Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Ftesë për Bashkëpunim
Autorët e filmave "Rruga e Lumturisë - Namazi" dhe "Ramazani dhe Agjërimi" për një projekt të ri kerkojnë skenar të përfunduar apo bashkëpunim me ndonjë skenarist.
Na kontaktoni . {Stafi i Krenaria.com}
 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA arrow TEFSIR arrow Hyrje në Tefsir
Hyrje në Tefsir PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi   
Monday, 12 November 2007
Falenderojmë Allahun xh.sh. për dinin Islam, për Kur’an, për Pejgamberin a.s. për të mirat e shumta dhe të panumërta që na I ka dhuruar, e falenderojmë Atë që na zgjodhi të jemi pjesëtarë të ummetit të Pejgamberit a.s., e falenderojmë Allahun xh.sh natën dhe ditën deri sa të kënaqet Zoti ynë, falenderojmë Allahun xh.sh. edhe pasi të kënaqet Ai, falenderojmë Atë qysh Ai don dhe kërkon për Veten e vet, bëjmë salevate dhe selame për Pejgamberin a.s., robin e dashur të Allahut xh.sh. të cilin e zgjodhi për mik dhe pejgamber të fundit, I cili nuk la asgjë në dinin e Allahut pa e shpjeguar deri sa e plotësoi dhe nuk la rrugë të mbarë që nuk na tregoi dhe udhëzoi në të dhe nuk la rrugë të keqe e që nuk na e tërhoqi vërejtjen prej saj.
Zoti xh.sh. me Madhërinë e Vet, Urtësinë e Vet, Drejtësinë e Vet ka dashur që këtij njerëzimi t’I dërgoj pejgamberë, pasi që I krijoi dhe I bëri mëkëmbës në tokë dhe u tha melaikeve se “Unë në tokë do të sjell një mëkëmbës Timin” dhe Zoti bëri atë që dëshiroi, me urtësinë dhe mëshirën e Vet nuk I la ata njerëz të humbur, të bredhin poshtë dhe lartë e duke mos e njohur Krijuesin, realitetin, të vërtetën, , por mëshira e Allahut ishte edhe më e madhe, dhe Allahu xh.sh. u dërgoi pejgamber njerëzimit, gjeneratë pas gjenerate, ummet pas ummeti deri në Pejgamberin tonë a.s.

Gjithë kjo është bërë në mënyrë që njerëzit nesër kur të dalin para Allahut të mos kenë arsye e justifikim e të thonë se nuk e kemi ditur të vërtetën.

Thotë Allahu xh.sh. “të dërguar prej Allahut, përgëzues dhe qortues, I përgëzojnë për xhennet dhe I qortojnë, ua tërhjeqin vërejtjen njerëzve nga xhehnemi në mënyrë që njerëzit të mos këne arsye nesër kur do të dalën para Allahut në ditën e gjykimit”.

Kështu pra, njerëzit nesër kur do të dalin para Allahut në ditën e Gjykimit nuk kanë arsye dhe të jusfikohen duke thënë se nuk e kanë ditur realitetin dhe se atyre nuk u ka ardhur përgëzues dhe qortues.

Për këtë, Allahu çdo ummeti u ka dërguar pejgamber, “…dhe në çdo ummet kemi dërguar të dërguar”, pra nuk ka pasur ummet-popull që Zoti xh.sh. nuk u ka dërguar pejgamber, “nuk ka pasur ummet që nuk ka pasur të dërguar për t’ua tërhjequr vërejtjen njerëzve” dhe ky është ligji I Allahut xh.sh. ndaj krijesave të Veta, dhe që të gjithë pejgamberët e kanë pasur një qëllim dhe qëllimi I tyre ka qenë gjithmonë I njëjtë, dhe kjo nuk është çudi sepse Krijuesi që ata I ka dërguar është Një, është Allahu subhanehu ve teala dhe thotë: “…dhe kemi dërguar në çdo popull pejgamber ku të gjithë e kanë pasur një qëllim, ta adhuroni Allahun dhe tu largoheni besimve të kota”.

Mëshira e Allahut është që me pejgamberët të jenë shoqërues edhe librat e shenjta të Zotit xh.sh. e që neve na janë të njohura katër librat e Allahut xh.sh. duke filluar prej Teuratit I cili I ka zbritur Musaut a.s., pastaj Zeburi I Davudit a.s., Inxhili I cili I ka zbritur Isaut I biri I Mejremes a.s. dhe së fundi Kur’ani I madhëruar I cili I ka zbritur pejgamberit s.t.a.v.s.

Këto janë katër libra të mëdha dhe kjo nuk do të thotë se janë vetëm këto katër libra dhe të tjera nuk ka pasur, nuk mundemi të garantojmë një gjë të tillë, këto na janë të informuara nga Kur’ani dhe ne si muslimanë nuk dyshojmë në vërtetësinë dhe shënjtërinë e këtyre librave nga ana e Allahut xh.sh. të cilat dallojnë njëra prej tjetrës në shumë çështje, mirëpo që të gjitha librat që janë cekur dhe ato të cilat nuk janë cekur që të gjitha në thelb e kanë një mission një qëllim, ndërsa në çështjet sekundare dallojnë, në juriprudencë-sheriat, në jetën e përditshme në lejesa dhe ndalesa sipas kohës dhe vendit ndërsa që të gjitha e kanë pasur një qëllim për t’I ftuar njerëzit në adhurimin e Allahut xh.sh.

Pra, nuk gjejmë libër të shenjtë I cili e urdhëron popullin që të adhuroj dikënd tjetër jashtë Zotit xh.sh. edhe pse ato janë të devijuara ajo është çështje tjetër, sepse Allahu xh.sh në Kur’na I cek në shumë vende devijimet e tyre se si ata me duart e veta kanë shënuar atë që u ka konvenuar dhe kanë fshirë atë që nuk u ka konvenuar.

Sidoqoftë të devijuar dhe kanë pësuar ndryshim të madh, por neve na intereson se ata në realitetin, në esencë janë të shëndosha, mirëpo një çështje tjetër që për ne si musliman është shumë me rëndësi sepse pyetemi shumë herë, një ithtar ideal I Teuartit, një tjetër I përpiktë I Inxhilit dhe një I përpiktë I Kur’anit dhe që të tre a janë të barabartë para Allahut gjegjësisht a shkojnë të tre në xhennet?

Përgjigja është e qartë dhe e shkurt, assesi nuk jnaë të barabartë, çështja që ka mundësi neve të na bëjë të dyshojmë është se përderisa ne pohojmë se Teurati, Zeburi dhe Inxhili janë libra të shenjta të Allahut dhe se ithtarët e tyre duhet të jenë njerëz, rob të devotshëm të cliët I zbatojnë urdhërate Allhut ashtu si I zbatojmë ne muslimanët urdhërat, ndalesat që na kanë ardhur në Kur’an, pra, në shiqim të parë thiemi se duhet të jenë të barabartë, mirëpo e vërteta është se asnjëherë nuk munden të jenë të barabartë. Piksëpari librat e mëparshëm kanë qenë të përkohshëm dhe të caktuar për atë popull që u kanë zbritur, Teurati ka qenë për popullin e Musaut a.s. pra nuk ka qenë për arabët, gjithashtu Zeburi është vazhdueshmëri e Teuratit që I zbret Davudit dhe kjo pastaj është vazhdueshmëri hallkë e zinxhirit të pejgamberëve të ttë një populli që janë benu israilët-evrejtë, poashtu edhe Inxhili është për atë popull-evrejtë që në të ka qenë Isau a.s. për një kohë të caktuar, dhe çdo libër I shenjtë anulohet me ardhjen e një libri të ri të shenjtë gjegjësisht sheriati I tij anulohet dhe vjen në funksion sheriat I ri që ka ardhur, pra Inxhili e anulon Teuratin dhe Zeburin kurse ardhja e Kur’anit I anulon ato libra të tjera të mëhershme dhe në esencë mbeten si të vërteta ndërsa për të punuar më to anulohen, sepse Kur’ani I përfshin ato dhe shumë gjëra tjera që fare s’kanë qenë të përmendura në Teurat, Inxhil dhe Zebur. Allahu xh.sh. në Kur’an e cek: “Thuaj ti, o ju ehlul kitab (pauses të Teuratit dhe Inxhilit-krishter dhe evrej) ejani të gjithë në fjalën e Allahut, ta adhurojmë Zotin Një”, pastaj Pejgamberi a.s. thotë: “Vallahi nuk ka krishter e as evrej që dëgjon për mua dhe nuk më beson e që Allahu atë nuk e fut në xhehnem”, pastaj specifik e Kur’anit është se është I gjithanshëm dhe nuk është vetëm për një popull, por është për gjithë botën, gjithë njerëzit dhe kohërat, për atë arsye nevoja e ka kërkuar dhe këtë Zoti e ka ditur para se ta zbret Kuranin sepse Kur’ani ka nevojë të përfshirë gjëra dhe të jetë më I gjerë sesa që kanë qenë librat e shenjta të mëhershme.

Kur’ani I ka zbritur Pejgamberit a.s.Allahu xh.sh. këtë ummet e ka ngritur lartë dhe thotë: “Ju jeni ummeti më I mirë që ndonjëherë keni dalur në fytyrë të tokës”, dhe kjo është krenari e madhe për ne sespe Allahu na ka nderuar shumë dhe na ka bërë që ne të jemi ithtarët e më të dashurit të Tij, zotërisë së gjithë njerëzimit, të parëve dhe të fundit, I pari I cili ringjallet, I pari I cili troket në derën e xhenetit, I vetmi I cili pranon të merr guxim dhe u bën shefaat-ndërmjetësim njerëzve dhe veçoritë e tij janë të shumta.

Pejgamberi a.s. si fëmijë historinë e tij e ka të bujshme dhe ka ar-stoli, të kthjelltë si loti, edhe pse është lindur dhe rritur në një shoqëri total të degjenruar, në një shoqëri të çrregulluar ku I forti e ka ngrënë të butin dhe I vështiri të ligun, një shoqëri që të gjitha raportet njerëzore kanë qenë kontra në çrregullim, megjithatë Zoti xh.sh. e ka ruajtur prej te gjitha të këqijave, kurrë në jetën e vet nuk u ka bërë sexhde, ruku idhujve të shumtë të cilët ishin në Mekke, veç brenda në obor të Qabes kanë qenë dikund rreth 360, kanë pasur edhe jashtë Mekkes e mos të flasim se sa kanë pasur nëpër shtëpitë e tyre, kurse Pejgamberi a.s. kurrë nuk është pajtuar me adhurimin që populli I vet e kanë bërë.

