Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Ftesë për Bashkëpunim
Autorët e filmave "Rruga e Lumturisë - Namazi" dhe "Ramazani dhe Agjërimi" për një projekt të ri kerkojnë skenar të përfunduar apo bashkëpunim me ndonjë skenarist.
Na kontaktoni . {Stafi i Krenaria.com}
 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Daveti PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Krenaria   
Friday, 18 April 2008
Janë shumë versete në Kur’an që flasin për davet.Ështe një temë e njohur për rëndësin e saj nga muslimanët.All-llahu ,subhanehu ue teala thotë:
 قُلْ هَـذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ أَنَاْ وَمَنِ اتَّبَعَنِي وَسُبْحَانَ اللّهِ وَمَا أَنَاْ مِنَ الْمُشْرِكِين

َ Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët."{12:208}

 وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلاً مِّمَّن دَعَا إِلَى اللَّهِ وَعَمِلَ صَالِحاً وَقَالَ إِنَّنِي مِنَ الْمُسْلِمِينَ 

E kush ka fjalën më të mirë prej atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: "Unë jam prej muslimanëve?"{41:33}

ادْعُ إِلِى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.{16:125}

فَاصْدَعْ بِمَا تُؤْمَرُ وَأَعْرِضْ عَنِ الْمُشْرِكِينَ

Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve.[15:24}

Poashtu,Abdullah ibn Amr® transmeton.Pejgamberi {paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të)ka thënë:

صلوا كما رايتموني اصلي

Përcillne  prej meje qoftë edhe një ajet”

Metoda e Davetit

Metoda gjenerale e davetit është nxjerrur nga ajeti vijues:

ادْعُ إِلِى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.{16:125}

Tre pikat kyqe të davetit potencuar  këtu janë:

Daveti me Hikmet

Daveti me Mavdhiah

Daveti me Xhadil

 

Daveti me Hikmeh(me evidencë)

All-llahu e urdhëron të Dërguarin e Tij të thërret njerëzit tek Ai me Hikmet.

Ibn xharir at Tabari thotë:”Kjo është ajo që iu kishte shpallur të Dërguarit ,paqja dhe bekimet e All-lalhut qofshin mbi të)prej librit(Kur’anit)dhe të Sunnetit(traditës profetike)

Ibn Abasi ® thotë Hikmeti është Fikh wel Delil kuptimi të kuptuarit e fikhut(legjislacionit)dhe evidencat prej Kur’anit dhe Sunnetit.

Ibn Kethiri thotë se hikmeti është Fikh wel Fahem domethën të kuptuarit e Fikut.

Hikmeti referohet shpesh si urtësi;kjo nuk është e saktë meqë urtësia është të menduarit e frytshëm e njeriut.Urtësia e njeriut nuk është tërsisht e njejtë dhe dallimet ndëmjet njerëzve mund të sjellin anarki,kur njerëzit do pajtohen se kush është në të drejtë e kush gabim.Njeriu poashtu është i dobët,kufizuar dhe i nevojshëm,kështu gjatë marrjes së vendimeve  mundet që lehtë të influencohet nga nevojat egoiste personale .

All-llahu,subhanehu ue teala thotë:

قُلْ هَـذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ

Thuaj: Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta.{12:108}


Thirrja Islame duhet të bazohet në diturin e shpallur prej Allahut,subhanehu ue teala a jo anarki apo dëshira të kota.Islami është ajo çka i është shpallur të Dërguarit(paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të)dhe që na ka arritur neve prej transmetimeve autentike qoftë nga Kur’ani apo Sunneti.Kështu ne kur thërrasim njerëzit në Islami e bëjmë këtë më dituri të caktuar.Ne sigurohemi që të mbahemi në standardin Islam duke iu referuar të Dërguarit Muhammed(paqja dhe bekimete Al-llahut qofshin mbi të)dhe shokëve të tij(r.a)për të kuptuarit e Dinit.

Me Mavidhah(me thirrjen tek bota e përtejme)

Ibn Kethiri thotë që të thirurit këtu ka kuptimin me këshillat   dhe tregime e ngjarjeve që kanë  ndodhur popujve përmendur në Kur’an,të cilët Pejgamberi(paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të)iu tregon atyre me qëllim për tu’a tërheq vërejtjen nga dënimi i All-llahut.

