| Konfirmoni Regjistrimin |
|
Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com} |
| Shkurorëzimi |
|
|
|
| Shkruar nga Krenaria | |
| Friday, 18 April 2008 | |
|
Shkurorëzimi dhembë sidomos për fëmijët është lëndues! Që të përballojnë divorcin prindërve ju duhet shumë energji dhe forcë.Ndërsa ,për shumicën e fëmijëve ndarja përjetohet si katastrof e madhe. E rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve është se ,a kanë fëmijët kontakt të vazhdueshëm me të dy prindërit edhe pas divorcit.Fëmijët që pas ndarjes së prindërve të tyre nuk kanë takuar më njërin prind,kanë vuajtur si pasojë e divorcit me vite të tëra ,shpeshë tërë jetën” Në një studim përmbyllës me 54 fëmijë tregohet që: vetëm 25% të fëmijëve kanë arritur të tejkalojnë,problemet dhe krizat që pasojnë si shkak i divorcit, të prindërve të tyre,dhe të arrijnë një jetë të rehatshme si të rritur. Përkundër,75% që kanë përjetuar probleme të mëdha me u përshtat në jetën e përditshme dhe për të zhvilluar perspektiva efektive për jetën e tyre si të rritur .Se sa është e rëndësishme mbajtja e kontaktit të vazhdueshëm me dy prindët,pas divorcit,na bëhet kështu e qartë:Ky 25% që kanë qenë të suksesshëm në tejkalimin e problemeve,kanë pasur kontakt të vazhdueshem me dy prindët dhe poashtu kanë pasur mbështetje nga rrethi i tyre social. Divorci është një Procesë Nuk është vetëm( Akti përfundimtar i Ndarjes) që i sjellë fëmijët në gjendje stresuese të rëndë.Studiuesi Peter Noack studioi familjet te të cilat mbizotronin konflikte të ashpra.Fëmijët që vinë nga këto familje kanë probleme më të rënda se sa bashkëmoshatarët e tyre që vinë nga familjet e shkurorëzuara,vlerëson Noack.Për familjet që kanë konflikte të vazhdueshme pasojat janë po aq të rënda sikurse në familjet e shkurorëzuara përmbledh Noack kështu rezulatet e sudimeve të tij. Vetëm për hir të fëmijëve të vazhdohet me një martesë të shkatërruar nuk është shumë ndihmuese për fëmijët.!Rezultate të ngjashme kanë arritur edhe një studim Amerikan. Problemet dhe çrregullimet e sjelljes që shkaktohen nga Situatat e rënda familjare mund të vihen re edhe para Aktit përfundimtar të Shkurorëzimit.”Divorci është procesë ,jo një ndodhi e Vetme në Jetën e këtyre fëmijëve”,nënvizon Yongmin Sun prej Ohio State University .”Së paku një vit para ndarjes së çiftit shihen efektet negative të Shkurorëzimit te adoleshentët”. Miqtë duhet ti mbështesin Fëmijët Pasi që, prindërit janë vetë në Konflikt dhe rrallë herë ,kur janë në këto gjendje konfliktuoze,në mënyrë të mjaftueshme kujdesen për gjendjen e fëmijëve,duhet që miqtë dhe të afërmit të ju kushtojnë kujdes këtyre fëmijëve ,këshillon Pedagogja nga Berlini,Monika Hopman.Ata munden që ti mbështesin këta fëmijë p,sh duke u munduar që të fillojn bisedë se si ata ndjehen.Shumë e rëndësishme është,që të ju sqarohet atyre,se ata nuk kanë faj në mosmarrëveshjet e prindërve dhe se konfliktet nuk ju janë drejtuar atyre(fëmijëve). Prindët duhet të lajmërohen nëse vin reagime nga foshnjorja apo shkolla.Disa fëmijë reagojnë ndaj ndarjes apo shkurorëzimit me urinim (Enuresis),të tjerët tërhiqen në vete apo bëhen agresivë ,si përgjigjje ndaj kësaj gjendjeje,potencon Hopman. Së paku atëherë duhet që prindërit të kërkojnë ndihmë.Për këtë mund të drejtohen në vendet e këshillimit apo te psikologët familjarë ,adresa të caktuara munden që të gjinden te mjeku i shtëpisë Përktheu:Lule Uka Burimi:www.lifeline.de |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|