Historia e tij është shumë e gjatë por ne fillojmë me shpalljen e Kur’anit sepse kjo na intereson. Ajshia r.a. gruaja e Pejgamberit a.s. tergon se Pejgamberi a.s. kur ka qenë ne moshën dyzetvjeçare dhe kur ai ka arritur në këtë kohë, ka dashur Allahu xh.sh. të filloj me zbritjen e Kur’anit, Pejgamberi a.s. nuk e di se çka do të bëhet me të, tjerët e dinë kurse ai nuk e di. Njëherë kur Pejgamberi a.s ka shkuar me ebu Talibin axhën e vet, kjo është e vetmja rrugë e udhëtimt për Sham që e ka marrë në jetën e vet ku ka dalë për tergti prej gadishullit arabik, në rrugë e sipër janë ndalur në një vend për të pushuar dhe janë takuar me disa të krishterë pasi që atëherë ka dominuar perandoria bizantine dhe një prift kur e sheh Pejgamberin e vëren se një re I ec përmbi dhe I thotë ebu Talibit se a ka mundësi që t’ia ofroj atë vogëlush për të biseduar me të. E mer atë në një vend të qetë dhe I bën disa pyetje, I thotë kur sheh ëndërr a I dalin ashtu siç I sheh, Pejgamberi I thotë se po, pastaj I merr leje që t’ia shplojë shpinën dhe ta shoh, ky I ri nuk di por I dëgjueshëm, prifti ia sheh vulën e pejgamberllëkut që e ka lexuar në Teurat dhe Inxhil, pasta iu afrua ebu Talibit dhe I bëri disa pyetje për të dhe I thase këshilla e tij poër këtë djalë që ai të kthehet menjëherë sepse frikësohet se mos I ndodh diçka seopse ky do të jetë dikushi, sepse ai ia pa shenjat të cilat I ka cekur Teurati, Zeburi dhe Inxhili. Kështu në moshën dyzet vjeçare siç tregon Ajshia r.a. ajo tregon fillimin si ka filluar shpallja e Peëjgamberit a.s. ajo ende nuk ka qenë gruaja e tij por tregon situatën qysh ka qenë dhe thotë se së pari ka parë ëndrra dhe gjithmonë ato I kanë dalur të kthjellta ashtu sikur del mëngjesi I kthjellët dhe gradualisht I është future dashuria në shpirt që të vetmohet, edhe te na ka njerëz që dëshirojnë të vetmohen dhe në lidhje me këtë ulemaja e kanë pëlqyer këtë sepse është sifat I mirë që njeriu të gjejë kohë dhe të vetmohet sepse nga ana psikologjike natyra e njeriut është se kur është gjithmonë me dikënd në kontakt nuk ka kohë të ndalet dhe të mendojë për vetveten e vet, e kur njeriu vetmohet në xhami, shtëpi ose natyre dhe ndalet e mendon në krijesat e Allahut xh.sh., në mëkatet e veta dhe bën një rrotullim të shpejtë të mëkateve te historisë së vet që I kanë kaluar dhe kështu kanë vepruar selefët e parë të ummetit tonë, pra është mirë që njeriu nganjëherë të qëndroj vetëm dhe të kujtohet sepse vetëm kemi lindur, vetëm do të vdesim dhe vetëm do të ringjallemi. Pra, Pejgamberit a.s. I është future në shpirt dashuria e vetmisë dhe është vetmuar, kështu ka filluar të shkoj në një shpellë që quhet Garu Hira bukur larg Mekkes dhe atje ka qëndruar disa ditë në të, d.m.th. aq fortë që është thelluar në mendime në krijmin e natyrës, gjithësisë se kush e ka krijuar atë, kush e krijoi këtë, kush e krijoi njeriun dhe këshut ka harruar të hajë dhe të pijë, dhe ne e dijmë se kur njeiriu është I angazhuar me një çështje të dunjasë harron edhe të hajë sepse sistemi nervor është I angazhuar dikund tjetër dhe nuk ka kohë t’I çijë mend te lukthi, buka etj. Pra, disa ditë nuk është kthyer të gruaja e tij Hatixhja, pas disa ditëve ktheheshte merrte pak bukë dhe përsëri shkonte atje dhe rrinte disa ditë, kështu vazhdoi një kohë deri sa erdhi hakku-e vërteta, kështu në muajin Ramazan në natën e kadrit erdhi Xhebraili a.s. dhe I tha: “Lexo” kurse ky I bekuar I tha se nuk di të lexoj sepse nuk di të shkruaj, kurse Xhebraili a.s. e kapi për fyti e shtrëngoi shumë ku disa thonë dhe e mbuloi, sidoqoftë, qoftë për fyti ose kudo tjetër Pejgamberi a.s gjithmonë duke thënë: “Nuk di të shkruaj, nuk di të lexoj” Pastaj Xhebraili I thotë: “ Lexo në emrin e Allahut tënd (nëqoftëse ti nuk di të lexosh dhe në qofsh analfabet lexo me ndihmën dhe fuqinë e Allahut), I cili të ka krijuar prej një pike të trashë të gjakut, I cili e mësoi njeriun ta përdor lapsin” dhe këto ishin ajetet e para të cilat I zbritën Pejgamberit a.s.

Normalisht kjo është diçka shumë e çuditshme me Pejgamberin a.s. dhe Xhebraili zhduket, kurse ky duke vrapuar në shpejtësi kthehet te shtëpia e vet, I rrënqethur, I trishtuar dhe I thotë Hatixhes “ më mbulo” dhe rreth kësaj kanë folur shumë dijetarët pse Pejgamberi a.s. ka thënë këshut, disa thonë se është frikësuar se mos I është bërë ndonjë ves, mos ka qenë ndonjë xhin, sidoqoftë ka qenë një situatë shumë e vështirë, hera e parë të t akohët më Xhebrailin ka qenë shumë rëndë për të, pastaj shtrëngimi I fortë sa që thotë gati sa vdiq, përsëri e lëshoi dhe mori frymë është cliruar pak dhe përsëri e ka shtrënguar, dhe në herën e tretë e ka shtrënguar edhe më fortë dhe këtu ka ndikuar që të lodhet fizikisht dhe psiqikisht, dhe Hatixhja Zoti pastë qenë I kënaqur me të e cila është prej katër grave të cilat janë pjekur në botë, ajo është prëj grave më të mëdha e më të ndershme të cilat Zoti xh.sh ndonjëherë I ka krijuar. Pejgamberi a.s. në lidhje me të ka thënë: “Janë pjekur shumë, kanë arritur shkallën e lartë të pjekurisë mirëpo prej grave nuk jnë pjekur vetëm katër e para është gruaja e faraonit, nëna e Musaut, Mejremja nëna e Isaut a.s. dhe Hatixhja r.a.” Kjo është lëvdatë e madhe prej Pejagamberit për atë grua të madhe sa që Pejgamberi a.s. derisa e ka pasur Hatixhen nuk ka pasur asnjë grua tjetër edhe pse Hatixhja ka qenë shumë më e vjetër se Pejgamberi a.s. por ai kurrë nuk është ndërprerë duke përmendur Hatixhen sa që Ajshia xhelozon dhe njëherë I thotë: “ Ja ResulAll-llah çka është puna jote që këtë Hatixhe shumë je duke e përmendur? Dhe Pejgamberi a.s. I thotë: “ Oj Ajshe, Hatixhja ka qenë kështu e ka qenë kështu dhe me me të kam pasur fëmijë” Ai ka qenë shumë mik I ngushtë me Hatixhen dhe më së mirë e tregon rastin kur ka vdekur ajo se sa është mërzitur Pejgamberi a.s. dhe këtu patjetër duhet t’I cekim sifatet e larta të cilat duhet t’I ketë gruaja. Pejgamberi a.s. ka pasur mbrojtje prej Hatixhes kur e kanë sulmuar kafirat, jo se kjo e ka mbrojtur se ata kanë dashur ta mbysin, por shpirtërisht e ka qetësuar, ka pësuar vuajtje dhe mundime të mëdha me kafirat e mëdhenj të Mekkes ku disa I përmend edhe Kur’ani.

Pra, Pejgamberi a.s. I trergon Hatixhes për ngjarjen që I ka ndodhur, ajo I thotë të mos frikësohet sepse Zoti nuk e humb atë, (ai nuk i tregon se I ka shkuar Xhebraili e e ka shpallur pejgamber), dhe I thotë se a nuk ai I cili I viziton të sëmuarit, të afërmit, ia shtrin dorën atij që ka nevojë dhe kështu me rradhë ia numëron disa specifika të shumta të Pejgamberit a.s. dhe një njeri me këto sifate nuk ka mundësi që Zoti ta humb. Më parë e qetëson dhe pastaj I thotë të shkojnë ë axha I saj ( një mixhë I saj ka qenë I verbër I cili e ka pranuar krishterimin). Ajo e dërgon atje dhe I thotë që ta dëgjoj këtë djal të axhës se çka është duke thënë. Pastaj Pejgamberi I tregon se çka I ka ndodhur, ai I thotë: “ O bir mos u shqetëso se ai që të ka zbritur ty është marimanga që I ka zbritur Musaut” ai kështu shprehet dhee lidh me Musaun pejgamberin e parë të tyre që ata e pranojnë, dhe thotë: “Ah I mjeri unë t’kisha qenë I fortë kur ty do të nxjerr populli prej vendit tënd”. Pejgamberie pyet se a do ta nxjerrin ata prej vindit të vet. Ky I pergjigjet se po sepse nuk ka pasur pejgamber I cili ka ardhur me atë që ka ardhur ky, pra me këtë mision të ri që vjen e që populli nuk e ka nxjerrur jashtë, dhe I thotë se ku t’kishte qenë ai atëherë kur do t’I vije ajo kohë e do t’I kishte ndihmuar dhe e këshillon të qetësohet. Kjo ishte momenti I parë I ardhjes së shpalljes pejgamberit a.s. nga ana e Allahut xh.sh.

Kalopjnë tre vite, Kur’an më nuk zbret dhe kështu Pejgamberi a.s. mbetet me këtë ajet kur’anor. Normalisht Xhebraili vjen kontakton me të por ende nuk zbret Kur’an, pra ende nuk urdhërohet për ta filluar misionin e vet, detyrën më të madhe që ka pasur ndonjëherë ndonjë burrë në fytyrë të tokës.

………………………………………………………………………

……………………..

“ O ti I mbuluar, çohu dhe tërhiqau vërejtjen popullit tënd…” dhe kështu vaazhdojnë ajetet. Pejgamberi a.s. për këtë tregim thotë se përderisa ishte duke ardhur prej shpellës Gari Hira e ka dëgjuar një zë, e ka ngritur kokën përpjetë dhe e ka parë Xhebrailin ulur në një karrike mes tokës dhe qiellit dhe krejt dunjanë e kishte zënë, dhe kjo është hera e parë (sepse Pejgamberi a.s. Xhebrailin e ka parë dy herë në formën e vërtetë, dhe njëra është në këtë rast) që e ka parë Xhebrailin në mënyrën e vërtetë qysh është krijuar, dhe pastaj Xhebraili ia lexon këto ajete.

Pra, pas tre vitesh filln misioni I ri I Pejgamberit a.s. dhe tani ai nuk ka kohë për të fjetur dhe të rijë sepe njëzet e katër orë I ka në mission, në detyrë të shenjtë, natën në adhurim dhe ibadet Allahut, ditën në frymëzim, kryerje të misionit, tërheqje të vërejtjes së njerëzve, urdhëresë për të mirë dhe ndalesë nga e keqja.Kështu Pejgamberi menjëherë del Safa dhe I therrët kabile për kabile, popull mbi popull, pastaj te ato kabile të ngushta që I ka asour si mixhën e vet Abbasin, bijën e vet Fatimen e kështu me rradhë, dhe u thotë se nëse u tregon se pas asja kodre do t’u vijë ndonjë armik a do t’I besojnë, ata I thonë se qysh nuk I besojnë, kurrë nuk e kanë akuzuar se gënjen sepse ai kurrë nuk ka qenë gënjeshtarë, ( ata nuk e dinë se çka do t’u thotë ky). Pastaj Pejgamberi a.s. u thotë se pasi që unë jam I sinqertë dhe se ikanë besuar atij dhe se besojnë bëse u thotë se pas asaj kodre u vjen ndonjë armik atëherë “une ju them se unë jam I dërguari I Allahut xh.sh. dhe keni frikën, ua tërhjeqi vërejtjen prej besimeve të kota dhe besoni Allahun hakk sepse përpara e keni xhennetin dhe përpara e keni xhenemin” Ata I thonë se a për këtë I ka thirrur! Ky u thotë se po, kurse at shkojnë dhe thonë se nuk kanë punë me atë. Pejgamberi a.s. I thirr në emër “O Abbas bin ebu Talib, Ja Fatimetu bintu Muhammed, unë vallahi para Zotit në ditën e Kijametit nuk do të mund t’ju ndihmoj asgjë”, pra, qysh në fillim don që t’iu tregoj se edhe pse e kanë të afërm të mos presin prej tij shefaat dhe ndihmë në ditën e Kijametit nëse nuk shkojnë në rrugën e tij dhe nuk e pasojnë rrugën e tij.

