Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Njotim rreth xhumase se ardhshme
Këtë javë inshaAllah hutbeja do të mbahet mbrapa Pallatit të Rinisë tek ish Tregu i gjelbër mes Sheshit 21 dhe Stadiumit të Futbollit,
 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Realiteti i Dunjasë PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Krenaria   
Sunday, 02 December 2007
Në emër të Allahut,Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
O ju njerëz dinie se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim,stoli,krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve ,e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit ,e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë ,mandej bëhet e thyer e llomitur,e në botën tjetër është dënimi i rendë,por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu;pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. (Al-Hadid, 57;20)

Në librin e Ebu Hamid El-Gazalit “Perla e çmuar në dijen e botës së arshdhme”, përshkruhet Dunjaja (kjo botë )si më poshtë,kur ajo në Ditën e Re do t’iu praqitet njerëzve në formën e saj të vërtet.
“…Poashtu vjen Bota në formën e një gruaje të moshuar, me flokë të thinjura,më e shëmtuara ,që egziston, dhe pyeten njerëzit:”A po e njihni këtë?”Ata u përgjigjen:”Ne strehohemi tek Zoti nga kjo!Dhe iu thuhet atyre:”Kjo është bota,në të cilën e keni lakmuar dhe urryer njëri tjetrin.”
Realiteti i Dunjasë
Me të vërtet ,të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut,ne e lartësojmë dhe e falenderojmë Atë,ne kërkojmë ndihmë nga Ai dhe i lutemi për falje.Ne kërkojm strehim te Allahu nga të këqiat e vetes sonë dhe të këqijave të veprave tona.Kënd e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb.Kënd e lenë të humbur ,atë askush nuk mund ta udhëzoj në rrugë të drejtë.
Dhe dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut,të Vetmit,i Cili nuk ka shok,dhe dëshmoj që Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Dhe dinie,ju robër të Allahut,që libri më i vërtetë është libri i Allahut dhe udhëzimi më i mire është udhëzimi i Muhammedit(s.a.w.s},dhe Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.
1.Pjesa e parë e Predikimit
“…kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm,ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.”(40;39)
Dhe,Ai i ka paralajmëruar njerëzit se do të sprovohen me fëmijë dhe pasuri,me fjalët e Tij:
“Dhe,dine mirë se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë,dhe se te Allahu është shpërblimi i madh.”
Shumë ajete Kur’anore tërheqin shikimin e njerëzve nga dunjaja dhe e ftojnë atë për të punuar për frutet e Ahiretit.I Dërguari Allahut {s.a.w.s}ka thënë:”Jini në këtë botë si një i huaj ose udhëtarë.”
Ata ,të cilët kapen për iluzionin ,e jetës false të kësaj bote,dhe që mundohen të arrijnë më të mirën,leht do të zhvendosen nga ibadeti,që t’i kryejn obligimet dhe përgjegjësit ndaj Allahut ,në kohë e caktuar dhe mënyrën më të mire.
Profeti{s.a.w.s}ka thënë:”Ora është ofruar dhe njerëzit janë bërë lakmues të jetës së kësaj bote.”
Të dashur vllezër/motra në Islam,jeta në këtë botë është përplotë gjëra të bukura dhe të shërbyeshme,dhe njeriu e ka një dashuri natyrale drejt tyre.Ai që merrë nga to ,vetëm atë që i nevojitet është i sigurtë.Mirëpo,kush synon më tepër se kjo ,ai hynë në rrezikë,që të largohet nga Allahu dhe Ahireti.
Amar ibn Abullahu(r) ka thënë:”Dunjaja dhe Ahireti në zemrën e njeriut janë si dy anët e një peshoreje.Nëse njëra rëndohet ,tjetra anë lehtohet.”
Omer ibn el-Hatabi(r) ka thënë:Të abstenuarit nga dunjaja është një vepër e mire për trupin dhe zemren e njeriut.”
Hasan el Basriu(r) ka thënë:”Njohë njerëz që nuk ndjejnë kënaqësi nëse marrin diçka nga kjo botë,dhe nuk ndjejnë mërzi nëse i ikën diç nga ajo.”
