Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Njotim rreth xhumase se ardhshme
Këtë javë inshaAllah hutbeja do të mbahet mbrapa Pallatit të Rinisë tek ish Tregu i gjelbër mes Sheshit 21 dhe Stadiumit të Futbollit,
 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Dobësimi i Imanit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Nga Ali Mollah   
Sunday, 09 March 2008

All-llahu i Plotfuqishëm thotë:

 O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun ashtu siç duhet pasur frikë nga Ai dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë {Al – Imran 3:102}

O ju që keni besuar! Mesazhi është i qartë drejtuar neve si besimtarë. Kjo nuk është një deklaratë e përgjithshme, por veçanërisht i është adresuar besimtarëve. Ky ajet është nga sureja Ali – Imran që qëndron si mesazh i thjeshtë dhe i drejtë në formimin e bazës së besimit tonë. Fjala takva, kujdesshmëri ndaj Allahut Fuqiplotë dhe frikës ndaj Tij, ka qenë në Kur’an e përmendur 251 herë, si tregim i rëndësishëm dhe bazë e këtij koncepti.

 

Sot besimi është i dobët për ne si musliman dhe frika që ne duhet të kemi për Krijuesin është shndërruar në frikë për krijesat. Ne i frikësohemi njerëzve, varfërisë, ne i frikësohemi përuljes, ne i frikësohemi vdekjes dhe i frikësohemi çdo gjëje përveç se Allahut Fuqiplotë, e që Atij duhet frikësuar.

Kjo frikë shumë e dukshme dhe e vetmja frikë që ne duhet kemi, tani është e pamjaftueshme.

Kjo frikë e mbinatyrshme për gjërat e krijuara, më e mirë do të ishte për Krijuesin e të gjithave, që ne duhet nënshtruar si umbet, e jo për ndonjë përulje tjetër që pastaj do ta humbte krenarinë, nderin dhe vetrrespektin.

Është transmetuar se i Dërguari i Allahut Fuqiplotë (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:

“Ai është duke pritur që një popull tjetër të vie kundër jush, fitimtarë do ta thërrasin njëri-tjetrin, që të ushqehen me një enë të madhe prej druri përballë tyre”. Njëri nga të shoqëruarit e pyeti: “O i Dërguari i Allahut a është kjo arsyeja se ne do të jemi të pakët (në numër) në atë kohë?” I Dërguari i Allahu tha: “Jo, numri i juaj do të jetë i madh, por ju do të jeni pa vlerë sikurse shkuma në sipërfaqe të lumit; dhe Allahu do ta largojë frikën ndaj armikut nga zemrat tuaja dhe do të fus “uahn” në zemrat tuaja”. Njëri nga sahabët pyeti: Çfarë është uahn-in o i Dërguar i Allahut?” Pejgamberi s.a.w.s u përgjigj: “Ajo është të duash dunjanë dhe ta urresh vdekjen!”

(Ebu Davud dhe Ahmed)

Rezultatet e uahn-it vinë nga pa devotshmëria dhe dobësitë e imanit. Kjo nuk është fjalë e literaturës angleze dhe ekuivalente me fjalën “uahn” të gjuhës arabe, kështu që ne kur duam dunjanë dhe urrejmë vdekjen, ne jemi duke vuajtur nga sëmundjet e zemrave tona, ose më mirë të themi nga sëmundja e imanit tonë. Sot fenomeni i dobësimit të imanit i ka përfshirë të gjithë muslimanët kudo qoftë.

 

Prandaj, ne shpesh ndjejmë këtë fortësi në zemrat tona, dhe për këtë ne nuk gjejmë ndonjë kënaqësi në adhurim. Leximi i Kur’anit nuk na tërheq neve, dhe ne hyjmë në mëkat shumë lehtë. Kjo është fatkeqësi, këto dobësi përhapen kudo rreth ekzistencës sonë dhe pavetëdijen tonë përhapen dhe e shkatërrojnë natyrën përreth nesh, sa që për ne si musliman nuk është e pranueshme. Ne kemi nevojë që t’i pranojmë dhe pohojmë këto dobësi dhe të bëjmë përpjekje të sinqertë për forcimin e imanit tonë. Kështu që ne do të jemi në shërbim të Allahut Fuqiplotë dhe në rrugën e drejtë të Tij.

