Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Konfirmoni Regjistrimin

Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com}

 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Kur të rritem do të bëhem si Ebu Bekri PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Muhammed el Sherif   
Wednesday, 09 April 2008

Pasi që një  grup i njerëzve kishin pranuar Islamin, Ebu Bekri, r.a., insistonte tek i Dërguari s.a.v.s. që muslimanët ta shpallnin islamin në publik e jo ta fshihnin më tutje. Pejgamberi më në fund u pajtua dhe së bashku hynë në oborrin e Qabes, secili duke zënë nga një qosh dhe duke i thirrur njerëzit në Islam.  EbuBekri r.a. ishte i pari që i ftoi ata tek Allahu dhe Pejgamberi s.a.v.s.

Turma që ishte e ulur e dëgjoi Ebu Bekrin r.a. dhe të tjerët që flisnin për Allahun dhe Islamin, u zemëruan dhe filluan që t’i gurëzonin dhe mbytnin muslimanët.

Utbah hodhi mbi Ebu Bekrin sandalet e tij të lëkurës, duke e goditur pa ndërprerë në fytyrë gjersa Ebu Bekri r.a. ra përtokë. Pastaj u vërsul mbi Ebu Bekrin r.a. duke e grushtuar në bark dhe në fytyrë. Fisi i Ebu Bekrit më në fund tërhoqën Utbah dhe u betuan se nëse Ebu Bekri vdes, ata do ta copëtonin kokën e Utbahs për hakmarrje. Ebu Bekri ishte i përgjakur, i pavetëdije dhe fytyra e tij ishte e padallueshme.

Kishte ra muzgu kur Ebu Bekri r.a. filloi të tregojë shenja të jetës. E dini se çfarë ishin fjalët e tij të para? ”Çka ndodhi me Pejgamberin s.a.v.s.? Nëna e tij i ofroi ushqim, por refuzoi që ta merrte. ”Nuk do ta prek ushqimin gjersa të dërgoni tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe te jem i sigurt se është mirë.”

E dërguan në Daar Al-Arqam dhe kur hyri atje, Pejgamberi s.a.v.s qau për gjendjen në të cilën ishte Ebu Bekri r.a. dhe e përqafoi. E mbajti në përqafim gjersa muslimanët u bashkuan përreth.

Shembull:

Në librin e tij Risaalat Al-Mu’allim, Xhemal Abiden na tregon që në moshën dy vjeçare - ndoshta edhe më herët - djali apo vajza fillojnë zakonisht të imitojnë gjithçka që shohin. Pastaj kjo gjendje e imitimit fillon të zbutet, por vazhdon të luaj rolin thelbësor në edukimit e fëmijës.

Fëmijët nuk mësojnë kur ju thuhet, ata mësojnë përmes shembullit. Sa do të  peshonte një urdhër tek fëmija, kur prindi apo arsimtari i vetëm han një sandwich? Për këtë arsye, është diç e urryer e përbuzur tek Allahu që një person duhet të urdhërojë për mirë, por ai vetë të bëjë diç tjetër nga ajo që ka urdhëruar. Me të vërtet, fjalët e tij do të kenë peshë të vogël kur të dyja - veprimi dhe urdhri - janë të kundërta.

Allahun e madhërojnë çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është Mbizotëruesi, i Urti. O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni! (Es -Saff 61;1-3).

Dhe në Sahihin e muslimit, Profeti s.a.v.s ka thënë:

”Në Ditën e Gjykimit do të sillet njeriu dhe do të hidhet në Xhehnnem. Banorët e Xhehnemit do të mblidhen rreth tij dhe do t’i thonë: ”O ti filan, çfarë të ka ndodhur? A nuk ke urdhëruar në punë të mira dhe ke ndaluar nga të këqijat? Ai do t’u thotë ”Po, gjithsesi kam urdhëruar për vepra të mira, por vetë nuk i kam kryer, dhe kam ndaluar nga të këqijat, por vet i kam punuar ato”.