Jahja ibn Mu’adhi(r)pohonte që e donë jetën e kësaj bote,për arsye se furnizimin ,rrizkun,pra e vetmja gjë që i duhet me të vërtet dhe veq më është e shkruar dhe pasi atij më tepër nuk i nevojitet,për të praktikuar veprat që e shpiejnë në Xhennet..
Të dashur vllezër/motra në Islam,ku qëndrojmi ne në krahasim me këtë?Enes ibn Ejubi(r)thotë:”E kamë pare Sufjan ibn Selimin,dhe nëse iu kishte thënë atij:’Nesër është dita e Ringjalljes’nuk do të kishte qenë në gjendje ,të bëjë më tepër vepra të mira.”
A nuk është e çuditshme kjo?Dunjaja ka filluar për të na braktisur ,ajo është veq më duke u përshëndetur nga ne,dhe ahireti qëndron tek dera ,mirëpo,neve përqëndrohemi në atë ,që na braktisë,do të shkoj,dhe tërhiqemi nga ajo që do të vij,sikurse mos të ishim të sigurt për ardhjen e saj.
Hasan el-Basriu(r)ka thënë:Ruanu ,nga gjërat e shumta që ju habisin ,të kësaj bote .Nëse e hap ndonjëri,një derë për to,mund të hap kjo derë ndoshta dhjetë të tjera.”
Dhe Ibn As Somak(r)ka thënë:”Kushë shijon ëmbëlsinë e Dunjas për arsye të dashurisë që ndjen ndaj saj,ai do ta shijon idhtësinë e Ahiretit,për arsye se është larguar nga ajo.”
Është pyetur Ibrahim ibn Adhani(r):”Si je ?”ai është përgjigjur:”Ne kujdesemi për dunjan,në atë mënyrë që heqim diç nga feja jonë,dhe kështu s’na mbetët as Feja jonë as ajo për të cilën kujdesemi.I bekuar është ai,që i jap përparësi Allahut ,Zotit të vet,dhe e refuzon dunjan ,për atë çka e prêt atë në Ahiret.”
Al-Fudail ibn Ayaddi (r)ka thënë:”Mu’mini mirret vetëm me një gjë:Të mbledh sa më tepër nga ajo që i shërben kur ai të kthehet në Shtëpi.”
Ne gjendemi në një udhëtim ,qëllimi i së cilës është vdekja.Me secilën ditë ,që kalonë ,jeta jonë shkurtohet.Dhe,sërish ndjejmë vështirësi ,të zgjohemi dhe ta shohimë Realitetin!
Seleme ibn Dinari(r) ka thënë:”Nëse je i kënaqur me dunjanë,çka mjafton,atëherë dije që, minimumi i saj mjafton.Ndërkaq,nëse nuk je i kënaqur me atë,çka mjafton,atëherë nuk do të jeshë asnjëherë i kënaqur.”
Të pasurit dhe të varfërit janë të barabart,në atë ,çka ata në atë moment marrin me vete,kur ata vdesin:Asgjë më tepër se sa një qarqaf ,që i mbulon.Ata dallohen vetëm në atë se çfarë i pretë ata në varrë:një kopshtë nga Parajsa ose një gropë në Ferr.
Dhe ne vrapojmë pas gjërave të kësaj bote.Neve frikësohemi nga varfëria dhe dëshirojm ta mbledhim pasurinë thuajse jetojmë aty përgjithmon.
Ne fikësohemi nga varfëria ,por jo nga llogaria në Ahiret.Ne i frikësohemi urisë,por jo dënimit në Allahut.
Jahja ibn Mu’adhi(r) ka thënë:”Sa i varfër që është njeriu,nëse i frikësohet,Ferrit sikurse varfërisë.”
Të dashur vllezër/motra në Islam,dunjaja të shërben vetëm në një mënyrë dhe secila mënyrë tjetër është humbje:Nëse e arrijmë me hallall dhe e përdorim fisebililah.Sufjani(r) ka thënë:”Frikësohuni hidhërimit të Allahut në tri çështje:në atë që urdhërat e Tij nuk i plotëson,në atë që nuk je i kënaqur me atë që Ai ta ka caktuar si furnizim dhe në atë kur ti je i hidhëruar, kur Allahu nuk t’i plotëson dëshirat e Dunjasë.”