Kështu vazhdon misioni I Pejgamberit a.s. me zbritjen e Kur’anit për njëzet e tre vite rradhazi, trembëdhjetë vite në Mekke zbret Kur’an pa ndërprerë dhe dhjetë vite në Medine gjithashtu zbret Kur’ani, sepse siç e dijmë nga hitoria (Kur’ani është I lidhur edhe me historinë që ka kaluar Pejgamberi a.s.) ndahet në dy periudha: periudha mekkase kur Pejgamberi a.s. ka jetuar në Mekke (është fjala tash si Pejgamber e jo më herët si djalë I ri), pastaj ka ardhur urdhëri që rë shpërngulen dhe dhjetë vite I ka kaluar në Medine dhe kjo quhet periudha medinase. Këto të dyja dallojnë mes veti, Kurani që ka zbritur në Mekke ka dallim të shumtë prej Kur’anit I cili ka zbritur në Medine, ajo ka dallim në dispozita, në metodën që e trajton ajeti kur’anor që I zbret.

Është shumë e natyrshme që në Mekke të zbresin kaptinat që thërrasin në Njëshmërinë e Zotit xh.sh. të besojnë Allahun hakk, t’I lënë adhurimet e kota që I kanë pasur, t’u tregoj njerëzve se ata të cilët vdesin më këto adhurime nuk do të kenë se ku do të shkojnë para Allahut xh.sh. për t’ua rikujtuar se kush I ka krijuar, të ndalen të mendojnë e të logjikojnë se do të kemi një ditë kur do të dalim para Allahut xh.sh. dhe se kur do të vdesim natën e varrit do të kemi llogari para Zotit, do të kemi xhennet dhe xhuehnem, pra rreth besimit, kështu Pejgamberi a.s. trembëdhjetë vjet ka thirrur në fjalën Lailahe il-lAll-llah, pra nuk ka Zot tjetër përpos Allahut xh.sh. d.m.th krejt zotat që ju I quani zota janë të kotë dhe krejt veprimet, mbeshtetjet, lutjet janë të kota, kurse I Vetmi All-llahu që është Një dhe nuk ka tjetër përpos Tij, Ai është Kriujues dhe Ai meriton ta veçojmë me ibadet-adhurim, Atij t’I nënshtrohemi, Atij t’I përkulemi dhe prej Tij të kërkojmë mëshirë, shpëtim dhe falje, dhe Muhammedurresulullah, se Pejgamberi është rob dhe I dërguari I Allahut, “rob” qysh në fillim u bjer në grush të krishterëve dhe atyre të cilët kanë qenë në rrugë të tyre e jo “bir I Zotit” por rob I Allahut, njeri prej mishi, eshtra dhe gjaku, që han dhe pin dhe se ka nevojë për martesë e kështu me rradhë krejt ato që I kemi edhe ne. “ Rob I Allahut” ka për qëllim jo me kuptimin rob të jetë si skllav por e ka për qëllim rob I Allahut e jo bir I Tij, dhe pjesa tjetër tregon se është I dërguar I tij, I dërguar dhe I ngritur më lartë nga ana shpirtërore. Atij I zbret inspirim, vahj, dhe nuk flet me hamendje, nuk flet atë që nuk don Allahu, nuk flet çka nuk është Zoti I kënaqur me të, nuk vepron vetëm atë që don Allahu xh.sh. sepse është misionar I Allahut për kryerjen e atij misioni të shenjtë e që është nxjerrja e njerëzve prej errësire në dritë.

Periudha e dytë medinase është kur Pejgamberi a.s me shokët e vet shpërngulet në Medine ku edhe këtu Kur’ani fillon të zbres. Kjo periudhë e dytë veçohet me një specifikë tjetër, sepse këtu më shumë zbresin më shumë urdhëresat dhe ndalesat, gjegjësisht dispozitat e Isalmit, pra, përderisa trembëdhjetë vjet Pejgamberi a.s thirri në fjalën Lailaheil-lall-llah, dhe fjala Lailahe il-lall-llah Muhammedurresulullah iu vulos dhe zuri vend në zemrat e tyre, tani nuk u mbeti tjetër përpos që t’iu sjell dispozitat e sheriatit një nga një për ta plotësuar dinin që Allahu don të plotësohet.

Prej kësaj patjetër duhet të nxjerim një dobi që e kanë cekur gjithë dijetarët të cilët flasin për metodën e da’ves-thirrjes në rrugën e Allahut xh.sh. Kur është fjala për të dy periudhat gjithë ulemaja e kanë cekur se nëse jeton në ndonjë shoqëri e cila I përket më afër shoqërisë së Mekkes që ka qenë para shpërnguljes duhet që ta përdorim atë metodë që e ka përdorur Pejgamberi a.s. gjegjësisht Allahu xh.sh. Pra, sahabët kanë pirë alkooldhe përsëri janë numëruar muslimanë të denjë, ata kanë bërë shumë vepra që më vonë janë quajtur harame, kurse Pejgamberi a.s. nuk ka bërë asnjë haram sepse Allahu xh.sh e ka ruajtur para Pejgamberllëkut edhe pas tij. Pra, sahabët kanë bërë mëkate dhe Pejgamberi a.s. ka heshtur kurse Allahu nuk iu zbret ndalesa, sepse ka pasur diçka tjetër që ka qenë më me rëndësi e cila është vulosja në zemrat e tyre fjala Lailahe il-lAll-lah Muhamedurresulull-llAh. Por, nëse jeton në ndonjë periudhë tjetër që I përngjan periudhës medinase ku imani ka zënë në zemrat e njerëzve atëherë mos ngurro dhe tregojau dispozitat për halllallin dhe haramin, për urdhëresa dhe ndalesa. Për këtë ulemaja prej urtësive të cilat I cekin pse Kur’ani ka zbritur dalë nga dalë por jo për një herë është sepse duke zbritur Kur’ani njerëzve duke iu forcuar imani, dhe anasjlaltas të kishte adhrur krejt përnjëherë shumë njerëz nuk do të kishin mundur që ta pranojnë Kur’anin e Madhëruar si libër të Allahut, si juriprudencë, ligj dhe kushtetutë të jetës së tyre të përditshme.

Sidoqoftë, pas periudhës mekkase vazhdon periudha medinase dhe Kur’ani zbret sipas nevojës dhe shkaqeve, bëhet ndonjë sahab shkak dhe zbret ajeti kur’anor, p.sh. Ajshes r.a. njëherë I humb një qafore duke qenë në një prej luftërave me Pejgamberin a.s. Pastaj Ajshia I thotë: “Ja Resulullah, më humbi qaforja, Pejgamberi zbret prej deves dhe ndalet ta kërkojë me të, pas tij zbresin edhe gjithë sahabët edhe pse ata nuk e dijnë se çka është puna, Pejgamberi a.s. nuk ka dashur që Ajshes t’ia prish qejfin dhe bashkë me të e kërkojnë por nuk munden ta gjejnë, pastaj ai e urdhëron ushtrinë që të pushojnë, dikush prej sahabëve shkon te ebu Bekri dhe I thotë: “Kjo Ajshia, bija jote u bë shkaktare dhe na ndaloi neve, ebu Bekri shkon te Ajshia I mërzitur dhe I hidhëruar, dhe Ajshia tregon se ka qenë ulur, Pejgamberi ka qenë duke fljetur dhe kokën e ka pasur në prehërin e saj, ai I shkon Ajshes dhe duke e prekur me gisht në bark me të fortë duke I thënë se ajo e ka ndalur Pejgamberin, u bë shkaktare që I ndaloi krejt ushtarët e muslimanëve, kurse Ajshia ka dashur të bërtas prej dhimtës por ka duruar sepse I ka ardhur keq që t’ia prish gjumin Pejgamberit a.s. dhe ka duruar. Ebu Bekri shkon I nervozuar, pastaj muslimanët duan që ta falin namazin dhe shohin se ujë nuk ka, koha e namazit dhe këtu Allahu xh.sh. e zbret ajetin e tejemumit. Pastaj shkon një sahabi te Ajshia dhe I thotë se ky nuk është bereqet I parë I familjes së ebu Bekrit, por ata janë qysh moti bereqetli dhe se jau kanë parë hajrin sepse Allahu xh.sh. I ka lehtësuar me një lehtësim të madh, pra me tejemum.

Pra, shkak I zbritjes së këtij ajëti është humbja e kësaj qafore kurse pastaj edhe qaforen e kanë gjetur, ajo ka qenë nën deve.

Kur’ani herë zbret pa shkaqe e arsye e herë me shkaqe dhe kështu ai zbret derisa në fund një nëntë ditë para se të vdes Pejgamberi a.s. zbret ajeti Kur’anor ………………………………………………….

“Frikësohuni asaj dite kur do të ktheheni te All-llahu, pastaj secilit njeri do t’I jipet atë që e ka punuar dhe atyre nuk iu bëhet zullum” Këtë ajet dhe ajete të ngjashme kur e lexojnë ulemaja dhe ata që e kuptojnë iu rrënqethet shumë trupi. Pra, ta kemi frikë atë ditë kur të kthehemi te All-llahu sepse kemi për t’u pyetur për çdo gjë që kemi punuar me Kur’an apo kundër Kur’anit, dhe ky është ajeti I fundit që I ka zbritur.

Kështu u plotësua Kur’ani I bekuar, në një hadith thuhet: “ Në të është lajmi që ka qenë para juve dhe lajm që do të pasojë pas juve dhe ligj që do të gjykoj mes juve, është që e ndanë hakkun dhe me të nuk ka shaka, ai që e len atë për mendjemadhësi Allahu do t’ia thej qafën, dhe ai që kërkon udhëzim jashtë Kur’anit Allahu e humb, ai është përkujtim I ndershëm I urtë dhe është rruga e drejtë dhe ai është në të cilën nuk ka mundësi ta humbin epshet e njerëzvedhe njerëzit që punojnë me të nuk kanë mundësi të gabojnë dhe se ulemaja nuk ngopen me Kur’an dhe nuk ka kush që mund ta mposht atë, është ai ku edhe xhinnët kur e kanë dëgjuar atë nuk kanë pasur tjetër vetëm të thonë se ne I kemi dëgjuar fjalët e Allahut dhe kemi besuar në Zotin hakk, kush flet me të ja ka qëlluar dhe ai që punon me të shpërblehet dhe ai që gjykon me të ia ka qëlluar dhe ai që thërret në Kur’an është udhëzuar në rrugën e drejtë”.