Ashpërsia e këtij mësimi buron nga plagët dëmtuese që e presin brenda personalitetin e fëmijës kur sheh shembullin e tij duke bërë gabime dhe duke mos bërë çka është e drejtë. Nga ne që të mos binden të besojnë çka kërkojmë, ne mund të shkatërrojmë jetë të tëra deri në Ditën e Gjykimit. Në këtë hulumtim duhet që t’i kthehemi shembullit të ndritshëm të Ebu Bekër Es Sidik r.a. Kur Pejgamberi s.a.v.s. pranoi shpalljen e parë, njeriu i parë që ju afrua ishte shoku më i mirë Ebu Bekri. Kur Ebu Bekri r.a dëgjoi që Muhammedi a.s.  është zgjedhur  Profet, ai menjëherë deklaroi: ”Kurrë nuk kam dëgjuar asnjë gënjeshtër nga ti. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe ti je i Dërguari i Allahut.”

Pejgamberi më vonë tha: ”Nuk ka qenë askush tjetër që kam folur rreth Islamit që nuk ka diskutuar çështjen me mua përveç Ebu Bekrit.”

Me pak ajete që i dinte Ebu Bekri r.a. filloi që të thërriste në dinin Islam. Së shpejti u shoqërua nga duart e Uthmanit, Ez-Zubairit, Abdu Rrahman ibn ’Owfit, Sa’dit, Abu ’Ubaidas dhe Talhas -gjashtë nga të dhjetit të cilëve u është premtuar Xhenneti gjersa ishin të  gjallë.

Në ditët e hershme të Islamit Ebu Bekri r.a. ecte nëpër dyqane dhe shtëpi që t’i vëzhgonte të gjithë robërit muslimanë që u keqtrajtonin. Ai e shikonte se si Umajah zvarrite Bilallin në shkretëtirë në mesin e ditës, momentet më të nxehta të ditës. Umajah e shtypte Bilallin në tokën përvëluese dhe i vendosi një gurë në gjoksin e tij që ta rriste mundimin. Bilalli nuk thoshte diç tjetër ”Ehad, Ehad (Një, vetëm Një).” Ebu Bekri  shikonte Bilallin dhe i pëshpëriste, ”YunJeeka AlWaahidul Ahad (I vetmi {Allahu } do të shpëtojë.”

Ebu Bekri shkoi tek Umajah dhe kërkoi që të ja shesë Bilallin atij për 5 ukijje të arit. Umajah u mahnit nga kjo shumë dhe me shpejtësi pranoi .”Merre Bilallin. Nuk ka asgjë të mirë nga ai.”

Pasi që marrëveshja u krye, Umajjah qeshte, ”Po që se do të kundërshtoje të më paguaje më shumë se sa 1 ukijje, përsëri do ta shitja.”

Ebu Bekri r.a. ia bëri me dije, ”Edhe po që se do të kundërshtoje të ma shitje për më pak se sa 100 ukijje prapë se prapë do ta blija! ”Qëllim këqinjët, si gjithmonë, shpërndanë përgojime rreth Ebu Bekrit që ka liruar Bilallin, duke thënë se e ka bërë për shkak se ia kishte borxh një të mirë. Në Kur’an në vargjet që do të lexohen deri në fund, Allahu e bën të qartë qëllimin e Ebu Bekrit: ”Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet. E jo për ta shpërblyer ndokënd që i ka bërë mirë më parë. Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit, Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi! (El-Lejl 92;18-21)

Lexojini sërish  vargjet e fundit. Allahu po i tregon Ebu Bekrit r.a. se do ta bëjë atë të kënaqur. Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi)! Imagjinojeni sikur Allahu t’ua thotë juve këtë. A do të kishte më shumë vlerë diç tjetër në këtë botë se sa ai ajet?

Ky ishte Ebu Bekri. Ky ishte Kalifi i të Dërguarit të Allahut. Kur ’Amr ibn El-Aasi u bë musliman, Pejgamberi s.a.v.s. zgjodhi atë udhëheqës për njërën nga ushtritë muslimane. ’Amr besonte se kjo mund të ishte vetëm pse Pejgamberi s.a.v.s. e donte atë më së shumti nga të gjithë. Kështu që pasi që ushtria u kthye, ’Amri shkoi dhe u ulë afër Pejgamberit s.a.v.s dhe ja bëri një pyetje me zë të lartë që ta dëgjonin të gjithë përgjigjen. Ai pyeti: ”Kënd e do më së shumti?”

Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: ”Aishen,” gruan e tij.

I befasuar, ’Amr pyeti ,”Jo, jo, nga burrat kënd?”

Ai tha: ”Babanë e saj! ”Ebu Bekrin r.a.

 

Pjesa e dytë: Cilët janë shembujt tanë?

A jeni ulur ndonjëherë me fëmijët tuaj apo me fëmijët e fqinjëve musliman? Dhurojani një top basketbolli dhe uluni me një anë dhe dëgjoni se çfarë thonë. Të gjithë, me nga pak kundërshtime, do të thërrasin emrat e basketbollisteve qafira, gjersa marrin në shënjestër të gjuajnë. Do ta dëgjoni emrin e Majkëll Xhordanit dhe të tjerëve, emër që u vije nga zemra gjersa godasin topin nga gëzimi.

Dëgjoni me kujdes; të pafajshëm u tregojnë botës: ”Dua që të bëhem basketbollist qafir sikurse qafiri Xhordan.” Mos u befasoni kur të arrijnë në Universitet, pasi që e kanë humbur rininë e çmuar, mund ta gjuajnë topin në mënyrë të saktë në kosh, po ende nuk mund ta lexojnë suren El-Fatiha, duke belbëzuar sikur fëmijë. Në Ditën e Gjykimit, këto kënaqësi adhurimi do t’i mohojnë të gjithë ata që i kanë marrë si shembuj dhe i kanë kopjuar mëkatet e tyre. Interesante se si “Reebok” ka reklamuar njërin nga këta idhuj duke hedhur topin dhe në fund të reklamës afrohet tek kamera dhe thotë: ”Vetëm pse e hedh topin nuk do të thotë që do t’i rrisë fëmijët tuaj, ”SubhanAllah, vetëm nëse fëmijët dhe prindërit ta kenë kuptuar se çka ka dashur të thotë.

Shikoni shembujt e vërtet dhe fëmijët që i merrnin si shembuj. Aisha r.a. transmeton se si Pejgamberi s.a.v.s.  i vizitonte në mëngjes e mbrëmje. Por një ditë erdhi në kohën e drekës -kohë e cila na bëri të kuptojmë se diç po ndodhte. Ebu Bekri hapi derën dhe Pejgamberi s.a.v.s. njoftoi se Allahu i ka dhënë lejen që të bëjë udhëtimin për në Medine. Ebu Bekri u gëzua pamasë. ”Së bashku, o i Dërguar i Allahut, Së bashku!”

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i’u përgjigj: ”Së bashku”.

Ebu Bekri r.a. filloi të qajë. Aisha r.a. komenton:

”Kurrë nuk e kam besuar se do ta shoh dikë duke qarë nga gëzimi, deri sa e kam parë babanë tim duke qarë kur e kuptoi se do të udhëtonte me të Dërguarin e Allahut.” Vështroni ngjarjen e udhëtimit dhe do ta shihni se shumica e pjesëmarrëseve, përveç Ebu Bekrit, kanë qenë fëmijë, Ajsha dhe vëllai i saj Abdu Rrahmani, Esma, e cila është goditur në fytyrë nga Ebu Xhehli për shkak se ka refuzuar të tregojë se ku gjendet babai i saj. Udhërrëfyesi që i udhëhiqte për në Medine ka qenë gjithashtu një djalosh i ri.  SubhanAllah këta fëmijë janë rritur që të jenë në mesin e më të mirëve në tërë njerëzimin që do të shkelin në këtë tokë. Pse jo kur kanë pasur shembujt më të shkëlqyer si të Dërguarin e Allahut s.a.v.s dhe Ebu Bekrin r.a.

Pas rreth dhjetë viteve të Davetit dhe  Xhihadit në Medine, kur Pejgamberi s.a.v.s. ndërroi jetë, ’Omeri r.a. thirri të gjithë popullin, mprehu shpatën e tij dhe foli: ”Muhammedi nuk është i vdekur, Ai shkoi tek Zoti i vet, sikurse Musa që ka shkuar tek Zoti i vet dhe do të kthehet po si ai. Dhe kur të kthehet do t’i mbys të gjithë ata që kanë thënë se është i vdekur.” 

