e Allahut se nuk do të mundesh të dalësh në fund. Dhe prej nesh që jemi asgjë, që jemi krijuar prej balte, që jemi krijuar prej një pike të trashë gjaku, që jemi krijuar prej një pike të trashë uji, nuk kërkohet asgjë përveç se ta zbatojmë këtë Islam në jetën tonë. Dhe të jemi krenare dhe kryelartë me ketë din që na ka vendosur Allahu në zemër.

Vëllezër muslimanë, shokët e Pejgamberit a.s., gjenerata e pare e njerëzimit pas ardhjes se islamit, Kuranit, synetit te Pejgamberit a.s. e kuptuan islamin si të tillë se duhet të jetë i tillë, se duhet të jetë ligj i tyre në jetën e përditshme dhe se është e vetmja krenari me të cilën mund të krenohemi. Nuk është kombi dhe gjuha, nuk është ngjyra dhe pozita dhe të tjera dallime të cilat e bëjnë njeriun të krenohet përpara të tjerëve. Arabët kanë qenë populli më kryelartë dhe krenar, e posaçërisht mekasit në Meke kanë qenë fisi (kabilja) më me autoritet në Gadishullin Arabik dhe të gjitha kabilet tjera ja kanë pas lakmi. Por erdhi islami dhe situata ndryshoi 100%. Nuk është krenar më ai i cili është prej Mekës, nuk është krenarë me ai i cili është prej kabiles së kurejshitëve, kabile kjo të cilës i përket edhe Pejgamberi a.s.. Por është krenar ai i cili në zemrën e vet i fle fjala“La il Lahe il Allah Muhammed Resul Allah” . E kemi parë se si Bilali i zi, rob prej Etiopisë, bëhet me i ndershëm, më bujar dhe me i dashur të Allahu se sa ebu Sufjani dhe se sa ebu Xhehli dhe shumë e shumë krerë të tjerë mekas. Dhe se si Selman Elfa Risiu që kishte ardhur prej Persisë ( jeta e tij dhe Islami i tij ka një tregim shumë të gjatë se si ka hyrë në Islam ) bëhet shumë më i lartë se të tjerë, e kështu me radhë. Muslimanët e parë, gjenerata e parë janë krenuar shumë me këtë Islam dhe Islami ka qenë në zemrat e tyre e vetmja krenari, dhe se Vallahi kur është ka depërtuar ky din në shpirtin e tyre kanë pranuar të japin edhe jetën, edhe pasurinë, edhe fëmijët edhe gjithçka që kanë pasur për hir të Allahut dhe Profetit te Tij a.s..

Një prej shembujve të shumtë dhe të panumërt po ua sjellim sa për ilustrim.

Një sahabi i ndershëm Seid Bin Amur El Xhumahi, tregon një tregim të tmerrshëm, por shembull i shkëlqyeshëm për neve dhe ata që pasojnë pas tij.

Thotë: isha në Meke dhe isha prej atyre që më mijëra njerëz dolën jashtë Mekës, për të shijuar dhe përjetuar se si dënohet dhe ekzekutohet në mënyrën më të tmerrshme dhe barbare një prej shokëve të Pejgamberit a.s. i cili ishte zënë rob, Hubejbe Bin Adij. Ky sahabi i ndershëm ishte zënë rob nga Mekasit me mashtrime te ndryshme, i kishin ngritur kurth dhe e kishin zënë menjëherë mbas betejës së Bedrit kur Mekasit humben një humbje të tmerrshme dhe të papërshkrueshme. Ishin shumë të mllefosur me Muhamedin a.s. dhe me shokët e tij dhe mezi prisnin t’ju vinte në dorë diçka që të hakmerreshin. Dhe në këtë rast u kishte rënë në dorë Hubjebi. Paria e Mekës lajmërojnë se kush do të dalë për t’u hakmarrë ndaj Muhamedit dhe shokëve të tij, le të dalë jashtë Mekës. Keni kujdes, jo brenda Mekës se edhe qafirët e kanë konsideruar Meken e shenjtë, e kanë numëruar derdhjen e gjakut në Meke te ndaluar, prej ndalesave të mëdha, prej mëkateve të mëdha që nuk falen. Sido qoftë ajo nuk ju zë vend se në zemrat e tyre ka qenë i vendosur shirku. Thotë Seidi: Kur dola jashtë Mekës po i shihja njerëzit duke rrahur shuplakat dhe duke bërtitur. Para tyre pashë një njeri të lidhur me pranga, u afrova në rresht të parë se isha i fortë dhe po e shihja ç’ka po bëhet me atë burrë, për ç’farë na kanë thirrur neve të dalim këtu?!

Aty ai sheh shokun e Profetit a.s që po pret fisnikërisht vdekjen. Ai u thotë qafirëve të mallkuar: Me lejoni të fal dy rekate namaz...... kjo që dëshira e fundit e besimtarit të mirë, ta mbyllte hesapin me këtë dynja duke falur namaz. Seidi na tregon se ai pasi fali dy rekat të gjatë namaz dhe u drejtohet Mekasve: Për Allahun do të doja t’i falja edhe me gjatë ato dy rekate, por kisha frikë se mos mendonit se po i trembem vdekjes. Tani urdhëroni dhe veproni.