Pra, ky është Kur’ani libri I All-llahut xh.sh. për të cilin ulemaja nuk ngopen, për të cilin tubimet dhe fjalët më të ëmbla dhe koha më e shtrenjë që I kushtohet është fjala e Allahut xh.sh.

Kur Pejgamberi a.s. ka qenë gjallë njerëzve ua ka shpjeguar Kur’anin ajet për ajeti, sahabët e kanë kuptuar se Kur’ani është I kuptuar e ka një stil që çdo kush e kupton, por ka prej Kur’anit që askush nuk e kupton përveç Pejgamberit a.s. ka prej K’ur’anit që e kuptojnë një numër shumë I vogël I njerëzve të cilët janë shumë të ngritur lart në njohuri të shkencave të ndryshme të Kur’anit dhe s’ka dyshim se Pejgamberi a.s.e ka kuptuar krejt Kur’anin prej fillimit deri në fund, mirëpo sahabët a thua e kanë kuptuar krejt Kur’anin? E Vëerteta është se një pejsë e sahabëve kanë kuptuar pjesën dërrmuese, një pjesë e kanë kuptuar edhe më pak por krejt Kur’anin jo. Në Kur’an ka diçka që Allahu xh.sh. edhe pse e ka zbritur dhe ne e lexojmë deri në Kijamet por domethënien e tij nuk e dijmë, ajo ka zbritur por fshehtësinë e domethënies së saj e ka ruajtur, për atë arsye ka prej sahabëve të cilët janë të njohur në komentimin e Kur’anit, pra sa ka qenë Pejgamberi a.s. ka qenë gjallë atyre ua ka shpjeguar Kur’anin kur ata e kanë pyetur.

Bismil-lahirrahmanirrahim

Castet më të lumtura që I kalon muslimani janë më librin e Allahut xh.sh me Kur’anin Kerimin, fjalët e të cilit ia zbriti Pejgamberit a.s. përmes Xhebrailit a.s. në zemër e pastaj I shqiptoj me gojë dhe Allahu xh.sh ato I bëri ligj për ne.

Kur’an për të cilin Allahuxh.sh.thotë………………………………………………………. “Nuk kemi lënë të agjë pa cekur”, Kur’an I cili e sfidoi njerëzimin gjeneratë pas gjenerate, I sfidoi të asaj kohe dhe I sfidon edhe të kësaj kohe dhe kohërave të ardhshme, Kur’an I cili nuk I bëhet njeriut monoton edhe nëse tërë jetën e vet qëndron me atë fjalë duke e përsëritur, fjala më e ëmbël të cilën e shqipton robi I Allahut, Kur’an fjala e All-llahut xh.sh. për atë arsye ulemaja kanë thënë: Nëse njeriu dëshiron të flas me Krijuesin e vet le të lexoj Kur’an dhe nëse don robi I Allahut që t’I flas Allahut xh.sh. le të hyjë në namaz, Kur’an me të cilin Allahu na nderoi neve shumë, ashtu siç e zgjodhi Pejgamberin a.s. të jetë profeti I fundit gjithashtu edhe Kur’anin e zgjodhi që të jetë libër I fundit.

E dijmë se librat e mëdhenj të mëhershëm të Allahut xh.sh. janë Teurati, Zeburi dhe Inxhili mirëo gjithsesi ka edhe libra tjera të cilat I ka zbritur Allahu dhe disa prej tyre janë të cekura si fletushka dhe ka edhe tjera që nuk na ka cekur Allahu xh.sh. dhe prej kushteve të imanit duhet të besojmë në librat dhe fletushkat e Allahut xh.sh. Cdo pejgamber I Zotit xh.sh. I ka pasur mrekullitë e veta p.sh. Salihu si mrekulli të vet e ka pasur kur populli I vet I thanë se çka iu sjell atyre për mrekulli me të cilën dëshmon se është profet, ai u tha se çka kërkojnë për dëshmi, ata kërkuan që një gur që Ishtë aty të lëkundet dhe prej saj të del një deve dhe ate ta mjelin, ai e luti Allahun xh.sh. dhe Zoti atë e beri realitet, mrekullia e Musaut a.s. ka qenë shkopi I tij I cili u shndërrua në gjarpër dhe I sfidoi magjistarët e faraonit, pra mrekullitë janë shoqëruesetë pejgamberëve a.s. me të cilat Allahu xh.sh. e përforcon profetin e vet në atë kohë dhe me ta e sfidon atë gjeneratë që është. Disa prej pejgamberëve Zoti xh.sh. perpos që iu ka dhënë mrekulli aktuale atyre u ka dhënë edhe libra të shenjta.

Pejgamberin tonë a.s. Allahu e ka nderuar më shumë se sa çdo krijesë tjetër në fytyrë të tokës, ai ka mrekulli të shumta por në krye të tyre është Kur’ani I madhëruar me të cilën Allahu xh.sh I sfidon të gjitha krijesat dhe është dëshmi e gjallë që ne e kemi sot. Nëse dikush na pyet neve si musliman se ne besojmë se Pejgamberi a.s. ka qenë njeri I devotshëm I Allahut xh.sh. po me çka e dëshmojmë atë? Ai ka vdekur, nuk ka lënë shkrim, letërnjoftim të lindjes e tjera, ne përgjigjemi se vërtet Pejgamberi a.s. ka vdekur por neve na ka ngelur mrekullia e tij e që është Kur’ani. Pra, I vetmi pejgamber I cili vdes por mrekullia nuk I zhduket por vazhdon dhe do të vazhdojë.

Duhet të jemi të bindur se Kur’ani është plotësuar dhe se Pejgamberi a.s. nuk ka vdekur derisa është plotësuar dini I Allahut xh.sh. dhe deri sa është plotësuar Kur’ani.

Ajeti I parë që I ka zbritur Pejgamberit a.s. është sureja “Alek”………………………dhe ajeti I fundit ………………………………………..

Eudhubilahi mineshshejtanirraxhim – Kërkoj prej Allahut të Madhërishëm të më mbrojë prej shejtanit të mallkuar, Allahu xh.sh. në disa vende në Kur’an na ka urdhëruar të kërkojmë mbrojtje, ndihmë prej të mallkuarit Iblis dhe ushtrisë së tij nga Krijuesi I njerëzimit, I shejtanëve dhe gjithë çka ka.

Thotë Allahu xh.sh. “…………………………………………………………………

“Nëse ty të ngacmon shejtani, kërko ndihmë prej Allahut tënd, Ai është I dëgjueshëm dhe I dijshëm” “I dëgjueshëm” d.m.th. se ta dëgjon kërkesën tënde dhe “I dijshëm” se e din hilen dhe përpjekjet e shejtanit për të të larguar nga rruga e drejtë.

Thotë Allahu xh.sh. “……………………………………………………………….

“Dhe thuaj ti: O Zot unë kërkoj pre teje të më mbrosh prej veseve të shejtanit dhe prej teje kërkoj që të më mbrosh prej prezentimit të tyre”

Pra, Allahu xh.sh. kërkon prej nesh që të kërkojmë prej Allahut të na mbroj prej shejtanit të mallkuar hilet e të cilit janë të mëdha, I cili nuk pajton kurrë derisa njerëzit I dërgon në xhehnem, I cili është armik I përbetuar I babës tonë dhe të njerëzimit Ademit a.s. dhe armik I mbarë njerëzimit. Armiqësi e madhe mes tij dhe mes nesh, të mos na kishte cekur Kur’ani I madhëruar ndoshta nuk do të kishim besuar se kemi aq armiqësi të madhe kemi ne me shejtanin gjegjësisht se kaq shumë na urren ai neve dhe ai gjithmonë na vjen në atë formë duke u treguar se është prej këshilltarëve të mirë dhe se është prej tyre që na do neve të mirën. Kështu ai na paraqitet si mik, dost si këshilltar dhe edukues I mirë, poashtu këtë metodë e ka përdorur edhe me Ademin dhe Havën a.s. dhe e cekim se shjetani I mallkuar u shkoi prindërve tanë si një këshilltar modest duke u thënë: “………………

“Unë jam një këshilltar I juve dhe ju këshilloj se nëse doni të jeni gjithmonë në xhennet, hani ktë pemë dhe do të jeni gjithmonë në të” Kështu ai I mashtroi duke ou paraqitur si një këshilltar I mirë I tyre. Për atë arsye Allahu thotë: “ ………………………………………….. “ O bijtë eAdemit, mos t’iu bëj fitne dhe sprovë shejtani qysh I nxorri prindërit e juaj prej xhenneti” Pra,ai me hile I nxorri, me hile të nxjerr prej rrugës së drejtë në atë të gabuar dhe gjithmonë duke e shëmtuar punën e mirë dhe duke zbukuruar punën e keqe.

All-llhu xh.sh. thotë: ………………………………………………..

“Me të vërtetë shejtani është armik I përbetuar I juaj” Pra, njerëzimi nuk njeh armik më të përbetuar të tyre se sa Iblisin. Nëse ne themi se armik më të madh se Iblisin nuk njohim edhe pse ka armiq të shumtë prej njerëzve zullumqar në këtë botë kjo është e vërtetë sepse Allahu xh.sh nuk ka thënë për asnjë njeri se është kaq armik I përbetuar I njerëzve siç është Iblisi mallkimi I Allahut qoftë mbi të. Ai si që ka arritur t’I nxjerr prindërit tanë prej xhennetit ashtu shumë më lehtë arrin edhe neve të na lajthit, dhe për këtë kemi nevojë që prej Allahut të kërkojmë ndihmë kur shohim se e ndjejmë ngacmimin e shejtanit.

Allahu xh.sh. thotë: “Shejtani thërret ushtrinë e vet të jenë prej anëtarëve të zjarrit të xhehnemit” Ua zbukuron punën në këtë dunja që t’I dërgoj në xhehnem, ai s’ka interes personal, zakonisht njeriu kur mundohet që dikënd ta tërhjek në shoqërinë e vet, partinë e vet etj ai ka interes, kurse ky I mallkuar nuk ka interes, ky për veten digjet në xhehnem dhe secili person tjetër digjet për veten atij nuk I lehtësohet dënimi I xhehnemit pse I terhjeq njerëzit por është zotuar në Madhërinë e Allahut se do t’I tërhjeq njerëzit natë e ditë sa të ketë mundësi në rrugën e gabuar.

Pra, kuptimi I “Eudhu bil-lahi mineshshejtanir-raxhim” është: O Allah! Kërkoj prej Teje të më mbrosh prej sherrit të shejtanit të mallkuar I cili mundohet të më ndal mua prej fëse sime, të ma prish fenë, dunjan dhe ahiretin, I cili ma zbukuron punën e keqe dhe mundohet të ma shëmtoj punën e mirë, fjala “shejtan” d.m.th. “I larguar” ai është I larguar prej sifateve të mira, është I larguar prej rahmetit të Allahut xh.sh. është I larguar prej çdo sendi të mirë, nuk ka mundësi të kërkoj falje, pendim dhe se I Vetmi Ai që të mbron prej tij është Ai që e ka krijuar, ti nuk e sheh shejtanin ai të sheh dhe ti kërko ndihmë prej Atij që e sheh atë dhe shejtani nuk e sheh Atë. Gjithsesi fjala për shejtan është për Iblisin I cili është krye plaku I shejtanëve të mallkuar dhe është ai I cili jeton deri në Kijamet. Shejtanët janë prej njerëzve dhe xhinëve, nuk ka shejtan vetëm xhinn, Iblisi është prej xhinnëve, xhinnët janë një lloj I madh I krijesave të Allahut xh.sh. prej tyre ka muslimanë dhe kafira. Kafirat janë këta që janë shejtanë ndërsa disa prej xhinnëve ka që janë musliman. Pra, “eudhubil-lahi mineshshejtanirraxhim” themi kur lexojmë Kur’an dhe kjo është mustehab, sunnet dhe nuk është farz, por kur duhet ta themi në fund të namazit apo në fillim.

