Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Ftesë për Bashkëpunim
Autorët e filmave "Rruga e Lumturisë - Namazi" dhe "Ramazani dhe Agjërimi" për një projekt të ri kerkojnë skenar të përfunduar apo bashkëpunim me ndonjë skenarist.
Na kontaktoni . {Stafi i Krenaria.com}
 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Çka është përulshmëria (khushu) dhe si të zhvillojmë atë? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Krenaria   
Sunday, 20 April 2008

Përulshmëria nga disa është keqkuptuar si qarje dhe ankim. Më tepër ajo është prezenca e zemrës përgjatë një vepre  të ibadetit. Kur zemra e njeriut është plotësisht e preokupuar me atë se çfarë thotë dhe dëgjon, atëherë ai është në një nënshtrueshmëri të vërtet. Koncepti i përulshmërisë në namaz është shumë esencial dhe me rëndësi.

          1. Është nje faktor vital që bën një person të sukseshëm në këtë jetë dhe në jetën e pastajme është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit”.
              2. Është një faktor kontribues për pranimin e Namazit.
              3. Është një rrugë për të arritur më shumë shpërblim prej All-llahut të Lartëmadhëruar; sa më tepër përulshmëri të ketë një person aq më shumë do merrë shpërblim.
              4. Pa përulshmëri zemra vështirë se mund të pastrohet.
 

Mënyra për të arritur përulshmërinë
 
  A. Para Namazit
 
            Një musliman duhet ta njohë Zotin e tij shumë mirë. Duke ditur se kënd e adhuron njeriu bëhet një adhurues i mirë. Të kesh dije të qartë dhe të saktë për All-lahun, subhanehu ue teala, e ngrit dashurinë e Tij në zemrat tona. Si pasojë, ngritet po ashtu edhe besimi.
            Largimi nga mëkatet e mëdha dhe të vogla ndihmon shumë në arritjen e përulshmërisë, ndësa kur zemra bëhet më e vëmendshme  ndaj fjalëve të All-llahut, subhanehu ue teala, përgjatë dhe pas namazit.
Leximi i shpeshtë i Kur’anit shpesh dhe në mënyrë konsistente e zbutë zemrën dhe e përgadit për përulshmëri (khushuu’). Zemrat e forta nuk e arrijnë përulshmërin.
          Zvogloni preokupinim për çështjet e dunjasë. Përqëndrimi i vëmendjes drejtë pasjetës ndihmon përballë jetës së përkohshme.
            Shmangu prej të qeshurit e tepërt dhe argumenteve të panevojshëme meqë e ngurtësojnë zemrën dhe shpiejnë në mizori, padhimbshuri.
            Ndale punën sapo ta dëgjojsh Ezanin. Kur dëgjoni me vëmendje thirrjen për namaz përsërite pas muezinit dhe pas kësaj lutjen e duhur. Kjo ju përgatit për një tranzicion të vogël prej biznesit të çështjeve të dunjasë në biznesin e Namazit.
            Kryerja menjëher e abdesit, pas dëgjimit të Ezanit përgatit për Namazin e pritur.  Abdesi gjithashtu vepron edhe si qetësim para se të lidhemi në namaz
 
            Shkuarja herët në xhami për tu falur dhe përmendja vazhdueshëm All-llahun, subhanehu ue teala, e largon shejtanin dhe ndihmon në arritjen e koncentrimit.
 
            Koha e pritjes për namazin me xhemat ndihmon për te krijuar një qetësi në mendje para Namazit dhe gjate Namazit.
 
B. Gjatë Namazit
 
Ikameti në vetëvete është shenja e fundit për mendjen për të qenë përgatitur mirë për kryerjen e namazit. Kujto se çfarë i thoshte i Dërguari All-llahut, salAllahu aleihi we selam, Bilallit(r.a): ” Na qetëso me namaz”.
            Kur qëndroni drejtë Kibles kujtoni në vijim këto:     
             a. Mund të jetë namazi i fundit i jetës tënde. Nuk  ka garancion për të jetuar më gjatë për ta zënë namazin e ardhshëm.
             b. Qëndroni para Allahut , subhanehu ue teala, Zotit të botrave. Si mund të jeni i zënë me diq tjeter?
             c. Engjëlli i vdekjes po të ndjek
             Mos harro të bësh isti’adhah. Kjo i ndal pëshpëritjet e shejtanit.
             Mbaj sytë të fokusuar në vendin e sexhdes. Kjo ju ndihmon që të arritni më shumë koncentrim.
Kur të recitosh Fatihan përpiqu të kujtosh përgjigjjen e All-llahut, subhanehu ue teala, ndaj teje mbas çdo ajeti që ti reciton. (Kur ju thoni Elhamd dulilahi Rabil alemin) All-llahu përgjigjet: ”Robi Im më lartësoj” etj. Kjo ndjenjë e të folurit me
All-llahun ju shpien juve në disponimin e duhur të përulshmërisë.
Zbukurimi i recitimit të Kur’anit ka ndikim pozitiv në zemër.
Lexo Kur’anin ngadal dhe reflekto thellë për kuptimin e tij.
Rekomandohet të ndrrohen suret herë pas here për t’u shmangur leximit mekanik si përsëritja.
Zgjedh ndërmjet sunneteve të sakta siq është të thënit e lutjeve  të ndryshme në fillim të çdo  namazi.
Pa dyshim të kuptuarit e gjuhës arabe të ndihmon të fokusohesh në kuptimin .
Ndërvepro me ajetet e recituara;
              a. Nëse dëgjoni një ajet për All-llahun, lartësoje Atë duke thënë”Subhana’Allah”
              b. Nëse dëgjon  një ajet për zjarrin e Xhehnnemit, thuaj’Eudhu bilahi minaar”.
              c. Nëse dëgjon urdhër që kërkon istigfar, atëherë bëje atë.
              d. Nëse dëgjon ajet që kërkon tesbiih, bë tesbiih.
Këto forma ndërvepruese janë shumë ndihmuese për tu mbajtur të përqëndruar.
Kur ju gjunjëzoheni, mbaje mend që ky pozicion ju sjell më afër All-llahut, subhanehu ue teala. Shrytëzoje rastin për të bërë dua të sinqerta. Investo në këto momente të bësh lutje të sinqerta.
 
C. Pas-Namazit
 
Kur të kërkosh diq, kërko istigfar te All-llahu ashtu siq ndoshta ke kërkuar përgjatë Namazit.
Kur ta madhërosh All-llahun, falendero Atë për zemrën tënde që ti ke përjetuar bukurin e namazit në zemrën tënde. Të vësh në përdorim këtë shprehi do të  përgatit për namazin e  ardhshëm, sikurse bëhesh  bëhesh i gatshëm për tu përqëndruar në namaz.
 
Një perfeksionim shpie tek perfeksionimi tjetër. Nëse dikush ka përsosur namazit e tij njëherë, ai do ta motivojë veten të vazhdojë në të njejtën shallë.
 
Lusim All-llahun e Lartmadhëruar të na mbush zemrën me përulshmëri-Amin
 
Nga anglishtja:
Lule Uka dhe Drita Maliqi

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Tash Online

Momentalisht janë 1 vizitor online

Aktivitetet Tona

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)