| Konfirmoni Regjistrimin |
|
Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com} |
| Dashuria ndaj All-llahut |
|
|
|
| Shkruar nga Krenaria | |
| Friday, 18 April 2008 | |
|
Ibn ul Kajjim ka përmendur dhjetë Arsye, që sjellin dashurinë e All-llahut ndaj robit dhe dashurinë e robit ndaj Zotit. (Këto dhjet janë): E para: Leximi i Kur’anit, duke medituar per domethënien e tij dhe të përpiqurit për ta kuptuar përmbajtjen e tij. E dyta: T’I afrohesh All-llahut, duke bërë vepra vullnetare(nafile) mbas veprave të obliguara. Kjo është kështu, siq ceket në hadithin kudsi: ”Ai vazhdon të më afrohet edhe më tepër me anë të veprave vullnetare, që e shton edhe më tepër dashurinë Time ndaj tij, e kështu Unë filloj ta dua atë.” (transmetuar nga Buhariu) E treta: Të kujtuarit vazhdueshmëm të All-llahut në gjitha gjendjet me gjuhë, Zemer dhe me vepra. Madhështija e dashurisë së secilit perballë All-llahut, përcaktohen prej këtyre gjërave. E katerta: Gjërat, të cilat i do All-llahu, t’u japësh përparësi, nëse jemi përfshirë me epshet tona, përballë atyre gjërave që i duam ne. E pesta: Zemra, që është e etur mbas emrave dhe atributeve të All-llahut dhe Zemra që shëtit në kopshtin e Diturise.(kerkon Dituri) E gjashta: T’i veshtrojmë fshehtësit dhe dukshmërit e All-llahut siq janë Bujaria, Miresia dhe Dhuntia E shtata: Dhe kjo është më e mrekullueshmja prej të gjithave, qe personi ta ketë Zemren e butë, të nënshtruar dhe të jetë shpirtmirë para All-llahut. E teta: Të qëndruarit vetëm me All-llahun, kur të zbret në të tretën natës, duke lexuar librin e Tij dhe kur perfundon këtë(lexim) me kërkim faljeje dhe për pranimin e pendimit. E nenta: Të qëndruarit me të dashurit dhe të sinqertit(robët e All-llahut) duke përfituar nga frutet që posedojnë bisedat e tyre . Dhe të mos flasësh, perveq nëse është e dobishme ose e di që kjo përmirëson gjendjen tënde dhe do jetë i dobishme për të tjerët. E dhjeta: T’ju largohesh çdo gjëje, cila vëhet ndërmjet zemres dhe All-llahut. Këto dhjetë Gjëra do t’i sjellin të dashurit të arrijnë shkallën e vërtet të dashurisë. Kjo do t’i sjell tek i Dashuri(All-llahu) i tyre. Imam Ibn ul Kajjim al Xheuzijje Përktheu nga gjermanishtja :Sofije Bytyqi |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|