         Shkaqet e imanit të dobët 

Shumica prej nesh kemi rënë në një shkallë të pandryshueshme rreth kërkimit të diturisë. Shumica prej nesh e kemi lënë pas dore leximin e Kur’anit dhe hadithit gjatë ditës dhe kurrë se vrasim mendjen rreth mesazhit dhe këshillës së tyre.

Mendjet tona nuk janë të fokusuara mbi virtytet e mesazhit të tij. Ne e varfërojmë veten mbi njohuritë për fenë, duke lejuar veten që tu kushtojmë vëmendje festave që flasin shou-t në TV ose aktiviteteve shkatërruese, vetëm për ta kaluar kohën.

Ne na mungon një puhi besimi që të na i zbusë zemrat. Shumica prej nesh jetojmë në një ambient të rrethuar me mëkate. Dhe ky ambient na e servon imanin e dobët. Në këtë atmosferë joshja ekziston në çdo pikë. Ne nuk kemi aq devotshmëri sa duhet të kemi, dhe i lejojmë vetes të jemi të luhatshëm dhe të tërhequr nga joshjet. Ne kemi qenë pa besim të plotë në këtë ambient për një kohë të gjatë.

Ne kemi humbur shikimin nga bota e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të). Ne i kemi harruar të mirat që i mësuam nga ai. Morali dhe vlerat që e lehtësonin njeriun dikur sot janë zëvendësuar me kënaqësitë e dunjasë që i gjejmë kudo në këtë shoqëri. Ne kemi rënë në mbrojtje të vetes dhe familjeve tona nga këto tradita mos bindëse, që ne shpesh i pranojmë si normale. Për më tepër, ne shpesh kthehemi te Allahu Fuqiplotë të penduar. Këto reflekse tona janë gjendje e paditurisë dhe e dobësisë.

 

Shumica prej nesh janë të preokupuar me jetën e kësaj bote, duke lënë pas dore botën e përjetshme (ahiretin).

Të gjitha aktivitetet e përditshme janë qendër e botës materiale: biznes, punë, para, fatura, shtëpi të mëdha, makina dhe tjera e tjera. Të gjitha këto janë më të parapëlqyera në mendjet dhe bisedat tona.

Preokupimet për dunjanë i dobësojnë zemrat tona. Ne kemi lejuar që sëmundjet e zemrës të lulëzojnë të atilla si: krenari, kryelartësi, famë dhe lumturi. Ne jemi duke rënë në humbje me këto iluzione të mbushura me anën materiale tërheqëse dhe kemi lënë së ndriçuari zemrat tona me dritën e Allahut Fuqiplotë.’

 

Allahu Fuqiplotë na ka krijuar ne për ta adhuruar Atë si të Vetëm dhe si robër të Tij, por ne sot jemi bë robër të kësaj bote; robër të dëshirave, ambicieve dhe robër të pasurisë. Është transmetuar se i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:

“Vdekja e robit nga dinari dhe robit nga dërhemi...” [Buhari].

 

Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) pastaj tha: “Secili popull e ka nga një fitne dhe fitneja e popullit tim është pasuria. {Tirmidhiu}

 

Kjo është ajo dëshira për të fituar pasuri që e dobëson imanin. Kjo është ajo çfarë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) mendoi ku pastaj tha:

“Dy ujq të uritur dërguar në drejtim të një deleje nuk do ta dëmtonin atë më tepër sesa që e dëmton njeriu i papërmbajtur për pasurinë dhe prestigjin fenë e tij” {Tirmidhiu}

 

Ne duhet të analizojmë dhe të reflektojmë se ku jemi me temat mbi njohuritë tona, rrethin tonë, dëshirat tona, shpresat dhe ëndrrat tona dhe shkallën e besimit tonë. Besimi i dobët është sëmundje e zemrës, dhe sikur të gjitha sëmundjet tjera edhe kjo i ka simptomat e veta.