Daveti duhet të ndërlidhet me ndëshkimin dhe  shpëblimin e All-llahut,subhanehu ue teala.All-llahu(s.w.t)do ta gjykoj tërë njerëzimin në botën tjetër.Të vetmit që do të jenë të suksesshëm do jenë besimtarët(mu’minët),siq thotë Allahu,subhanehu ue teala:

قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ

Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët .{23:1}


يَقُولُ رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ 

E, ka prej tyre asish që thonë: ”Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”{2:201}

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِيناً فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.[3:85}

Pa besimtarët nuk dëshirojnë të kujtohen për gjykimin në boten tjetër.Ata e bazojnë jetën e tyre jashta këtyre skemave dhe nëse vdesin në këtë gjendje sigurisht kanë për tu dënuar.

Me Xhedil(dialog)

Ibn Kethiri tregon kuptimin  e saj,në qoftë se kushdo qoftë nga ta dëshiron të polemizoj dhe argumentoj,athëher le të bëhet kjo në mënyrën më të mirë me mirësjellje,  dhe të folur të mirë.

وَلاَ تُجَـدِلُواْ أَهْلَ الْكِتَـبِ إِلاَّ بِالَّتِى هِىَ أَحْسَنُ إِلاَّ الَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنْهُمْ

Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: ”Ne i besuam asaj që na u zbrit dhe që u zbrit juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.{29:46}

Këtu shumë do të thotë nga e cila njeri mund të filloj dialogun e tij,siq janë organizimet e tubimeve,konferencave,protestave,shpërndarjene fletushkave kur flet ,etj.

Cilët njerëz të thirren?

Pabesimtari është i thirrur të përqafon Islam si Din(mënyrë e jetës)apo si ligjë dhe rregull(autoritet përmbi ta).Muslimani thirret të pason Islaminsi Dinë në tërsin e saj.

Nevoja e të praktikuarit t daves në shoqëri si Xhemmat

All-llahu{s.w.t]thotë:

وَلْتَكُن مِّنكُمْ أُمَّةٌ يَدْعُونَ إِلَى الْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.[3:104}

Verseti i lartëcekur flet për të punuarit në bashkësi,me synime dhe objektiva të ndryshme,ajo potencon faktin e atyre që angazhohen në këtë detyrë janë ata të shpëtuarit.Kjo do të kishte kuptimin se ata që nuk janë do të jenë të humbur apo do jenë të pasukesshëm.

Duhet të potencohet se daveti në shoqëri është një thirrje e hapur publike dhe do përfshin të ekspozuarit ndaj të keqes në shoqëri ashtu siq të thirrurit në rrugët e Islamit.Kur të pëballen apo elspozohen me korrupsionin në shoqëri shum individ po ashtu dhe autoritete do të sulmojnë.

Këto peripeti përjetohen nga të gjithë ata që thërrasin tek e Vërteta.Ne duhet vetëm të shikojmë në jetët e Pejgamberëve për të parë shtypjet që përjetonin kur ata thërrisnin në rrugë te All-llahut{s.w.t};ata përjetuan armiqësi,persekutime poashtu edhe  vdekje .

Detyra jote është vetëm të thërrasësh

All-llahu ,subhanehu ue teala thotë:

فَإِنَّمَا عَلَيْكَ الْبَلاَغُ وَعَلَيْنَا الْحِسَابُ

Obligim yti është vetëm kumtimi, kurse Jona është llogaria.{13:40}

Ai që thërret pë në Islam(dai)duhet t’i përmbush obligimet e tij të thirrjes dhe ftesës për tek Zoti i tij.Udhëzimi është në dorë të All-llahut{s.w.t}dhe Ai do i thërret të gjithë për tu llogaritur.Pra njeri nuk duhet të masë thirrjen  dhe mundin e  tij në rezultatet  e tanishme,për me tepër ai duhet të bëjë mundin dhe t’i len rezultatet në dorën e All-llahut.

Përktheu:Lule Uka

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Tash Online

Momentalisht janë 1 vizitor online

Aktivitetet Tona

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)