Furnizimi i kësaj bote shpërndahet nga Allahu{s..w..t.}dhe ne duhet ta pranojmë atë ,pa thënë asnje fjalë të vetme,qoftë shumë apo pak,të jetë që qëndron apo humbet.
Na mjafton neve që ta dijmë nga kjo botë,që është sikurse Arë,vjeljen e marrim në Ahiret.Është një kohë e adhurimit dhe dëgjueshmëris ndaj Allahut{s.w.t},një kohë,në të cilën ne kujdesemi për Ahiretin.
Al-Fudaili(r)ka thënë:”Allahu,Fuqiplotë,e ka mbledhur tërë të keqen në një shtëpi dhe çelës për këtë shtëpi e ka bërë dashurinë ndaj dunjas.Dhe, Ai{s.w.t} ka tubuar tërë të mirën në një shtëpi dhe abstenimin nga kënaqësit e kësaj bote e ka bërë çelës të kësaj shtëpije.”
Të dashur vllezër/motra në Islam,jeta është një udhëtim,për të cilën ne duhet të përgadisim valigjet,dhe ky udhëtim ka stacione të ndryshme nga të cilat, Jeta është vetëm stacioni i parë.Pastaj,vjen ajo e varrit ,ajo e Ringjalljes dhe stacioni përfundimtarë është Parajsa ose Ferri.Dhe stacioni i pare jeta, është shumë e shkurtë,dhe kalon pa e vën re mire,sikur je me një Anije dhe nuk e heton se sa shpejt lundron.
Salihinët,kanë qenë njerëz sikur se ne ,dhe ata nuk ishin të liruar tërsisht nga dashuria për këtë botë,mirëpo,dallimi qëndron në bindjet e tyre,në atë që jeta kalon,për ç’arsye i kanë jap përparësi jetës së përjetshme në Ahiret.
Një njeri i thotë el Fudail ibn Ajadit(r):”Si je.?”Ai është përgjigjur:”Kur ti më pyet për dunjan,na ke zhvendosur kështu nga rruga e vërtetë dhe na ke drejtuar në drejtime të ndryshme.Kur ti pyet për boten e amshueshme ,tani si mund të jetë ai,të të cilit mëkatet janë të shumta dhe i janë pakësuar veprat e mira,jeta e të cilit përfundon,pa përgaditur furnizimin për ahiret dhe vdekja e takon papritur.Në ditët e sotme ,nëse i nevoitet dikuj ndonjë gjë prej kësaj bote,shfrytëzon shumë kohë për këtë,për ta kontrolluar dhe për ta shikuar me kujdes nga të gjitha anët ,për të qenë i sigurtë që funksionon si duhet.Ndërkaq,nëse ai shkon në Xhami,për ta falur namazin është Turp:Ai e bën rukun dhe sexhden jo të plota pa qetësi dhe koncentrim.”
Dhe të dashur vllezër/motra në Islam,si mund të jetë,që dikush imanin në jetën e përjetshme në ahiret e përbrendëson dhe largohet nga ajo,dhe admiron jetën e kësaj bote?Kur,Allahu e don një njeri e mbron atë nga dunjaja dhe e shpëton për ahiret.Profeti{s.a.w.s}ka thënë:”Me të vërtet,nuk ka krijuar,Allahu,Fuqiplotë,asgjë tjetër që e urren më tepër se sa dunjan.Dhe që nga krijimi i saj nuk e ka shikuar Ai{s.w.t} më atë.”
Shunait ibn Ajani(r) ka thënë:”Dy njerëz në këtë botë janë me të vërtetë të dënuar:Njeriu i pasur,që aq shumë i është dhuruar pasuri ,sa që vazhdimisht është i preukupuar me kënaqësit e kësaj bote,dhe njeriu i varfër,që nuk i ka poseduar këto kënaqësi,mirëpo ,i kërkon me zemër të thyer.”