                                            Simptomat e besimit të dobët 

Ndër simptomat kryesore është pakujdesshmëria në zbatimin e veprave të adhurimit, kryerje e namazeve pa përulje dhe pa dëshirën për të fituar shpërblimin e tij dhe kjo bindje e tregon imanin e dobët.

Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:

“Allahu nuk e pranon duanë e atij zemra e të cilit është e pavëmendshme ndaj Tij” {Tirmidhiu}

 

Kjo është dobësi e besimit që na bën ne të pa zellshëm dhe entuziast në namaz dhe në të gjitha veprat e tjera të adhurimit që ne jemi të aftë për t’i zbatuar. Në të njëjtën kohë ne i lëmë për t’i kryer më vonë ato.

Këto qëndrime të gabuara janë kontraste me atë çfarë Allahu na përshkruan me fjalët e Tij:

[...Ata vërtetë ishin ata që nxitonin të bënin punë të mira dhe gjithnjë na luteshin Neve (Allah) me shpresë dhe frikë dhe gjithnjë nënshtroheshin ndaj Nesh (Allahut). (El Enbija’21:90)

 

Shumica prej nesh nuk jemi të tërhequr nga Kur’ani. Kjo është një tjetër shenjë e besimit të dobët. Ne i lexojmë dhe dëgjojmë fjalët e Kur’anit dhe rrallëherë e bëjmë komentimin e tyre. Premtimet për Xhennetin ose rreziqet nga Xhehnemi nuk i luhatin zemrat tona. Ndalesat dhe urdhëresat dhe përshkrimi i Ditës së Gjykimit nuk merren seriozisht.

Personi i cili e ka besimin e dobët, bëhet i mërzitur kur ai ose ajo dëgjojnë Kur’anin, dhe nuk mund të vazhdojnë leximin e tij. Sa që kur ndonjëri e hap librin e Allahut Fuqiplotë, shumë shpejt e mbyllë atë.

Shumica prej nesh nuk bëjnë dhikër të mjaftueshëm.

Përkujtimi i Allahut Fuqiplotë bëhet aq i vështirësuar sa që kur të ngrehim duart lartë për të bërë dua, me shpejtësi i ulin ato. Diferenca ndërmjet këtyre në besim dhe atyre hipokritë është përkujtimi i Allahut Fuqiplotë. Allahu Fuqiplotë për hipokritët thotë që ata:

                    {...Nuk e kuptojnë Allahun veçse fare pak} (An Nisa’4:142)

 

Shumica prej nesh jemi të pa mbrojtur për të bërë mëkate. Pa ndonjë hezitim ose kufizim  ne hyjmë në atë çfarë është e ndaluar. Shumica prej nesh vazhdojmë me mëkatet tona ekzekutive sa që ato bëhen pjesë dhe shprehi ku jetojmë ne. Është transmetuar se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:

“I gjithë Ummeti im do të jetë i mirë në përjashtim të atyre që nuk i mbulojnë mëkatet, shembulli i të cilit është si ai që vepron diç gjatë natës, dhe kur vjen  mëngjesi dhe Allahu ia ka mbuluar mëkatet atij, ai thotë: ‘o filan, unë veprova ashtu dhe kështu dje.’ Ai e zbuloi atë që Allahu ia fshehu. {Buhariu}

 

Shumica e mëkateve tona nuk po fshihen as me brejtje të ndërgjegjes e as me pendim. Fizikisht këto dobësi janë manifestuar me shqetësim, tundje dhe depresion, që vie deri tek rënia në peshë e njerëzve. Mbushen me zemërim dhe personat e tillë nuk kanë tolerancë. Në zemër strehohet dashuria për famë, dëshira për udhëheqje (pa i kuptuar seriozisht përgjegjësitë që i përfshinë), koprracia, lakmia dhe kënaqësia në mospërgatitje të tjera, prandaj ata nuk mund të lënë besim të begatshëm në të njëjtën zemër.

