Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Konfirmoni Regjistrimin

Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com}

 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
LIBËR I PAQES PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Yusuf Islam   
Thursday, 06 March 2008

 (Pjesa e parë)

Besim, dashuri dhe paqe për të gjithë

A nuk do të ishte mirë sikur të jetonim në paqe të gjithë në tokë? Paramendoje nuk do të vidhte askush, askush i lënduar apo i mbytur askush duke bërtitur thirrur të tjerët me emra te ndryshëm, njerëzit do të kujdeseshin më shumë për njeri-tjetrin. A nuk do të ishte sikur Parajsën ta kishim në tokë. Me të vërtetë, kjo është ajo se me çfarë është dërguar i dërguari Muhamedi s.a.v.s që të na mësoj: se si njerëzimi në tokë munden të jetojnë në paqe dhe të bashkuar, pa e urrejtur njeri-tjetrin dhe që të kënaqemi me të gjitha ato që Allahu na ka dhuruar. Si?

Pejgamberi s.a.v.s, ka thënë: "Nuk do të hyni në Xhennet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa ta doni njeri-tjetrin. Do të ju udhëzoj me një gjë nëse e veproni do të shtohet dashuria në mes jush? Përhapeni Selamin (Paqja qoftë mbi ju)". Në këtë fjalim të veçantë, Profeti s.a.v.s, ka përmendur tri gjëra të rëndësishme besim, dashuri dhe paqe. Secila prej tyre është shumë me rëndësi dhe janë të lidhura në mes vete. Po që se duam të jetojmë në paqe, duhet që të besojmë dhe të kemi lumturi jo vetëm për vetveten, por edhe për të tjerët. Këto tri gjera ndryshuese të jetës munden që ta ndryshojnë të tërë botën, vetëm se njerëzimi të duhej t’i praktikonte ato. Ndoshta është edhe pse disa prej nesh nuk i kërkojmë në vendin e duhur, i kërkojmë kudo, por harrojmë t’i kërkojmë në vetveten tonë, në zemrat tona, ku besimi, dashuria dhe paqja fillojnë.

Shumë mënyra deri në paqe

Një shoqërues i Profetit s.a.v.s, na ka treguar që e ka dëgjuar Profetin s.a.v.s, që ka thënë: "Oh njerëz! Përhapeni Selamin (përshëndetjen e paqes), ushqeni (të varfrit dhe nevojtaret), silluni mirë me të afërmit, faluni kur të tjerët flenë, dhe do të hyni në Xhennet në paqe. Le të shqyrtojmë disa gjëra tjera që Profeti s.a.v.s na ka mësuar që të largohemi larg shqetësimeve dhe ta bëjmë botën një vend më të mirë.

Mos u zemëro

Së pari, provo të mos zemërohesh. Nganjëherë testohemi duke qene të shtyrë nga të tjerët, shumë shpesh është dikush që mundohet të na tregoj se janë më të fort dhe më të mirë se sa ne, dalin nga vetvetja vetëm e vetëm që të rezultojnë dhe të na bëjnë të ndihemi të vegjël. Megjithatë, çka të bëjmë? Profeti s.a.v.s, njëherë ishte pyetur nga një njeri që ta këshilloj. Profeti s.a.v.s i tha atij, "La taghdab! "Që do të thotë, "Mos u zemëro! "Por njeriu nuk dëgjonte dhe vazhdonte ta përsëriste lutjen e tij. Profeti s.a.v.s vazhdonte t’i jepte të njëjtën përgjigje, "Mos u zemëro! Mos u zemëro!"

Durimi dhe lutja

Durimi dhe lutja janë dy mënyrat më të mira që na ndihmojnë të përballemi në gjërat e këqija që na ndodhin. Që të bëhemi të durueshëm s'do të thotë asgjë tjetër vetëm se të presim nga Allahu që të na largoj ato gjëra që na mundojnë. Nganjëherë do të thotë që mos të largohemi nga besimi dhe të qëndrojmë të fort dhe të palëkundur. Kurdo që na duhet ndihma t’i drejtohemi Allahut për ndihmë dhe të lutemi. Dhe nëse jemi besimtar të vërtet, nuk do ta bënim këtë vetëm kur na duhet diç por duhet që të lutemi për çdo ditë. Atëherë do të jemi më të afërt tek Allahu, dhe ta dimë që Ai është gjithmonë me ne kurdo që na nevojitet.