Të dashur vllezër/motra në Islam,vrapimi pas ahiretit dhe abstenimi nga kjo botë mund të arrihen vetëm në dy mënyra:
1.Një shikim i kujdesshmëm i Realitetit të dunjasë dhe se sa shpejtë kalon jeta,sa shumë dhimbje,brengosje dhe situate të vështira duhet që t’i përvuan,kur njeriu vrapon mbas kënaqësive të saja,të cilat shpejt kalojnë ,dhe të cilat s’lëjn gjë mbrapa përveç se një zemër të thyer.Kush vrapon mbas bukurive të kësaj bote, është gjithnjë i preukupuar me to,deri sa nuk i ka në dorë,dhe kur ,i posedon ato, është vazhdimisht në hallë,nga humbja e tyre.Si mund të jet njeriu i tillë i kënaqur?
2.Një shikim i vëmendshëm i realitetit të ahiretit,që është e pa shmangshme dhe e përjetshme dhe që i mban të gatshme dënime dhe shpërblime të ndryshme dhe se sa i madh është dallimi ndërmjet ndëshkimit dhe shpërblimit në dunja dhe ahiret.
Në Kur’an thuhet që:
“E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.”(87;17)
Hasan el Basriu(r) ka thënë:”Sa e mire është kjo botë për Mu’minin ,pasi që, ai e shfytëzon për ta përgaditur furnizimin për ahiret.Dhe,se sa e keqe është kjo botë për qafirin ,pasi ai,e shfytëzon për ta përgaditur furnizimin për Ferr.”
Ai po ashtu ka thënë:”Në këtë botë Mu’mini është si një i burgosur,e bën më të mirën,për t’u çliruar dhe ai ndjehet i sigurt,vetëm atëherë kur e takon Allahun Fuqiplotë.”
Ibn Mesudi(r) ka thënë:”Në dunja është secili vetëm një musafir dhe pasuria e tij është e huazuar.Musafiri do të shkoj,sikur edhe pasuria duhet të kthehet(shpaguhet).
Në jetën e Ringjalljes është vetëm kusuri,shpërblimi i caktuar.Kur të ngritet Dielli i ahiretit nuk ka më vepra,por vetëm vlerësimi,mirëpo tani në këtë jetë,kemi vetëm veprat,mirëpo pa vlerësim.
Prandaj,neve duhet që kohën e jetës sonë,ta kalojmë duke bërë vepra të mira,para se të kaloj koha,dhe ne duhet të përgaditemi për vlerësimin e tyre,para se të filloj ajo.
Të dashur vllezër/motra në Islam,shikoni njëherë vitet e jetës suaj,të cilat tani më kanë shkuar,dhe sa shpejt kanë kaluar me gëzime,brengosje,me kënaqësi dhe hidhërime,ndërsa gjykimi i tyre ka për të ardhur.
Një poet ka thënë:”O ti që i don kënaqësit e kësaj bote,mos u gëzo për to,sepse ndryshon aq shpejt sa për secilin është e dukshme.Sa shumë njerëz kanë ngrënë mjalt që ua ka përgaditur vdekjen?”
“Mbronu nga dunjaja,sepse magjia(sihri)e saj është më e fort se sa ,ajo e Harutit dhe Marutit.Këta dy mund të ndanin gruan nga burri i saj,ndërsa dunjaja e ndanë njeriun nga Krijuesi i tij.”
Ebu Derda(r) ka thënë:”Secilit njeri i mungon dija dhe urtësia:Nëse pasuria e tij shumohet,ai gëzohet edhe pse ai ditë e natë punon,për ta shkurtuar kohën e të jetuarit.çfar i shërben atij ,që pasuria i shtohet dhe koha e të jetuarit i zvogëlohet?”
Shumica brengosen dhe nevrikosen,nëse nuk arrijnë ndonjë kënaqësi të kësaj bote,mirëpo shumë pak brengosen për kohën e të jetës që shumë shpejt kalon.
2.Pjesa e dytë e Predikimit
Të dashur vllezër/motra në Islam,dine,se kjo jetë nuk është asgjë më shumë se sa një ëndërr.Nëse ,i len ndonjërit pak të qeshura, i lenë atyre shumë të qajtura.Nëse i sjellë ndonjërit kënaqësi për disa ditë apo javë,iu sjelle kështu brenga dhe vuajtje për muaj dhe vite.Nëse i dhuron njeriut kënaqësi për një kohë të shkurtë,e ndal kështu kohë të gjatë prapa.Hindi,vajza e Nu’manit ka thënë:”Neve kemi qenë dikur njerëzit më të ngritur,me fuqin më të forte dhe të gjithë arabëve iu nevoitej ndihma jonë.Tani jemi më të ultit dhe Arabët qeshin me ne.”