Lajmi për vdekjen e Pejgamberit s.a.v.s. arriti tek Ebu Bekri r.a. Përgatiti kalin dhe u nis për tek shtëpia e të Dërguarit të Allahut. Aty qëndronte i Dërguari i Allahut i mbështjellur me një pëlhurë.

Ebu Bekri ngriti pëlhurën e puthi Pejgamberin s.a.v.s.  dhe i tha: ”Tibta Hayyan Wa Mayyitan (Je i bekuar në jetë dhe në vdekje). Doli jashtë gjersa ’Omeri r.a. u fliste popullit. ”Ulu  ’Omer” i tha Ebu Bekri. E Madhëroi Allahun dhe filloi të flas: ”Kushdo që e ka adhuruar Muhammedin s.a.v.s. le ta dijë se ai është i vdekur, kushdo që e adhuron Allahun le ta dijë se është i Gjallë dhe nuk vdes kurrë.”

Pastaj lexoi ajetin: Muhammedi nuk është asgjë më

shumë se sa i Dërguar i Zotit. Të Dërguarit kanë

ardhur dhe kanë shkuar edhe para tij. Nëse ai vdes apo

mbytet a do të ktheheni në gjendjen e mëparshme?

Omeri r.a. thotë: ”Kur dëgjova këtë ajet, gjunjët mu zbuten dhe u rrëzova, e dija se Pejgamberi s.a.v.s. ka vdekur”. Pak kohë pas kësaj, Ebu Bekri r.a. dërgoi ushtrinë e Usames. Usame në atë kohë ishte vetëm 18 vjeçar. E udhëhiqte një ushtri të tërë muslimane. I luftuan romakët dhe u kthyen në shtëpi fitimtar, duke i ngjallur frikë të gjithë atyre që donin t’i sulmonin muslimanët në Medine.

Pasi që Usame u largua nga Medina, Ebu Bekri r.a.  shoqëronte me kalin e tij dhe ecte pranë. Usame i tha:

”Ose do të kalërosh me mua ose do të zbres të ecë.”

Por Ebu Bekri kundërshtoi duke thënë: ”Ti nuk do të zbresësh e unë nuk do të kalëroj, çfarë të keqe më sjellë mua nëse pluhuros këmbët për hir të Allahut në një orë të ditës”. Në të vërtetë Usame arriti këtë pozitë pasi që kishte shembuj si Ebu Bekri r.a.

Muslimanët kuptuan rëndësinë e shembullit që fëmijët e tyre kishin, ”Amr Ibn Utbah, Rahimahullah, këshillonte mësuesin e djalit të tij: ”Përmirësimi i parë që e bën tek djali im le të jetë përmirësim i vetvetes, vërtet sytë e tyre janë të përqendruar në sytë e tuaj. E mirë për ta është çka do që ju veproni, edhe nëse është e keqe. E keqe për ta është çka do që nuk e veproni, edhe nëse është e mirë.”

Shumë prindër e kanë kuptuar çështjen se si ta gjejnë shembullin e vërtetë për fëmijët e tyre. Kemi një shembull me të cilin do ta përmbyllim këtë temë: Në foshnjore, një mësues jo musliman u ulë me nxënësit e tij dhe u bëri pyetje të gjithëve se çka do të dëshironin të bëheshin kur të rriten? Njeri tha: ”Unë dua të bëhem polic”. Tjetri zjarrfikës. Atëherë një djalosh musliman në grumbullin e fëmijëve bërtiti,”Unë dua të bëhem Sahaab!” Çka?

Kur erdhi koha e mbledhjes me prindër, mësuesi pyeti prindërit për këtë Sahaab që djali i tyre dëshironte të bëhej kur te rritet. Ata  i thanë: ”Kurdo që kemi kohë të lirë i lexojmë tregime rreth Shokëve të Pejgamberit s.a.v.s. kështu që i janë bërë shembuj, dhe kur të rritet dëshiron që të bëhet sikur ata”.

A nuk është kjo se çfarë ne ua dëshirojmë fëmijëve tanë?


Përktheu nga anglishtja: Luljeta Latifi

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Tash Online

Momentalisht janë 1 vizitor online

Aktivitetet Tona

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)