Mos e ofendo askënd

Nganjëherë nuk janë të tjerët, por jemi ne që e dëmtojmë dhe çrregullojmë paqen. Mendo rreth saj. A ke thënë ndonjëherë diç që ja ke lënduar ndjenjat dikujt ose e ke thirrur me emra të papëlqyer. Ndoshta flasim keq prapashpine. Kjo thirret "Ghibah" ose thashetheme. Kur të dëgjojnë se çfarë ke thënë krijon dhimbje dhe urrejtje në zemrat e tyre. Profeti s.a.v.s na ka mësuar që kurrë mos të flasim keq për të tjerët, dhe kurrë mos të flasim prapashpine. Megjithatë, nëse dikush ta bën ty, në vend që të bësh çrregullime, dije se Allahu është me ty nëse ke durim; provo të mësosh si të falësh ashtu si dëshiron që Allahu të të fal ty. Gjithashtu, nëse dëgjon dikë që flet keq për dikë, mos i dëgjo por provo t’i ndalosh ose thuaj diç të mirë që e kënaq personin për të cilin flasin. Profeti s.a.v.s ka thënë: "Fol mirë ose hesht". Në këtë mënyrë krijon paqe dhe harmoni. Vetëm dëgjoje qetësinë e dritës së diellit, që të gjithëve na bën të ndihemi të ngrohtë dhe të lumtur.

 (Pjesa e dytë)

Bëhu zemërgjerë

Paraja është njëra ndër gjërat që më së shpeshti shkakton grindje në mes njerëzve. Nëse do të dëgjonim mësimet e Profetit s.a.v.s do të mësonim si ta tejkalojmë këtë. Shpërndarja dhe bamirësia janë mënyrat më të mira për ta larguar xhelozinë. Kështu që nëse kemi pasuri, duhet që ta shpërndajmë tek njerëzit e varfër të cilët kanë më pak apo edhe asgjë. Kjo sjell paqe dhe ekuilibër tek ata që nuk kanë dhe ata që kanë. Nëse mundemi, gjithashtu tu japim edhe atyre që kanë nevojë, por mos të kërkojmë më shumë se sa që japim, kjo është thirrur "Riba" ose interes, dhe është e ndaluar që të praktikohet.

Puno shumë dhe behu i ndershëm

Në biznes duhet që të jemi të drejt dhe mos t’i ngrisim çmimet e gjërave që njerëzit kanë nevojë. Ka mjaft ushqim në tokë për të gjithë, por disa e mbajnë ushqimin që t’i ngritet çmimi dhe të shitet me çmim më të lartë. Allahu ka bekuar çdo punë të vështirë që punon me dorën tënde. Njëherë një njeri erdhi tek Profeti s.a.v.s dhe kërkoi ndihmë, ai e mësoi atë që të pres drunj dhe kështu njeriu u bë shumë i pasur dhe kurrë nuk kërkoi më nga të tjerët. Profeti s.a.v.s na ka mësuar që të jemi të kënaqur edhe me pak. Ai ka thënë "(Një njeri) i cili jeton një dite i mbrojtur në jetën e tij, me trup të shendosh dhe ushqim të bollshëm për një ditë, është sikur t’i është dhënë e tërë bota dhe gjithçka që gjendet në të. Kështu duhet që ta shohim jetën, gjithmonë në mënyrë pozitive dhe me buzëqeshje.