Transmetohet një hadith se Pejgamberi a.s. kur është zgjuar që ta fal namazin e natës, ka marrë tekbirin fillestar dhe ka thënë Allahu ekber pastaj ka thënë “subhanekallahe ue bihamdike ue tebarekesmuke ue teala xhedduke ue lailahe gajruke, pastaj ka thënë tri herë lailahe il-lall-llah, pastaj ka thënë eudhubil-lahissemiilalimi mineshshejtanirraxhim pastaj bismil-lahirrahmanirrahim dhe ka filluar të lexojë Kur’an” Pra, kjo dua që të na mbroj Allahu xh.sh të mallkuari vendin e ka para se të fillojmë të lexojmë Kur’an, përpos që ne këtë e bëjmë në namaz, këtë e bëjmë edhe kur të lexojmë Kur’an.

Për sa I përket namazit disa dijetarë kanë thënë se ka për qëllim në fund të fatihasë të themi eudhubil-lahi mineshshejtanirraxhim, mirëpo realiteti është se ajo thuhet në fillim dhe hadithi I mësipërm e dëshmon, pastaj ulemaja kanë thënë se qëllimi I Allahut xh.sh. “………………………………………….

“ Dhe kur të lexosh Kur’an kërko prej Allahut që të të mbroj prej shejtanit” d.m.th. kur të përgatitesh të lexosh Kur’an atëherë kërko prej Allahut që të të mbroj prej tij, sikurse atje që thotë: “……………………………………………………..

“Kur doni të falni namaz lani sytë e juaja, duart tuaja, këmbët e juaja” - të marrim abdest. Pra, thamë se eudhubil-lahi mineshshejtanirraxhim nuk është vaxhib ta themi dhe nëse dikush hyn në namaz dhe nuk e thotë këtë ai namazin e ka të plotë.

Kur të hyjmë në namaz sunnet është që në rekatin e parë të themi eudhubil-lahimineshshejtanirraxhim dhe jo në rekatet tjera sepse Allahu xh.sh. thotë se kur të lexosh Kur’an njëherë e thua “eudhubil-lahimineshshejtarraxhim” pastaj vetëm e përsërit Kur’anin dhe atë nuk e thua.

Bismil-lahirrahmanirrahim- në emër të Allahut të Gjithmëshirshmit Mëshirbërësit, Kështu është e përktyer me pak fjalë mirëpo rreth kësaj ka për të folur shumë sa që nuk jemi në gjendje që t’ia japim hakkun këtyre fjalëve të shkurtëra por më domethënie shumë të madhe. “ Bismil-lah” – Në emër të All-llahut, “All-llah” është shprehje e Zotit, Krijuesit të gjithësisë, është emri më I madh siç kanë thënë shumë dijetarë se Allahu I gjithësisë ka shumë emra prej tyre “ Rabb-Zot” ndërsa Allah nuk përkthehet, Pejgamberi a.s. ka thënë: “All-llahu I ka 99 emra 100 pa një, kush mundet që këtyre emrave t’ua jep kuptimin e tyre me të shprehur dhe punë hyn në xhennet”, dhe ka thënë se All-llahu xh.sh. prej krejt emrave që I ka e ka një emër më të madh se të gjithë, dhe ai që e lut Allahun me atë emër duaja e tij nuk kthehet prapa, për atë Pejgamberi a.s. shumë herë ka bërë dua dhe kjo është porosi edhe për ne: “ll-llahumme inni es’eluke bismikel e’adham el-ledhi idha suilte bihi atejt ue idha duite bihistexhebt – o Allah të lutem Ty me emrin tënd më të madh me të cilin kur dikush të lutet ti I jep dhe kur kërkon diçka I përgjigjesh menjëherë”. Këtë Zoti ka dashur dhee ka fshehur por ulemaja janë munduar që ta gjejnë emrin kurse tërë emrat e Allahut xh.sh. janë të bukur, Allahu xh.sh. ka thënë:………………………… “ dhe Allahu për të ka emra të bukur dhe ju thirreni atë me ta” Pra, tërë emrat e Allahut janë të bukur e të mëdhenj por emri “All-llah” sipas shumë dijetarëve është emri më I madh I All-llahut xh.sh. sepse këtij emri iu kanë ngjitur edhe sifate tjera p.sh. ………………………………………… “Allahu ka emra të mirë, luteni All-llahun apo Errahmanin” dhe është emër prëj emrave të Allahut xh.sh.

Errahmaninrrahim – I Gjiithë mëshirshëm, I Mëshirshëm, kështu e kanë përkthyer, këtë e kuptojmë se të dyja janë të nxjerrura prej mëshirës, Errahamn është emër më I fortë nga ana e mëshirës sikurse Alahu don të thotë se është meshirë më e madhe e pastaj I mëshirshëm. Po mirë, mëshira e Allahut është e madhe e pse ta ndajmë? Dijetarët kur I kanë shiquar ajetet e Kur’anit e kanë parë se emri Errahim më shumë përmendet për dunja, ndërsa Errahman përmendet për ahiret, dhe prej kësaj kanë dalë në përfundim se Errahman është mëshirëe Tij për botën tjetër dhese Errahim është mëshirë e Tij për këtë botë. Errahman është mëshirë më e madhe sesa Rahim-e kjo është mëshirë e Tij e përkufizuar, sespe nuk e ka lëshuar krejt rahmetin-mëshirën e vet, Ai në këtë botë e ka lëshuar vetëm një pjesë të mëshirës së Vet dhe me atë pjesë të rahmetit të Tij ushqehen besimtarët, ushqehen kafirat dhe armiqtë e Allahut që e shajnë Zotin dhe e luftojnë Allahun 24 orë, thithin ajër, oksigjen të Zotit, rreziten prej diellit të Tij, ecin në tokë të Allahut, jep shëndet e të mira, pasuri kurse ata 24 orë punojnë kundër Allahut dhe Ai 24 orë vazhdon të jep të mira dhe duke I mëshiruar! Pra, me atë mëshiorën e vogël që e ka përkufizuar në dunja e mëshiron edhe lopa të voglin e vet kur e lind, me atë mëshirë shpeza e le të voglin e vet në strfull dhe shkon me dhjetra apo qindra km për të marrë dhe nuk harron të kthehet te evladi I vet për t’ia future në gojë ushqimin, poashtu me atë mëshirë Allahu xh.sh. I ushqen edhe krijesat e Allahut që janë nën gurë, brenda në drunj, në fund të detit dhe brenda në dhè. Me fjalë tjera krejt gjithësia mëshirohet me mëshirën e Allahut xh.sh. Pra, mëshira e Tij shumë e madhe por megjithatë e përkufizuar. Themi e përkufizuar sepse nuk është elëshuar krejt mëshira e Allahut por vetëm një pjesë e saj, ndërsa pjesën dërrmuse të mëshirës së madhe të Veten e ka ruajtur për Ahiret. Mirëpo edhe ëpr ahiret ka kufizim sepse aty nuk vjen në shprehje që t’I mëshiroj armiqtë e Allahut dhe se krejt ato hiset tjera të mëshires së Vet që I ka ruajtur për ahiret I ka lënë vetëm për muslimanët.

Pra, ia ka bërë Vetit haram t’I mëshiroj kafirat në ahiret, sikurse që nuk vjen në shprehje që kafirave t’ua fal shirkun dhe ka thënë: “………………………………………………………. “Allahu nuk fal shirkun” atë nuk vjen në shprehje që ta fal, kurse ato jasht shirkut I fal dhe kujt të dojë dhe çka të dojë, pra jashtë çka të dojë shirkut është fjala te muslimanët sespe ata nuk I bëjën Allahut shirk por bëjnë mëkate dhe ato janë të mëdhaja dhe të vogla, pra, kemi shpresë se edhe me gjunahe të mëdha kur të dalëm para Allahut duke pasur parasysh gjithë mëshirën e madhe d.m.th.me Errhamanin shpresojmë se Allahu nuk do të na humbas. Për atë arsye kanë ardhur hadithe të shumta se si Allahu në ditën e Kijametit I fal mëkatetështë një hadiht që quhet hadithul bitaka, hadith i një far kartele që njoftohesh me të, si dëshmi, “ Kur robi I Allahut I humb krejt shpresat se do të shpëtoj në ditën e Gjykimit, sepse nuk ka punë të mirë edhe punët tjera që I ka pasur I kanë humbur, (ashtu sikur punët e mira që shtohen edhe punët e këqija harxhohen apo ashtu si që fshihen gjunahet poashtu edhe punët e mira fshihen, p.sh. nëse muslimani vazhdon me shpifje I fshin punët e mira, dhe për këtë ka thënë Pejgamberi a.s. nëse dikush shkon e bart fjalë, bën shpifje e iarmiqëson vëllezërit mes veti, kjo I han punët e mira shtu sikur zjarri që I han drujtë ashtu edhe shpifja t’I fshinë punët e mira dhe për atë arsye nuk guxojmë të themi se kemi bërë një punë të mirë dhe nuk frikësohemi, jo, duhet që ta ruajmë atë punë të mirë të mos na humbas. Njëherë Pejgamberi a.s. ka pyetur shokët e vet: “ A e dini se çka është muflisi? Kanë thënë se muflis është ai person I cili harxhin më shumë sesa që merr dhe kjo është rregul I sheriatit nëse një person harxhon më shumë se sa që merr, ai detyrohet të shkoj të merr borxh etj, atëherë gjykata Islame I thotë se nuk ka të drejtë as të shes e as të blejë dhe këtë e përhapën ne popull se askush nuk guxon të bëjë kontratë me të, ky është I ndaluar për shitblerje dhe se shteti Islam shkon në bankë ia merr pagën dhe I dërgon aq sa ka nevojë për ushqim sepse ai nuk mund ta ruajë denarin, kështu I prgjigjen për fjalën muflis pejgamberit a.s. Ai thotë: “ Nuk e ka këtë për qëllim, muflis është ai person I cili vjen në ditën e Kijametit dhe ka bërë shumë punë të mira, ka falur namaz, ka dhënë zeqat, ka urhdëruar për të mirë dhe ka ndaluar nga e keqja, ka falur nafile e shumë tjera, mirëpo, ka fyer njerëz, ka sharë, ka bërë përgojim dhe ky person që më ka përgoujuar kur vjen në ditën e Kijametit unë them “O Zot, Ky më ka mua hak-borxh, e në ahiret borxhi nuk lahet me para, as hallall nuk ia bëj vetëm dua që t’ia marr të mirat, kështu I miren të mirat, ai tjetri thotë: O Zot ky edhe mua më ka sharë! Edhe ai ia merr do të mira, ai tjetri thotë: “Edhe mua më ka fyer” edhe ai ia merr do të mira, kështu ia marin të mirat derisa nuk I ngelin asnjë e mirë, por ai ende nuk e ka kryer llogarinë me tjerët, kështu edhe ai tjetrit I ka borxh, e qsysh ta lajë bborxhin sepse ai tani më s’ka të mira, tani të këqiat e atij që I ka borxh Ia ngarkojnë këtij, kështu vzhdon ehde me tjerët dhe ky ngarkohet me të këqija deri sa mbushet krejt me të këqia dhe kështu tërhiqet zhagazi e shkon në xhehnem” Ky është hadith I vërtetë.