Hasan el Basriu(r) ka thënë:”Betohem në Atë në dorë të të Cilit është shpirti im,njoh njerëz ,për të cilët kjo botë ka më pak vlerë sa sa dheu në të cilën ecin.”
Allahu e mëshiroft Hasan el Basriun.Ai e ka thënë këtë në kohën e tij,mirëpo,çfarë do t thoshte ai sot?Njerëzit vrapojnë pas gjërave të kësaj bote dhe humbin kohën,duke biseduar për pasurinë që posedon njëri apo tjetri.Kur të tubohen ,nuk e përkujtojnë Allahun apo ngushticën e varrit dhe trishtimet që do të vin.
Shuajb ibn Ajlani(r) ka thënë:” Kush e sheh vdekjen para syve,nuk brengoset se a jeton në luks apo vëshirësi.”
Poashtu,hasan Basriu(r) ka thënë:”Sa e çuditshme se si mund të qeshë njeriu edhe pse e din sigurtë që Ferri egziston,apo dikush që gëzohet dhe e din që vdekja egziston.”
Muhamed ibn Wasi(r)ka thënë:”A nuk është e çuditshme po ta shihje dikënd duke qajtur në Parajsë?Njerëzit thanë:” Po .”Tani tha ai:”A nuk është edhe më e çuditshme ,me pa dikënd në këtë botë duke qeshur,meqense ,ai nuk e din se ku qëndron përfundimi i tij?.”
Muhamed ibn Suxhahi(r) ka thënë:”Janë dy vepra për të cilat po të dënoheshim ,do ta meritonim me të vërtet dënimin:Një njeri që merr diç nga kjo botë dhe është i lumturë për këtë ,dhe Allahu e din,që ai nuk ka qenë asnjëherë aq i lumturë,kur ka bërë ibadet apo kur ka arritur t’i shërbej Fesë së tij.Dhe ai njeri që ka humbur diç nga kjo botë dhe është hidhëruar aq shumë,dhe Allahu e din,që ai asnjëherë nuk është hidhëruar aq shumë kur ka mëkatuar apo kur ka lënë ndonjë urdhëresë të fesë.”
Jeta e kësaj bote është shtëpi e dëshirave dhe kënaqësive të rrejshme dhe ne duhet të ruhemi prej tyre.Dëshirat e saj janë të pa vërteta,shpresat e saj false,kënaqësia e saj nuk është e gjatë.
Ebu Hurejre(r)ka thënë:”Ju nuk jeni të çiltër me vetën tuaj:Ju shpresoni në gjëra ,të cilat nuk i arrini,ju mblidhni pasuri të cilën nuk e dhuroni,dhe ju ndërtoni shtëpi,në të cilat nuk do të jetoni.”
Për këtë thotë njëri ndër poetët:”Merrë nga kjo bote furnizimin(për atë botë),sepse ju nuk e dini nëse vjen mbrëmja,a do ta përjetoni mëngjesin.Sa shumë djemë të rinj kanë qeshur ditën,ndërsa ka qenë duke iu përgaditur(për varrosje)qefini?Sa shumë fëmijë për të cilët prindërit kanë shpresuar se do të plaken,janë dërguar në varre?Dhe sa shumë bashkëshorte,të cilat janë zbukuruar për bashkëshortët e tyre,mirëpo në natën e martesës së tyre i ka marrë vdekja të dytë?”

Burimi:
*Unioni Islamik, Mynster
*“at Tafsir”një studim filologjikë,islamologjik i tekstit të Kur’anit ;Amar M. A. Zaidan.SHB "ADIB',Ofenbah,2000
*”Perla e çmuar në dijen e botës së ardhshme” Ebu Hamid el Gazali SHB 'Spohr",2003

Përktheu nga gjermanishtja: Lule Uka
 
< I mëparshmi   Tjetri >

Tash Online

Aktivitetet Tona

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)