Qafirët filluan ta torturojnë duke i prerë pjesët e trupit duke filluar nga veshët. Në torturë e sipër njeri prej tyre i thotë: a do të kishe dëshirë që Muhamedi të jetë në vendin tendë dhe ti të jesh i lirë, i sigurt dhe i shëndoshë në shtëpinë tënde, ( ç’do të kishim thënë në, ç’do të kishin thënë njerëzit sikur ne dhe ç’fare thotë ai burrë i madhe)? Hubejbi u përgjigjet: vAllahi nuk do të kisha pranuar të isha në shtëpinë time i qetë dhe i sigurt pranë anëtareve të familjes e Muhamedit a.s. një gjemb me hy në trup.

Seidi po vështron, po i rrëqethet trupi, po trishtohet po nuk po flet dhe tregon se si dalëngadalë e copëtuan, dhe Hubejbi duke dhënë shpirt bënte dua: o Allah shkatërroje këtë popull dhe mos li asnjë prej tyre të gjallë e të shëndosh, o Zot që të gjithë këta shkatërroi, dhe pastaj dha shpirt e shkoi te Allahu. Njerëzit u shpërndanë dhe e harruan, tregon Seidi, por unë ditën e përfytyroja ndërsa natën e shihja në ëndërr atë ngjarje. Nuk mundi ta heqë nga mendja atë situatë dhe nuk kaloi shumë kohë dhe Seidi behet musliman dhe shpërngulet prej Mekës në Medine. Kalojnë kohë dhe vite të gjata dhe vjen Omeri a.r. shok i Pejgamberit a.s.,prijës (kalif) i muslimanëve e thërret Seidin dhe e cakton mëkëmbës të vet në Humus, qytet i Sirisë se sotme, i sapoçliruar prej bizantinëve. Saidi thotë jo, nuk pranoj të shkoj se është përgjegjësi e madhe. Omeri thotë se Vallahi do të shkosh. Mendon se krejt përgjegjësitë fetare të mi lini mua? Vallahi do të shkosh. Dhe shkon dhe e kryen atë emanet me nder, dhe donte Allahu pas disa viteve Omeri e bënë një vizite në Sham. Bëhet fjalë për vizitën gjatë së cilës shkon edhe ne Bejtul Magdesë dhe i pranon çelestat e saj prej të krishterëve dhe qafirëve. Gjatë kësaj vizite shkon edhe ne Humuse[1]. Aty i pyet banorët për prijësin që u kishte vendosur dhe ata i thonë që janë të kënaqur, por jo shumë.

Omeri r.a trishtohet dhe thotë me vete që nuk paska qëlluar personin e duhur tek Seidi. U thotë përfaqësuesve të popullit se nesër do të takohemi duke qene edhe Seidi prezent. Të nesërmen para takimit Omeri r.a i bën dua Allahut që të mos ja humbasë shpresën tek Seidi.

I pyeti banoret e qytetit: urdhëroni dhe flisni, cilat janë ankesat tuaja ndaj tij?!

Ata i thonë : Nuk del herët në punë dhe vonohet.

I thotë Seidit: ç’përgjigje ke?

Ai I thotë: o prijësi i muslimanëve nuk ja kam treguar kurrë deri me sot askujt, as nuk do t’ja kisha treguar askujt po përderisa jam ne ketë situate dhe ne këtë vend duhet te tregoj patjetër. O prijësi i muslimanëve kam gruan vetëm në shtëpi dhe çohem ne mëngjes herët dhe e gatuaj brumin dhe pres deri sa te vij brumi i bukës, pastaj ja bej bukën gati dhe pastaj marr abdes dhe ju dal muslimanëve përpara, shkoj në vend të punës. Shërbëtorë i familjes së vet, shërbëtor dhe i muslimanëve.

Thotë Omeri r.a: a ka tjetër gjë për të cilën ankoheni ? Thonë: ky njeri natën nuk pranon të takohet me askënd, natën as nuk vjen te ne , as nuk pranon në shtëpi të vete askënd, nuk e dimë si është puna e tij . Urdhëro thotë Omeri r.a ti Seid ç’ke për të thënë? Thotë: o prijës i muslimanëve edhe këtë nuk kamë dashur ta tregoj, dhe sikur të mos kisha qenë në këtë vend Vallahi nuk do ta kisha treguar dhe thotë : ditën e kam lënë për njerëzit, u shërbej njerëzve, krijesave te Allahut, ndërsa natën ja kam lënë Allahut, i shërbej Krijuesit të njerëzve, ditën dal para njerëzve, natën fal namaz, lexoj Kuran e përkujtoj Allahun xh.sh.

Vëllezër ata kanë qene musliman, nuk e kanë çuar kohën kot, nuk kanë qëndruar me ore të tëra para televizionit, por kanë qëndruar para Kuranit, ose ne këmbe duke lexuar Kuran, ose ne ruku,ose në sexhde duke qarë dhe duke shprehur përulësi të madhe para Krijuesit te tyre para Allahut xh.sh.