Pra, kthehemi te hadithi I bitakes, nganjëherë njeriu del para Allahut xh.sh. dhe dorëzohet se nuk për të shpëtuar prej mëkatve të tij të shumta, vjen mëshira e Allahut xh.sh dhe thotë që t’ia sjellin atë bitaken e vet që e ka pasur ky njeri. Ai çuditet se çka është duke u bërë, e ajo është fjala Lailahe il-lAll-llah dhe I urdhëron që ta nxjerrin në peshojë kurse krejt gjunahet tjera në peshojën tjetër. Ai të vetmen të mirë që e ka është Lailahe Il-lAl-llah, në ahiret peshoja nuk shkon se cila është më e rëndë të shkoj poshtë ashtu si është në dunja por ajo që është më e rëndë shkon përpjetë, kështu fjala e tij Lailahe il-lAllah peshon më rëndë dhe Allahu xh.sh e mëshiron këtë njeri dhe e fut ne xhennet. Pra, mëshira e pakufishme e All-llahut është ruajtur për ahiret dhe vetëm për muslimanët dhe assesi për kafirat, ndërsa pjesa e vogël e mëshirës së All-llahut është në këtë dunja dhe me të mëshirohën gjitha krijesat dhe kjo jetë është duke shkuar normale. Po të mos kishte qenë mëshira e Allahut nuk do të kishte rënë shi, të mos kishte qenë mëshirë e Tij, Ai do të n akishte dërguar ndonjë dënim të madh prej gjunaheve tona, por mëshira e Allahut xh.sh. I mund të gjitha sepse Allahu na ka garantuar që ne muslimanët të mos shqetësohmei pse Ai I mëshiron kafirat sepse në këtë dunja e ka bërë ligj të Vetin kështu, e kur të shkojmë në ahiret për hirë të torturave që I kemi pësuar, për vuajtjet që I kemi përjetuar, për durimin që e kemi bërë gjithë Mëshira e madhe e Tij vjen te na dhe na dërgon në xhennet. Pasi që Allahu të na dërgoj në xhennet Ai na thotë: “ O rob të Mi! A doni diçka ende më shumë se xhenneti? Ne themi: O Zot! A ka diçka më mirë se në xhennet!? Pra, mëshira e Allahut përuslimanët në ahiret nuk ka fund, dhe kjo na bën neve që të jemi stabil në jetë dhe jemi të qetë.

Allahu xh.sh. shprehjen Errahman e ka ndalur për veti, për atë arsye askush nuk ka të drejtë në dunja të quhet Errahman, sepse Allahu askënd nuk e ka pqërkshkruar me këtë përveç Vetes së Tij, kuse me Rahim është ndryshe sepse me të I ka përkshkruar edhe njerëzit sepse edhe njeriu mund të jetë I mëshirshëm ndaj vëllaut, mikut, shtazës, të dobtit e kështu me rradhë dhe për këtë Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mëshironi ju ata që janë në tokë, juve ju mëshiron Ai që është në qiell” Edhe pse ne kemi mëshirë por mëshira jonë me të Allahut normalisht nuk krahasohet.

Pejgamberi a.s. e ka dëgjuar një njeri duke thënë: “U zvogëloftë dhe humbt shejtani” ose si që themi ne “e hëngërt ujku”, (por ujku s’mundet që ta hajë shejtanin). Pejgamberi e ka dëgjuar këtë dhe I ka thënë: “Mos thuaj humbt shejtani! Sepse ai bëhet I mahd sa shtëpia, betohet sepse pa mos e mundur nuk e lë, por thuaj “eudhubil-lahi mineshshejtanirraxhim bismil-lahirrahmanirrahim”, dhe se me këtë zvogëlohet sa që bëhet I vogël sa një mizë, kjo fjalë bismil-lah preferohet që muslimani ta ketë në pjesën dërrmuese të jetës së tij.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Cdo punë e rëndësishme që nuk fillon me bismil-lah është është e pa bereqetshme, e shkëputur”. Për atë arsye ka thënë Omer bin ebi Selemete (djali I gruas së Pejgamberit a.s), kur ai ka qenë I vogël I ka shtyrë duart nëpër pjata, ka ngrënë menjëherë sa është shtruar tryeza, kurse Pejgamberi a.s. don që ta edukojë atë dhe I thotë: “O vogëlush! Kur të hash bukë thuaj “bismil-lah”, pastaj ha me dorë me dorë të djathtë dhe ha para vetes!” Pra, I jep rregull që të thuhet bismil-lah në fillim të ushqimit, kur të fillojmë ndonjë fjalim, kur të futemi edhe në banjo dhe ëpr këtë ka ardhur në hadith që para se të hyjmë në banjo të themi: “Bismil-lah, Allahume inni eudhu bike minel ubthi uel habaithi- O Zot! Kërkoj prej Teje të më mbrosh prej të këqiave dhe të këqinjve, prej shejtaneve dhe shejtanëve (sepse vendi I banjos është vendi I shejtanëve), bismilah kur ta veshim teshën në trup, kur të hyjmë dhe dalim prej xhamisë, kur burri ka kontakt me gruan e vet, pra, gjithmonë bismilah, për atë Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ai I cili don që të flejë me gruan e vet dhe thotë: “Bismilah, Allahumme xhenibnashejtan, ue xhenibnishejtane ma rezektena-O Zot, na largo neve shejtanin dhe na largon shejtani prej neve çka Ti na jep neve rrizk, dhe nëse prej atij momenti atij I krijohet fëmijë, atij fëmiu nuk ka për t’I bërë dëm shejtani kurrë”. Pra, çdo punë emirë duhet të fillojë me bismil-lah, dhe se muslimani e sheh se ka ndikim të hatashëm, çdo punë e lehtëson Allahu xh.sh.

Është sunnet të themi bismil-lahirrahmanirrahim kur të lexojmë Kur’an. Për fjalën Bismilahirahmanirahim se a është ajet I çdo sureje apo I ndarë- jo I sureve, kanë diskutuar shumë ulemaja. Para se të zbres fjala BISMILAH, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Bismikellahumme, në emrin Tënd O Zot, pastaj Xhebraili e ka mësuar të thotë bismilahirrahmanirrahim”, dhe kurrë më nuk e ka thënë ndryshe vetëm se Bismilahirrahaminrrahim. Ka ardhur në hadith se Pejgamberi a.s. nuk e ka ditur kur ndrëpriten suret dhe vetëm me anë të bismil-lahit e ka kuptuar se ka përfunduar sureja e kaluar dhe ka filluar sureja e re. Sepse nganjhëherë ka ndodhur që të zbres një pjesë e kaptinës së mëhershme dhe të njëjtën kohë një pjesë e kaptinës tjetër, dhe nuk është kusht që të zbres kaptina përnjëherë, p.sh. zbret një pjesë e kaptinës së sures Bekareh dhe të njëjtën kohë zbret edhe fillimi I sures tjetër, e Pejgamberi a.s. ku ka pasur mundësi që ta dijë se ajo nuk është një sure e vetme për shkak se Kur’ani ende ka qenë duke zbritur dhe ende nuk ka qenë e ndarë në sure të veçanta, e për këtë thotë se me fjalën Bismil-lahirrahmanirrahim e ka kuptuar se është sure e re.

Thamë se ulemaja kanë diskutuar se Bismil-lahi a është ajet I çdo sure apo është ajet që I ndanë suret. Nëse shkojmë te shkolla juridike e Shafijve, thonë se është ajet në fillim të ço sureje, një mednim tjetër thotë se është ajet I sures “Fatiha”, ndërsa Malikijtë dhe Hanefijtë thonë se është ajet I ndarë dhe nuk është ajet përbërës, pjesë e çdo sureje dhe prej kësaj rrjedh se kur ta lexojmë në namaz suren Fatiha deri në fund a duhet që ta këndojmë bismilahiramnairahim apo jo? Nëse themi se është pjesë e sures patjetër duhet ta këndojmëdhe këtë e kanë shafijtë, për atë atë arsye nëse shkojmë në fvednet kur zbatohet medhhebi I Shafijve, ata në fillim para se ta thonë Fatihanë e thonë me zë edhe bismilahirahmanirahim, ndërsa këta të cilët thonë se nuk është pjesë e Fatihasë por është fillim I çdo sureje dhe se bismilahin e themi për bereqet dhe e ndajmë suren prej sures tjetër, prej kësaj rrjedh se bismilahin e lexojmë në heshtje kurse Fatihanë me zë.

Dëgjuam fjalën sure-kaptinë, kjo është një përmbledhje e madhe e ajeteve. Allahu xh.sh në këtë Kur’an na ka zbritur 114 kaptina-sure, përbëhet prej qindra ajeteve, sureja më e madhe është El Bekareh, kurse më e vogla është sureja El Keuther, dhe këto Allahu xh.sh ia zbret Pejgamberit a.s. dhe se ai nuk ka asnjë kompetencë në to, por janë të zbritura prej Allahut subhanehu ue teala.

Sureja El Fatiha

………………………………………………………………………………………………………………………………

Elhamdulilahi rabbila alemin, Elhamdu do të thotë falenderim por jo në mënyrë bukfale sepse në gjuhën shqipe nuk gjejmë shprehje adekuate për këtë.

Allahu xh.sh e falenderon Vetveten e Vet dhe na mëson neve qysh ta falenderojmë Atë në jetën tonë të përditshme dhe në të njëjtën kohë na ndalon ta falenderojmë e ta ngrisim vetveten, na ndalon ta lavdërojmë edhe vëllaun posaçërisht kur është ndërsy. Për atë thotë Allahu xh.sh. …………………………………………………….

“Mos e lavdëroni vetveten e juaj”, vetëm Ai Vetveten e lavdëron, sepse fjalën e pare e ka HAMD-falnederimi I qoftë Allahut, ndërsa ty ta ndalon që ta lavdërosh veten tënde, jo vetëm kaq por as shokun mos e lavdëro kur është në prezencë, dhe për këtë Pejgamberi a.s. thotë: “Në fytyrën e atyre që të lavdërojnë hudhu dhè” Pra, priti ata me nënçmim, mos I le të të lavdrojnë, kjo është sepse njeriut I hyn vetja në qejf, nëse të lavdëron dikush përsëri të hyn vetja në qejf dhe nuk ka vend në Islam nëse njeriut I hyn vetja në qejf sepse nëse pak mendon se je “dikushi” ajo quhet mendjemadhësi dhe si të mendosh se je “dikushi” dije se je askushi dhe për këtë arsye ka ardhur në hadith se Allahu xh.sh më të voglit që do t’I ringjall në ditën e Kijametit janë ata që e kanë numëruar veten pak më të mëdhenj, pra, duhet të jesh modest, dhe se grada, shkolla, dija, pasuria, pozita vetëm duhet që ta ulin muslimanin e ta bëjnë modest dhe assesi nuk ka vend në Islam të ngritesh. Pejgamberi a.s thotë se është zotëri I të parëve dhe të fundit, I miliona dhe biliona njerëz, krijesa të Allahut xh.sh. I pari në ahiret I cili ringjallet dhe kur thotë se unë jam ky e ky, kjo I bjen se lavdërohet dhe në fund të hadithit thotë se nuk lavdërohem “por e tregoj atë që ma ka dhënë Allahu xh.sh.” dhe se robi I Allahut nuk e meriton që ta lavdëroj veten Allahu është Ai që e lavdëron Vetveten dhe na urdhëron neve që ta lavdërojmë dhe ta ngrisim lartë, I Lartësuar qoftë Ai.

