| Ftesë për Bashkëpunim |
|
Autorët e filmave "Rruga e Lumturisë - Namazi" dhe "Ramazani dhe Agjërimi" për një projekt të ri kerkojnë skenar të përfunduar apo bashkëpunim me ndonjë skenarist. Na kontaktoni . {Stafi i Krenaria.com} |
| Ty dhe Kohës |
|
|
|
| Shkruar nga Burbuqe Rexha | |
| Saturday, 16 February 2008 | |
|
"Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm." ( El-Asr: 1-3 )
Na afrohet çdo ditë, moment, çast. Tani edhe kur je duke i lexuar këto rreshta po ecën me hapa te shpejt. Nganjëherë e kemi ndjesinë se u ndal, nuk po lëvizë më. Lëvizë edhe atëherë veç se nganjëherë nuk e ndjejmë nga pesha, barra e rëndë që i vejmë vetës. Ke përshtypjen që ti po ecën e të tërheq dikush nga prapa. Të duket që kalon ne rrjedhën e lumit që të rikthen shpie prapë në fillim. Mos e kthe kokën pas, do të humbasësh shumë do të vonohesh, shiko tek shkëndijëza edhe pse larg mund të jetë apo të duket ashtu nga hapat që të rëndojnë. Mos u mjegullo nga iluzionet nga dritat me ngjyra momentale. Mos u pengo nga shkëlqimet mashtruese e të shkurtra sa do që në shikim të parë të duken mjaftë tërheqëse. Përqendrohu në dritën e vetme dhe të vërtetë. Është ajo drita e fuqishme që i thyen shtigjet, çan malet, largon pengesat. Depërton në thellësitë e zemrave. I zbut ato, i bën të ndjeshme të përulura ndaj Krijuesit të vetëm, i bën te fuqishme ndaj sfidave. Të durueshme ndaj çdo sprove. E zbutë zemërimin, shëron zemrat, shpirtrat i lehtëson. Është drita e besimit. Drita e vërtetë. Ty që beson! Falënderohu që je begatuar me këtë dritë e nuk je i “verbër”. Sa e sa ka që jetojnë në errësirën përmbysëse që i vret çdo ditë. Je begatuar me dritën me të mirë të mundshme. Ruaje si thesarin me te çmueshëm mos te të iki nga duart. Ruaje me xhelozi. Është pasuria më e madhe që posedon. Ushqeje me namaz të kujdesshëm, lexim, vepra të mira, me afërsi e solidarizim me vëllezërit e motrat e tuaja në islam. Mos të ju ndajnë zënkat e panevojshme. Falë, duro, pendohu, lexo, lutu, falëndero, dhuro, këshillo, bëje me të mirën nga vetja. Shfrytëzo çdo moment-sekondë deri në maksimum. Janë shumë më të vlefshëm se sa që mendon andaj mos i le te të ikin kotë. E deri sa je ende duke lexuar ta dish dhe kuptoje qe ajo ecën prapë, nuk e dimë edhe sa do të kalojë. E dimë që për sa kohë qe marrim frymë, të mundohemi të bëjmë me të mirën që mundemi. Burbuqe Rexha Shkurt, 2008 |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|