Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Konfirmoni Regjistrimin

Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com}

 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Vëllezër dhe motra në Islam PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Burbuqe Rexha   
Wednesday, 09 April 2008

A keni menduar ndonjëherë po të mos ekzistonte etja a do të ndjenim aq shumë shijen dhe ëmbëlsinë e ujit?!

Mëshira e Allahut, elhamdulilah, njëra nga begatitë e panumërta është edhe afërsia me motra dhe vëllezër në islam. Lidhje shumë e veçantë aq sa shpeshherë as që shpjegohet me fjalë. Të miqësohesh për hire të Allahut është njëjtë si të shuash etjen nga burimet e kristalta...

Nëse ende nuk jeni të afruar me vëllezër dhe motra në islam, jeni shumë më të ”varfër”, te mbyllur, me të mangët.

”Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi. (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!” (Ez-Zuhruf: 67-68)

Transmetohet prej Omer Ibën Hattabit, i cili thotë:

”Pejgamberi i Allahut ka thënë: ”Ka disa njerëz, të cilët nuk janë as pejgamber e as dëshmorë, por në Ditën e Gjykimit do t’ua kenë lakmi pejgamberet dhe dëshmorët për pozitën e tyre te Zoti.” Shokët i thanë:

”O Pejgamber i Allahut, na trego kush janë ata?” Ai u përgjigj: ”Ata janë njerëzit të cilët janë dashur mes veti në emër të Zotit, pa pasur lidhje fisnore mes vete, e pa pasur ndonjë interes material të përbashkët. Betohem në Allahun, fytyrat e tyre me të vërtetë janë dritë, ata janë mbi dritë, nuk frikohen kur frikohen njerëzit, e as që dëshpërohen kur dëshpërohen njerëzit.” Dhe e lexoi ajetin: ”Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje.”

(Junus: 62) /Transmeton Ebu Davudi/

Dhuntitë e miqësisë, selame të shumta, komunikime të lirshme, syçka e buzëqeshje te çiltra, pjekuri, këshilla të sinqerta, afërsi, plotësim i vetvetes.  Bilës kur ju flet, nganjëherë aq afër ndihesh, thuajse i pëshpërit vetvetes. Të mbushur jetë, gjallëri, optimizëm, reflektime tejet pozitivë. Me të vërtet kjo është vetëm dhe vetëm mëshira e Allahut.

 

Prill 2008

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Tash Online

Momentalisht janë 2 vizitorë online

Aktivitetet Tona

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)