Kështu ulemaja gjitha këto fjalë I kanë nxjerrur prej fjalës së parë Elhamdulilah. Elhamdulilah-falenderimi I qoftë Allahut xh.sh për të gjitha të mirat që na ka dhënë duke mos I pasur borxh, dhe për këtë Allahu thotë: “Nëse mundoheni t’I numëroni nimetet e Allahut keni të dështoni”.

Mirë, a e ka pasur Zoti borxh që neve të na jep nimete e të na veçojë prej krijesave tjera? Jo!, Kjo, ka qenë dëshirë e Tij, dhunti e Tij dhe begati e Tij ndaj oj krjesë! Sepse kur don Ai mund të na e merr atë dhunti, a nuk ka mundur Allahu neve të na fal sikurse krijesat tjera e të ecim me katër këmbë, të jemi pa vetëdije e të hamë barë, pra Ai na ka dhënë shumë të mira dhe elhmdulilah për krejt këto.

Për atë arsye fjala elhamdulilah është shumë e madhe, thotë ibnu Abbasi-sahabi I Pejgamberit a.s.: “ Kur robi I Allahut thotë Elhamdulilah, Allahu thotë: “ Më ka falenderuar Mua robi”, ka ardhur një hadith tjetër se kur robi I Allahut thotë: “Elhamdulilahi rabbil alemin, e ke falenderuar Allahun dhe ka për të ta shtuar atë (për atë nimet që e ke falenderuar Allahun xh.sh.) dhe ka ardhur në hadith me transmetim të Enesit: “Nuk ka nimet të Allahut për të cilin e gëzon muslimani e I jep Zoti e që për të thotë elhamdulilah e që Allahu nuk I jep më shumë se sa atë që e ka marë tash” Pra, për një dhunti që ta jep Zoti themi elhamdulilah e Allahu do të na jep më shumë sesa atë që e kemi tash, për atë arsye ka ardhur në hadith të Pejgamberit a.s.: “Dhikri më I vlefshëm është Lailahe il-lAll-llah dhe (se për këtë fjalë janë krijuar toka, qielli dhe krejt njerëzia edhe xhinnët) kurse duaja më e mirë është Elhamdulilah”. Ka ardhur në një hadith ku Pejgamberi a.s. thotë; “Një rob I Allahut xh.sh. ka thënë: “O Zot! Elhamdulilah Ty të qoftë ashtu qysh I takon Madhërisë, fytyrës Tënde dhe qysh I takon pasurisë Tënde të madhe” dhe për këtë Pejgamberi a.s. ka thënë se melaiket të cilat e shënojnë sevabin dhe gjunahin janë ndalur dhe nuk kanë ditur se ku ta vendosin këtë fjalë të madhe që e ka folur ky rob, sepse puna e tyre është shumë e fshehur për ne dhe një pjesë të madhe të veprave të njerëzve e dijnë ku ta dedikojnë, në çfarë shkalle ta lënë, por të gjitha nuk I dijnë dhe për këtë disa vepra I marrin dhe I ngrisin lart duke mos u përzier me ta sepse nuk dijnë çka të shënojnë, prej këtyre është edhe kjo fjali që e ka thënë ky rob I Zotit, pastaj melaiket e marrin këtë fjalë dhe e kanë ngritur te Allahu xh.sh. dhe I kanë thënë: “O Zot! Një rob I Yti ka thënë diçka dhe nuk dijmë ku ta shënojmë atë dhe çka të bëjmë me të, Allahu e di më mirë megjithatë I pyet: “ Cka ka thënë robi im? – Robi Yt ka thënë: “ Elhamdulilah të qoftë qysh e meriton për Madhërinë e madhe të fytyrës Tënde dhe për Sulltanin e madh që e ke TI, Allahu thotë: “Shënojeni ju dhe leni atje sepse Unë e shpërblejë atë me atë që e ka thënë” dhe aspak nuk iu tregon melaikeve.

Pra, ky hadith qartë na tregon vlerën e madhe që e ka lavdërimi dhe madhërimi I Allahut xh.sh. d.m.th. këtë fjalë të bukur e të ëmbël ta bëjmë traditë në gojën tonë, sepse kjo te ti nuk kushton shumë por ka peshë të madhe të Krijuesi yt dhe shumë ia shohim hajrin në dunja por edhe më shumë kur të dalim para Allahut në ahiret.

Elhamdulilahi rabbilalemin-Zot I të gjitha botërave, Allahu ende e falenderon Veten eVet dhe thotë falenderimi I qoftë Allahut-Zotit të botërave, s’ka dyshim se Allahu ka krijuar gjëra që në I dijmë dhe nuk I dijë, këtu botëra ka përdorur në shumës dhe se botërat janë të shumta, a ka për qëllim botën bimore, shtazore, qiellore, njerëzore, detare apo a e ka për qëllim këtë botë dhe botën tjetër, apo ka për qëllim të gjitha Allahu e di më së miri dhe themi se Allahu ka për qëllim gjitha botërat, sepse fjala “Elalemin” d.m.th. çdo gjë që është prezente, që ekziston përveç Allahut xh.sh.

Errahmanirrahim – Pra, falenderimi I qoftë Allahut, Zotit të të gjitha botërave, të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit. Edhe këtu I përsërit këto dy sifate për vlerën e madhe që e kanë, I Gjithëmëshirshëm për të gjitha krijesat dhe Mëshirëplotë për besimtarët në ahiret kur të dalin para Allahut xh.sh. në ditën e Kijametit.

Maliki jeumiddin – Sundues I ditës së Gjykimit, Allahu xh.sh. nuk është vetën Sundues I ditës së Gjykimit por është edhe I kësaj dunjaje dhe I gjithë botërave, e pse atëherë të themi Sunduesi I ditës së Gjykimit e mos të themi Sunduesi I gjithësisë dhe I kësaj bote? Ulemaja kanë thënë: “Pikë së pari për që është Sundues dhe mbret I gjitha botërave ajo është e sigurt dhe e pa dyshimtë sepse pak më herët në ajetin e kaluar ka thënë Zot I të gjitha botërave, pastaj këtu e ka veçuar dhe se kjo posaçërisht u dedikohet kafirave, zullumqarëve, gjakpirësve, mizorëve dhe pjesa e dytë Sunduesi I asaj bote sepse në atë botë nuk ka kush që thotë “unë jam unë, apo unë jam mbret dhe bëj çka të dua” Por, jo, në atë dunja nuk ka, krejt janë kokën poshtë dhe se janë të thjeshtë tepër modest, bile ata që I kanë thënë vetit se janë shumë të mëdhenj në këtë dunja, në ahiret dalin shumë të vogël si nënçmim para krijesave tjera, pra s’ka kush që flet dhe posedon, apo kërkon të ketë forcë, pasuri, ushtri etj. që janë në këtë dunja, pra krejt pasuria është vetëm e Allahut dhe të gjith e pranojnë ndërsa duke qenë në këtë dunja nuk e pranojnë, në këtë dunja ka njerëz që kanë thënë se janë Zot, faraoni I Musaut ka thënë: “Prej lejes time ecin, unë I urdhëroj”, Nemrudi I Ibrahimit a.s. ka thënë: “Unë ringjall dhe vdes” kurse këta janë veçori të Allahut xh.sh. e sa e sa ka pasur të tjerë më herët e më vonë, ndërsa në ahiret askush nuk guxon të flas.

Për atë arsye Allahu xh.sh. thotë: “Atë ditë kur do të çohet në krye Xhebraili dhe gjitha melaiket tjera rresht, askush nuk do të guxojë ta çelë gojën, përpos atyre që Allahu u jep leje”, pra edhe melaiket që nuk kanë bërë asnjë mëkat në këtë dunja atë Ditë nuk do të guxojnë ta hapin gojën e lere më dikush tjetër, dhe për atë arsye thotë “Sundues I asaj bote”

I Ditës së Gjykimit, këtu nuk përjashtohet mundësia të ketë për qëllim “jeumiddin” – Dita e fesë (sespe din është edhe feja), pse dita e dinit? Sepse prej dinit në atë Ditë kanë dobi dhe shpëtim, Dita e Islamit ku prej Islamit I korrin frytet e veta dhe I vjelin krejt njerëzit prej Ademit e deri në fund. Pra, edhe kjo mund të jetë për qëllim sepse shumë herë muslimanët në këtë dunja kanë qenë shumë herë të mposhtur, të nençmuar e të vrarë nën thundrat e gjakpirësve, e pra, në këtë Ditë ata që kanë pasur din-fe le të çohen dhe t’I korrin frytet e tyre.

Jeumiddin- Dita e shpërblimit dhe ndëshkimit, sipas veprave që kanë punuar dhe se ata që kanë punuar mirë e gjejnë atë kurse nëse kanë punuar keq e gjejnë atë sepse Zoti jonë dhe I gjithësisë nuk I bën padrejtësi askujt. Ky ajet për ditën e Gjykimit në mënyrë indirekte paralajmëron vërtetësinë e pejgamberëve sepse ajo Ditë është e fshehtë dhe se njeriu me mendjen e vet, me të arriturat e tij shkencore nuk ka mundësi që ta njoh realitetin e ditës së Gjykimit, ajo patjetër duhet nëpërmjet pejgamberëve të cilët na I transmetojnë fjalët e Krijuesit të asaj Dite.

Ijjake na’bud ue ijjake nestein – Deri më tani këto ajetet e para gjitha janë falenderim, madhërim, lavdërim Zotit tonë, për atë arsye është e preferueshme që në dua sepse Allahu don që të na mësojë neve qysh ta lavdërojmë Allahun tonë, ta madhërojmë para se të fillojmë me lutje dhe dua sepse kjo ndikon që duaja të jetë më afër për tu bërë kabull (e pranuar), pra, Ty të falnederojmë, Zot I gjithë botërave, I Gjithëmëshirshëm, I Mëshirëshëm, për atë arsye kemi cek në hadith se Allahu xh.sh. ka thënë: “Këtë sure Ai e ka ndarë mes Veti dhe robit vet”, Kur thotë elhamdulilahi rabbilalemin- Allahut thotë Mua më lavdëroi robi im, pastaj Më ngriti robi im, Më madhëroi etj.

Pra, neve na mëson qysh të lutemi.

Njëherë Pejgamberi a.s. e ka dëgjuar një sahabi duke e lutur diçka Allahun dhe I ka thënë mos thotë ashtu, por në fillim ta falenderojë Allahun qysh e meriton, pastaj të bëjë salalvate mbi Pejgamberin a.s. sepse kështu është më afër për t’iu pranuar duaja.

Për atë arsye, gjithë ulemaja janë në ujdi, se prej edukatës së duasë është rregull që të fillojmë me elhamdulilah ashtu sikur ka filluar Allahu xh.sh. pastaj ta lavdërojmë Allahun gjatë dhe shumë dhe kështu Pejgamberi a.s. ka vepruar, ai shumë e ka lavdëruar dhe madhëruar Allahun xh.sh. në mënyra të ndryshme dhe pastaj ka filluar të lutet.

Pra, ajetet e para dedikohen për ta falenderuar Allahun xh.sh.

