Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Njotim rreth xhumase se ardhshme
Këtë javë inshaAllah hutbeja do të mbahet mbrapa Pallatit të Rinisë tek ish Tregu i gjelbër mes Sheshit 21 dhe Stadiumit të Futbollit,
 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Letër kulturës e cila më rriti PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Krenaria   
Saturday, 01 December 2007
Duke u rritur, ti më lexove për bibën e shëmtuar. Dhe për vite besoja se isha ajo. Unë jam ajo biba e shëmtuar mes meshkujve. Aq gjatë më kishe mësuar sa që unë nuk isha asgjë më shumë se sa një kopje e keqe e standardit.
Nuk kam mundur të vrapoj apo ngre aq shumë. Nuk e kam fituar paranë e njëjtë dhe kam qarë shpesh. Jam rritur në botën e meshkujve vend ku nuk i kam takuar.

Dhe kur nuk pata mundësi të isha e tij, dëshiroja vetëm të i pëlqeja. E kam vënë makijazhin dhe veshur minifundin tënd. E kam dhëne jetën,trupin,dinjitetin, sa për tu dukur e bukur. E dija se pa marrë parasysh çfare kam bërë, vleja vetëm në atë shkalle sa për t’iu dukur dhe pëlqyer pronarit tim. Dhe kështu e kalova jetën nën strehën e kozmosit dhe e dhashë trupin tim për shitje.
Isha një robëreshë, por ti me mësove se isha e lirë. Isha synimi yt, por ti betoheshe se ishte një sukses. Ti më mësove se qëllimi im i jetës është të ekspozohem, të tërheq dhe të jem e bukur për mashkullin. Ti më detyrove të besoj se trupi im është krijuar për shitjen e veturave. Dhe ti më rrite ashtu që të mendoj se jam një bibë e shëmtuar.
Por ke gënjyer Islami tregon se jam një mjellmë. Jam ndryshe- është e caktuar të jetë ndryshe. Dhe trupi, shpirti im janë krijuar për diçka më shumë.
Thotë Allahu në Kur’an:
13. O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.
Pra jam nderuar. Por nuk është raporti im me njeriun. Vlera ime si grua nuk është matur me madhësinë e belit apo numrit të meshkujve që më pëlqejnë. Vlera ime si krijesë njerëzore është e matur në shkallë të lartë: Në shkallen e drejtësisë dhe devotshmërisë. Dhe qëllimi im i jetës- pavarësisht çfarë thonë revistat e modës—është më madhështore se sa të kërkosh një burrë të mirë.
Dhe Allahu më thotë që të mbulohem, të fsheh bukurinë, dhe t’i them botës se nuk jam këtu ti pëlqej mashkullit me trupin tim; Jam këtu të kënaq Allahun. Allahu e lartëson dinjitetin e trupit të femrës duke e urdhëruar të respektohet dhe mbulohet, duke iu shfaqur vetëm të merituarit- vetëm njeriut që do e martoj
Pra atyre që dëshirojnë të më “Lirojnë”, Kam vetëm një gjë për të thënë:
Faleminderit, por jo.
Nuk jam këtu për tu ekspozuar. Dhe trupi im nuk është për përdorim publik. Nuk do i nënshtrohem një objekti apo një palë këmbësh sa për të shitur këpucë. Jam njeri me shpirt, mendje, një rob i Allahut. Vlera ime është përcaktuar nga bukuria e shpirtit,zemrës, dhe karakterit moral. Kështu që nuk do adhuroj standardet e tua të bukurisë, dhe nuk i nënshtrohem sensit tënd të modës. Nënshtrimi im është diçka shumë më i lartë.
Me mbulesën time e vë në dukje besimin dhe jo bukurinë time. Vlera ime si krijesë është përcaktuar me lidhjen time me Allahun, dhe jo me pamjen që kam. Kështu që e mbuloj atë që i mungon . Dhe kur më shikon, nuk e sheh trupin. E sheh vetëm atë që jam; Robëreshë e Krijuesit tim.
E sheh, si një grua myslimane, Jam e çliruar nga një lloj i heshtur i skllavërisë. Nuk i përgjigjem robërve të Allahut në dunja. I përgjigjem Mbretit te tyre.
Nga Jasmin Mogahed
 
Përktheu Naim Berisha
 
< I mëparshmi   Tjetri >

Tash Online

Momentalisht janë 1 vizitor online

Aktivitetet Tona

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)