Po tjetër send thotë Omeri, perse ankoheni ju prej tij. Thotë ky njeri një ditë në muaj nuk del dhe nuk pranon asnjë. Thotë urdhëro ti Seid, si u përgjigjesh këtyre. Thotë po o prijës i muslimanëve unë jam njeri fukara. Në një muaj ndodh që nuk ndez asnjëherë zjarr në shtëpinë time. I kam këto tesha që mi sheh të vetme dhe njëherë në muaj i laj dhe nuk dal nga shtëpia deri sa ato të thahen.

Po tjetër perse ankoheni? Thonë ky njeri kur është në mexhlis, shpesh i bije të fikët. Thotë po kjo ç’është o Seid dhe kthehemi në fillim të tregimit. Thotë o prijësi i muslimanëve sa herë me kujtohet Hubejbi, situata dhe tortura e tij që ka përjetuar në dynja dhe fjalët e forta që është lutur t’u thyeje qafën Allahu mekasëve dhe kujtoj se kam qenë pranë tij dhe se nuk ja kam shtrirë dorën të ndihmoj vëllanë tim, bie në trishtim dhe me bie të fikët dhe kam frikë se mos po çon Allahu dënim edhe për mua.

Vëllezër musliman shokët e Pejgamberit a.s. kur e kanë pranuar Islamin, e kanë pranuar si të tërë dhe e kanë pasur krenari të madhe dhe me këtë krenari të madhe kanë shkaktuar mrekulli, mrekulli që nuk i ka shënuar shkenca, historia më herët, as nuk do ti shënoj këto mrekulli me vonë. Po vëllezër e kanë ndier veten përgjegjës për çdo gjë edhe nëse vëllait që i është bërë ndonjë zullum me i vogli qe ka pas mundësi ta ndihmojë e ka ndier veten fajtor pse nuk i ka ndihmuar, e ka ndier veten të mangët në zbatimin e urdhrave të Allahut dhe Pejgamberit a.s.

Dhe Omer Bin Hatabi, shëmbëlltyra e të cilit përmendet dhe duhet të përmendet deri në Ditën e Kiametit, Allahu qoftë i kënaqur me të, merr rrugën për të shkuar në Bejtul Magdes për t’u marre çelësat të krishterëve, prej Bejtul Magdes të cilët e kishin bërë kusht për me tia dorëzuar kalanë e shtëpisë së shenjtë të Allahut vetëm prijësit të muslimanëve prej Medinës.

Kur Omeri r.a takon ushtrinë fitimtare muslimane me ne krye Obejdin, gëzohet shumë prej madhështisë dhe forcës se saj, por nuk mashtrohet prej kësaj madhështie dhe force. Ai thotë fajalet e ata që do të mbeten te tilla deri në ditën e kiametit: “ ne jemi popull që Allahu e ka nderuar me Islam dhe sado dhe kurdoherë qe ta kërkojmë, krenarinë dhe nderin jashtë Islamit do të na nënçmojë Allahu xh.sh ”dhe sot të gjithë muslimanët e botës krenohemi me krenari dhe mburrjë jashtë Islamit dhe na ka nënçmuar Allahu, dhe jemi të nënçmuar dhe nen këmbët e jobesimtareve, dhe do të jemi nen këmbët e jobesimtareve përderisa të mos jete Islami krenaria jonë, përderisa mos krenohemi me Islam dhe jo me tjetër.

Omeri kur e sheh Obejdin e përqafon fort dhe nis të qajë. Obejdi e pyet se pse po qan o prijësi i muslimanëve? Thotë “O Obejde çka është puna jonë, çka do të bëhet me ne kur të dalim para Allahut dhe të na pyesë Allahu çka keni bërë ju pas Pejgamberit a.s., çka keni bërë pas tij, sa e keni çuar këtë din në vend, sa e keni zbatuar fjalën e Allahut dhe Pejgamberit a.s.”, Obejdja i thotë hajde të dalim në vend të veçuar dhe qajmë bashkë dhe qajnë për hir të Allahut derisa lodhen. Kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta dhe mbi të gjithë ata që shkojnë rrugës së tyre deri në Ditën e Kiametit.

Vëllezër musliman, këta janë shembuj shumë të pakët dhe të shkurtër sa për ilustrim e jo për përkufizim me qëllim përkujtimin, së pari vetvetes, e pastaj vëllezërve musliman, dashamirëve të fes Islame. Se feja Islame është krenari e jona se duhet të mburremi dhe të krenohemi me të. Se Islamin duhet ta përqafojmë thelle dhe se imanin duhet ta konsiderojmë diçka me të cilën nuk mund të luhet por duhet të zbatohet në tërësi. Kërkoni falje (istigfar) të gjithë me shpresën se Allahu xh.sh. do t’u falë. Sepse Allahu është Ai që fal dhe është i Gjithëmëshirshëm.

 


[1] Qytet ne SIRI

 
Tjetri >

Aktivitetet Tona

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)