| Konfirmoni Regjistrimin |
|
Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com} |
| Mos e nënçmo dynjanë! |
|
|
|
| Shkruar nga Krenaria | |
| Thursday, 24 April 2008 | |
|
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Kjo botë në realitet nuk nënçmohet, por nënçmimi drejtohet në veprat që i vepron robi në këtë botë. Kjo botë është urë kaluese për në Xhenet apo për në zjarr. Por kur në këtë botë mbizotëruan epshet, pakujdesia (neglizhenca) dhe largimi nga rruga e All-llahut dhe botës tjetër, dhe këto tipare u bënë atribut i pjesës dërmuese të banorëve të kësaj bote, atëherë u përhap dhe u cilësua kjo botë me emër nënçmues Megjithatë kjo botë është ndërtuese e botës tjetër dhe kopshtit të saj. Prej kësaj bote merren valixhet për në Xhenet, në këtë botë shpirtrat u zbukuruan dhe u stolisën me besim, me njohjen e All-llahut, dashurinë e Tij, përmendjen dhe të shpresuarit në mirësitë dhe begatitë e All-llahut, subhanehu ve teala. Jetën më të mirë dhe harenë e gëzimin që e përjetojnë banorët e Xhenetit, të gjitha këto janë fryt i veprimit në këtë botë. Mjafton kjo pozitë dhe vlerë që të cilësohet kjo botë me emra të bukur e assesi të nënçmohet. Kjo botë për miqtë e All-llahut është vend ku gëzohet zemra, relaksohet shpirti, dhe vend ku kënaqen robërit e All-llahut me kënaqësi që nuk i përngjajnë asnjë lloj kënaqësie, duke përmendur All-llahun, njohjen e Tij, dashurinë ndaj Tij, të adhuruarit e Tij, mbështetjen dhe kthimin tek Ai, subhanehu ve teala. Në këtë botë është fjala, shpallja, dhe udhëzimi i Tij. Libri "Këshillat e Ibën Kajimit" Sali Ahmed esh-Shami |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|
| BALLINA |
| TEMA |
| AKIDE |
| FIKH |
| TEFSIR |
| SHKRIMET TUAJA |
| IMAZHE |
| AUDIO |
| VIDEO |
| PEP |
| LIDHJE |
| NA KONTAKTONI |