Dashuria dhe Familja

Gruaja dhe burri duhet që të jetojnë në dashuri dhe paqe. Për këtë edhe familja ka shumë rëndësi, pa dashuri në familje, fëmijët ndihen të padëshiruar dhe të vetmuar. Prindërit duhet që ta bëjnë shtëpinë vend paqe dhe lumturie. Të gjithë duhet që të ndihmohen rreth punëve të shtëpisë, posaçërisht fëmijët. Profeti s.a.v.s ishte më i miri baba, i mësonte të vjetrit që të jenë të mëshirshëm me fëmijët dhe fëmijët t’i duan dhe respektojnë të moshuarit. Edhe pse ishte vet jetim (babai i tij kishte vdekur para se ky të lindte kurse nëna vdiq kur ai kishte vetëm 6 vjet) Profeti s.a.v.s na ka porositur që të sillemi mirë me nënën sepse Parajsa gjendet nën këmbët e saj. Kjo do të thotë që mos të ndihemi kryelartë kur t’i shërbejmë prindërve, edhe pse nuk munden që të na ofrojnë gjithë atë që duam.

Kujdesi për jetimët

Nganjëherë fëmijët nga familjet e pasura janë të llastuar; tregohen kryelartë dhe krenar për gjerat që i posedojnë, kjo shkakton zili. Ata të cilët nuk kanë rroba të mira dhe shtëpi të mëdha ndihen të pikëlluar. Kështu që duhet që të mendojmë për jetimët e varfër, të cilët nuk kanë prindër, nuk kanë ushqim, ofroja atyre ca para që të pajisen me rroba të mira.

Luftë & paqe

 Gjatë historisë së njerëzimit njeriu ka filluar luftën. Gjithmonë ka njerëz që të luftojnë, por duhet që të mendosh se për çka lufton? Allahu Fuqiplotë na ka dhënë të drejtën që ta mbrojmë vetveten dhe t’i luftojmë ata që na dëbojnë nga shtëpitë tona. Kështu që nganjëherë lufta është e domosdoshme, por nuk duhet që të bëhet më tepër se sa duhet. Nëse armiku pranon që të ndalohet lufta, duhet që të pajtohemi dhe të krijojmë paqe. Njëherë Profeti s.a.v.s kishte bërë një marrëveshje paqësore e thirrur "Marrëveshja e Hudejbes me fisin Mekas të cilët i luftonin muslimanët. Megjithatë, udhëheqësit e fisit i ndalonin muslimanët që të kryenin haxhxhin në shtëpinë e Allahut në Meke, ai u pajtua me kërkesën e tyre dhe nënshkroi marrëveshjen, kështu që vitin tjetër iu lejua që të kryenin haxhxhin. Disa vite më vonë kur Mekasit thyen marrëveshjen dhe bënë atë që donin, Profeti s.a.v.s dhe shoqëruesit e tij, pas njëzet viteve vuajtje dhe të larguar nga shtëpitë e tyre, marshuan me një ushtri të madhe dhe çliruan Meken. As një njeri nuk u mbyt, por Profeti s.a.v.s i fali dhe i la të jetojnë në paqe. Paqja është e domosdoshme për njerëzit që t’i gëzohen jetës dhe të kthehen në Atdheun e tyre, kështu që familjet të bashkohen përsëri dhe të Adhurojnë Allahun në mënyrë të qetë dhe pa frikë. Shiko se sa i mirë ishte Profeti s.a.v.s për armikun. Që të jesh i mirë nuk është e lehtë, veçanërisht kur të sulmojnë. Nganjëherë ndjehemi sikur një luftë na ngacmon zemrën, atëherë duhet që të jemi të fortë ta mundim atë që gjendet brenda nesh!