Janë dy arsye të rëndësishme që kanë të bëjnë me ne: jo vetëm të punojmë në mënyrë individuale, por bashkërisht si ummet, nuk po ndjejmë ndonjë përgjegjësi për të punuar për Islamin si detyrim tonin moral. Në këtë kontekst ne duhet të kujtojmë qëndrimin e sahabëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), se sa shpejtë ata e kanë pranuar Islamin dhe përgjegjësitë për të.

Për shembull, kur Ait Tufail Ibn Amr Ad Dawusi (Allahu qoftë i kënaqur me të) përqafoi Islamin ai shkoi ta thërriste popullin e tij në rrugë të drejtë.

Ai ishte i ri në Islam, por e ndjeu obligim që të kthehej dhe ta thërriste popullin e tij në Islam, kështu që ai shkoi dhe e bëri atë. E ne sot, jemi përkushtues të Islamit për vite me radhë, ne kapemi për vetën duke mos u kthyer mbrapa, për shkak se kemi frikë. Ne kemi frikë sepse të tjerët mendojnë se jemi “demode”. Ne jemi të paaftë dhe kemi frikë të hedhim poshtë këtë krizë. Të gjitha këto janë si pasojë e sëmundjes se zemrës. Shumicës nga ne na mungon shqetësimi për muslimanët. Mos shqetësimi i përbashkët për vëllezërit dhe motrat tona në Islam është shenjë e besimit të dobët. Ky është një rast për të bërë dua, për të dhënë lëmoshë ose ndihmë atyre që kanë nevojë. Personat me besim të dobët kanë një distancë qëndrimi ndaj shtypjeve, mposhtjeve dhe vuajtjeve katastrofale që iu bëhen muslimanëve kudo në botë. Sa që ky person është i kënaqur vetëm me sigurinë e vetës sepse kjo botë është gjithçka për të. Ky është rezultat i besimit të dobët. Është transmetuar se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:

“Qëndrimi i besimtarit në lidhje me vëllezërit e tij besimtarë është sikur koka që është e lidhur për trupin; besimtari e ndjen dhembjen e vëllezërve të tij besimtarë sikurse trupi reagon ndaj vuajtjeve të dhembjes së kokës” {Ahmed}

 

A ndjejmë ne sëmundjet, vuajtjet, shtypjet e të tjerëve? A ndjejmë ne urinë, ndjenjën e humbjes dhe lëndimit? A ndjehemi ne të zemëruar kur kufijtë e Allahut Fuqiplotë janë shkelur?

Ne nuk ndjejmë këtë zemërim, sepse zellin e ndezur që kemi pasur dikur tani është shuar në zemrat tona. Ne nuk kemi ndërmarrë ndonjë veprim të qartë për t’i ndaluar të këqijat, ndalimin e udhëheqësve keqbërës, për të urdhëruar në vepra të mira, ose denoncimin për gabimet e bëra.

Ne rrallë herë jemi të zemëruar për hir të All-llahut Fuqiplotë. I Dërguari (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) mallkoi zemrën që është e dendur nga dobësitë.

“Zemrat do tu nënshtrohen gjykim pas gjykimi, dhe aty do tu duket nga një njollë e zezë ose ndonjë zemër që do të jetë e prekur... Njolla do të vazhdojë të përhapet gjersa të përfshijë tërë zemrën e zeza dhe të vuloset, ashtu siç ishte, kështu që ajo nuk do pranojë më ndonjë vepër të mirë, ose denoncim të ndonjë të keqeje, përveç se do të ndjek dëshirat e saj. {Muslmi}

 

Përktheu nga anglishtja: Teuta Thaçi

Burimi: Islamonline.net

 

 

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Tash Online

Momentalisht janë 2 vizitorë online

Aktivitetet Tona

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)