| Njotim rreth xhumase se ardhshme |
| Këtë javë inshaAllah hutbeja do të mbahet mbrapa Pallatit të Rinisë tek ish Tregu i gjelbër mes Sheshit 21 dhe Stadiumit të Futbollit, |
| “O i Dërguar i All-llahut! Me të vërtetë, të dua ty” |
|
|
|
| Shkruar nga Krenaria | |
| Wednesday, 26 March 2008 | |
|
Transmetohet nga Aishja[All-llahu qoftë i kënaqur prej saj}se një njeri erdhi te i Dërguari i All-llahut{paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të}dhe tha:”O i Dërguari i All-llahut!Me të vërtet,unë të dua më shumë se vetën time, të dua ty më shumë se familjen time,të dua ty më shumë se sa që i dua fëmijët e mi.Kur jam në shtëpinë time dhe mendoj për ty nuk jam në gjendje ta përmbajë vetën time derisa mund të vij tek ti dhe të të shikoj ty.Kur mendojë për vdekjen time dhe vdekjen tënde, e di që kur ti të hysh në Xhennet,ti do të ngritesh aty ku do të jenë Pejgamberët. Por,kur unë të hyjë në Xhennet,frikësohem se a do kemë mundësi të të shoh ty?” Kështu i Dërguari i All-llahut{paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të}nuk iu përgjigj fare derisa i erdhi shpallja prej Xhibrilit(a. s):{E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar,dëshmorë t dhe me të mirët.Sa shokë të mirë janë ata!}[En Nisa;69] [ Hadithi i vërtet; 2933] |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|