(Pjesa e tretë)

Ndryshimi është i natyrshëm

Po që se të gjithë të besonin dhe të ecnin për një rruge të vetme, nuk do të kishte luftëra dhe toka do të ishte e mbushur me paqe. Por një pjesë e planit të Allahut është që t’i testoi të gjithë me atë që iu është dhënë. Sot shohim njerëz të ndryshëm, të ngjyrave dhe feve të ndryshme, këto ndryshime erdhën pas një kohe. Kur'ani na tregon se të gjithë të dërguarit kanë ardhur me një mësim të vetëm, të adhurojmë Allahun Një dhe të sillemi mirë me njeri-tjetrin. Gjithashtu na tregon se njeriu është i lirë të zgjedh që të jetë besimtar apo pa besimtar, për atë sot shohim kisha, tempuj dhe xhamia, dhe miliona njerëz të veshur dhe duke u lutur në mënyrë të ndryshme. Besimtari nuk është i lejuar që të tallet me fetë e tjera, sepse shkakton ndjenja të këqija dhe mund të vije deri tek konflikti. Profeti s.a.v.s na ka mësuar se si të sillemi dhe të jemi të drejt me të tjerët, sepse është Profeti i fundit i Dërguar i njerëzimit dhe mëshirë për gjithë botën. Një musliman dhe një çifute grindeshin në mes vete. Muslimani thoshte që Muhamedi s.a.v.s ishte më i miri Profet kurse çifuti thoshte për Musain a.s. Kështu që muslimani goditi çifutin, çifuti shkoi tek Profeti s.a.v.s, i tregoi se çfarë ka ndodhur dhe kështu që Muhamedi s.a.v.s thirri muslimanin dhe i tha, "Mos provo që të më ngritësh më shumë se sa Musain a.s. sepse në ditën e gjykimit njerëzit do të jenë me një gjumë të thellë, dhe pajetë dhe unë do të jem një prej tyre, por do të jem i pari që do të ngritëm dhe do e shoh Musain a.s. duke e mbajtur anën e Arshit të Allahut. Dhe nuk do ta dije se a ka qenë fjet dhe a është zgjuar para meje. Megjithatë Allahu në Librin e tij të Shenjtë ka thënë se Muhamedi s.a.v.s ka qenë krijesa më e mirë, kur është pyetur se kush është më i miri në të gjithë botën Profeti s.a.v.s kurrë nuk e ka përmendur vetveten, por e ka përmendur "Jusufin a.s. djali i Pejgamberit, djali i Pejgamberit, djali i shokut të Allahut (me kuptim stërgjyshin e tij Pejgamberin Ibrahimin a.s). Na ka mësuar që t’i respektojmë të gjithë Pejgamberët në mënyrë të njëjtë, por i ka përmendur disa me nderë më të madh: Ai ka thënë: "Nëse njeriu i beson Isaut a.s. dhe më beson mua gjithashtu, ai do të ketë shpërblim të dyfishtë."

Dashuria sjell paqe

Në fillim cekem se si të mësojmë të duam para se të gjejmë paqe. Për atë edhe duhet të provojmë të duam dhe të pasojmë Profetin s.a.v.s. Thuaj: "Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja", se Allahu është që falë shumë dhe mëshiron shumë. Pejgamberi i fundit s.a.v.s na ka mësuar që ta respektojmë njerëzimin dhe karakteristikat e tyre, se si të sillemi në tokë me kafshët mbi të cilat na është dhënë fuqi, na ka treguar rrugën e paqes dhe se si t’i thërrasim njerëzimin dhe besimtarët në Fjalën e Allahut që të bashkohen, t’i përulen të Vetmit Allah, ka lexuar Kur'anin për të gjithë njerëzimin në të gjitha fetë: "Allahu e vë me atë (Kur'anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e Tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë." Al Ma'idah (5) 16 Kështu që lutemi dhe kërkojmë nga Allahu që të dërgojë paqe dhe mëshirë për Muhamedin s.a.v.s dhe për të gjithë Pejgamberët të cilët na kanë sjellur lajme të mira dhe na kanë treguar rrugën e drejtë. Nëse i përcjellim hapat e tyre duke bërë mirë dhe duke ju larguar së keqes, do të arrimë Xhennetin me ndihmën e Allahut. Lutja e Pejgamberit s.a.v.s, "Oh Allah! Ti je Paqe, Ti sjell Paqe, Na ndihmo që të jetojmë në Paqe, Oh Zotërues Madhështor dhe i Ndershëm.

Përktheu nga anglishtja: Luljeta Latifi

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Tash Online

Aktivitetet Tona

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)