“………………………………..” “Ty o Allah të adhurojmë” Njëherë thamë Ty të falenderojmë, kurse tani Ty të adhurojmë, pasi që Allahun xh.sh e ngritëm lartë dhe Ai meriton të ngritet lartë dhe themi o Allah Ty të adhurojmë, Ty të bëjmë ibadet, vetëm Ty të njohim Zot, nuk ka tjetër që e njohim Zot, kurse gjithë zotërat përveç Teje që I thonë vetes apo ndokush ua ka ngjitur emrat zotëra janë të kotë, dhe e vërtetojmë Njëshmërinë e Krijuesit xh.sh dhe kjo është themel-bazë e gjithë Kur’anit dhe njerëzimit që janë krijuar në këtë dunja.

Pasi këtë e vërtetojmë themi ………………………………… “dhe prej Teje kërkojmë ndihmë”, pasi që Ty Allah të adhurojmë dhe shok nuk të bëjmë, tani prej Teje kërkojmë ndihmë, vetëm Ti je Ai që na ndihmonpër punë të dunjasë dhe të ahiretit dhe s’ka kush tjetër që mundet të na ndihmojë neve. Pa ndihmën e Allahut nuk mundemi të jetojmë, pa ndihmën e Tij nuk mundemi të qëndrojmë në Islam, nuk mundem të bëjmë sabër, nuk mundemi t’I kryejmë këto ibadete e as kafshatën e bukës në gojë ta çojmë,etj. Për arsye kemi nëvojë të themi “dhe prej Teje kërkojmë ndihmë” sepse pa ndihmën e Tij ne nuk mundemi t’I bëjmë ibadet Atij.

Tani ne ulemi, bëhemi modest sepse tjetërkujt kurrë nuk bën t’I lutemi, p.sh. të shkojmë e të lutemi te varrezat, as njeriut, askujt tjetër por ………………………………….. “Vetëm Ty të lutemi, vetëm TY të mbështetemi, vetëm Ty të përulemi, vetëm te Ti kemi shpresë, rixha dhe lutje, prejt Teje kërkojmë shpërblim, falje, mëshirë, rizk,shëndet, prej Teje kërkojmë xhennet” Gjith akëto I lutemi vetëm Allahut dhe nuk dijmë tjetër kujt t’I drejtohemi.

“dhe Ty të drejtohemi të na ndihmosh” ta realizojmë atë ibadetin, adhurimin për të cilin na ka urdhëruar.

……………………………………..

“Drejtona në rrugën e drejtë”, po qysh të na drejtojë Allahu neve? A nuk jemi të drejtuar? Ne falim namaz, e pranojmë Allahun hakk, Pejgamberin a.s hakk, xhenetin dhe xhehnemin hakk, librat e shenjta etj. Ulemaja kanë thënë se ne kemi nevojë që Allahu xh.sh. të na drejtojë më shumë dhe kurrë nuk është e mjaftueshme, kemi nevojë të na forcojë Allahu xh.sh. neve në këtë hidajet që jemi, të na bëjë të fortë në të dhe për këtë Allahu xh.sh. ka thënë: ……………………………………………………

“Dhe ata të cilët janë drejtuar, Allahu u ka shtuar hidajet edhe më shumë dhe atyre u ka dhënë devotshmëri”, dhe ne kemi nevojë të na çelikosë sespe nuk jemi të sigurtë në të, dhe ai I cili mendon se është I sigurtë dhe se nuk frikësohet sse lajthit prej kësaj rruge, ai nuk e ka mirë dhe se duhet të frikësohet se ka mundësi të devijojë, për këtë edhe vet Pejgamberi a.s. ka pasur frikë dhe prej duave që I ka bërë ka thënë: “O Zot, O Ti rrotullues I zemrave! (sepse Allahu e rrotullon zemren, herë ta bën të dhimbshme e herë ta forcon, herë ta bën zemrën që fjala e Allahut të ndikojë e nga njëherë nuk ndikon aspak, dhe si ka thënë Pejgamberi a.s.: “Zemrat e krijesave, robëve janë mes dy gishtave prej gishtave të Allahut dhe Ai I rrotullon si të dojë”) ma vërteto, ma çelikos, ma bën të fortë dinin Tënd”, d.m.th. mos lejo Allah me ndihmën Tënde, me urtësinë, rahmetin dhe më dëshirën Tënde që interesat, mrekullitë, epshet, kënaqësitë e dunjasë të ma marrin zemrën, të ma tërhjeqin”. Pra, kjo është gjë normale se gjërat e dunjasë ta tërhjeqin zemrën e nuk ka kush pos Allahut që të të ruajë atë.

Ne e dijmë se Pejgamberi a.s. ka pasur disa gra, dhe është munduar të veprojë drejt ndaj grave, edhe neve na ka urdhëruar si Kur’ani edhe Pejgamberi që të veprojmë drejt ndaj grave, d.m.th. ai që ka më shumë se një grua, dhe në të njëjtën kohë na ka ndaluar që të martohemi më shumë se sa një grua nëse je I sigurtë se nuk mund të veprosh drejt, dhe për këtë Pejgamberi a.s. thotë: “O Zot! Këtë drejtësi sa jam duke u mnduar që ta ndaj mes grave të mia është ajo që e posedoj unë (nga ana e fjetjes, e ushqimit, veshmbatjes etj) por, o Zot mos ma merr parasysh atë që nuk e kam në dorë (e ka fjalën për zemrën, dhe se nuk ka qenë në gjendje që zemrën e vet ta ketë të njëjtë për të gjitha gratë)”

Pra, kërkojmë hidajet prëj Allahut xh.sh. të na drejtojë në rrugë te drejtë, edhe pse jemi në rrugën e drejtë përsërie lusim Allahun xh.sh. të na udhëzojë në rugën e drejtë. Nëse njeriu të mos kishte pasur nevojë për hidajet-udhëzim mbi udhëzimi nuk do të na kishte porositur Allahu jonë në suren e parë edhe atë shtatëmbëdhjetë herë edhe gjithë herë gjatë reqateve në namaz duke u lutur të na drejtojë në rrugë të drejtë, sikurse edhe në një vend tjetër në Kur’an ku thotë: “O ju që keni besuar! Besoni në Allahun dhe Pejgamberin”. Pra, o ju që keni besuar besoni prap, edhe pse ai ëhstë besimtarë ai ka nevojë që ta forcojë, ripërtërijë besimin e vet.

…………………….. “Rruga e drejtë” – kjo është rruga e drejtë, nënshtrimi I urdhërave të Allahut dhe profetit a.s. pastaj për të treguar se cila është rruga e drejtë na vjen ajeti: …………………………………. “Në rrugën e atyre që Ti I ke nderuar, I ke ngritur lartë, I ke ruajtur prej shirkut, ua ke pranuar adhurimin dhe ibadetin, dhe u ke premtuar shkallë të lartë në ahiret”, ata janë që I ka cekur Allahu xh.sh. në suren

En-nisa: “Ata janë pejgamberët, të drejtit, dëshmorët dhe ata janë njerëz të mirë”. Pra, ne çdo ditë duhet të bëjmë dua që ta na drejtojë në atë rrugë që Allahu I ka drejtuar robët e Vet të devotshëm në krye me pejgamberët.

…………………………………

“Jo në rrugën e atyre që je hidhëruar ndaj tyre o Zot”! Pra, kurrsesi të mos na drejtojë në rrugën e atyre që Allahu është I hidhëruar me ta, ata janë jehudijtë siç ka ardhur në hadith.

Pse Allahu xh.sh. është hidhëruar në jehudijtë? Sepse jehudijtë e kanë ditur te vërtetën dhe e kanë fshehur, e kanë lënë pas shpine, janë bërë kinse nuk e dijnë hakkun dhe Allahu është hidhëruar ndaj tyre dhe I ka mallkuar. Pra, mos na drejto në rrugën e tyre O Zot! Na forco në rrugën e vërtetë, të atyr me të cilët Je I kënaqur.

Ulemaja kanë thënë se ne këtë dunja njeriu nuk del prej tri rasteve: 1. Ose e di hakkun dhe punon me të vërtetën, siç janë ata të rrugës së drejtë, 2. e dijnë hakkun dhe nuk punojnë me të, siç janë jehudijtë ku Allahu është I hidhëruar ndaj tyre, dhe 3. nuk e dijnë hakkun dhe nuk punojnë me të sepse nuk e dijnë dhe ata janë EDDAL-LIN – të humburit, për shkak se janë të humbur, në humnerë e që janë të krishterët sespe këta as nuk e kanë njohur dinin e vet dhe as nuk e kanë adhuruar Allahun xh.sh. me drejtësi. Këta janë të humbur, për atë arsye realiteti dhe vepra, ibadeti I tyre janë sikurse lindja dhe perëndimi mes veti, nuk kanë të bëjnë me asgjë – të humbur në humnerë. Ata nuk e dijnë kënd e adhurojnë, kujt I bëjnë sexhde, nuk dijnë kënd e lutin e kujt I përulën nuk dijnë, edhe nëse I pyesëm se kënd e adhurojnë nuk e dijnë, herë thonë Zotin, herë Jezusin e herë të dy bashkë dhe nuk e dijnë kënd e kanë bazë janë të humbur.

Pra, ne e lusim Allahun xh.sh. të na ruajë këtë nimet që jemi në rrugë të drejtë, nga të dy anët, e lusim që të na ruajë këtë nimet dhe të na ruajë prej asaj belaje, të na ruajë prej atyre që kanë devijuar, ata të cilët kanë shkuar në humnerë në dunja dhe ahiret. AMIN!

Falenderojmë Allahun xh.sh. për dinin Islam, për Kur’an, për Pejgamberin a.s. për të mirat e shumta dhe të panumërta që na I ka dhuruar, e falenderojmë Atë që na zgjodhi të jemi pjesëtarë të ummetit të Pejgamberit a.s., e falenderojmë Allahun xh.sh natën dhe ditën deri sa të kënaqet Zoti ynë, falenderojmë Allahun xh.sh. edhe pasi të kënaqet Ai, falenderojmë Atë qysh Ai don dhe kërkon për Veten e vet, bëjmë salevate dhe selame për Pejgamberin a.s., robin e dashur të Allahut xh.sh. të cilin e zgjodhi për mik dhe pejgamber të fundit, I cili nuk la asgjë në dinin e Allahut pa e shpjeguar deri sa e plotësoi dhe nuk la rrugë të mbarë që nuk na tregoi dhe udhëzoi në të dhe nuk la rrugë të keqe e që nuk na e tërhoqi vërejtjen prej saj.

Zoti xh.sh. me Madhërinë e Vet, Urtësinë e Vet, Drejtësinë e Vet ka dashur që këtij njerëzimi t’I dërgoj pejgamberë, pasi që I krijoi dhe I bëri mëkëmbës në tokë dhe u tha melaikeve se “Unë në tokë do të sjell një mëkëmbës Timin” dhe Zoti bëri atë që dëshiroi, me urtësinë dhe mëshirën e Vet nuk I la ata njerëz të humbur, të bredhin poshtë dhe lartë e duke mos e njohur Krijuesin, realitetin, të vërtetën, , por mëshira e Allahut ishte edhe më e madhe, dhe Allahu xh.sh. u dërgoi pejgamber njerëzimit, gjeneratë pas gjenerate, ummet pas ummeti deri në Pejgamberin tonë a.s.

Gjithë kjo është bërë në mënyrë që njerëzit nesër kur të dalin para Allahut të mos kenë arsye e justifikim e të thonë se nuk e kemi ditur të vërtetën.

Thotë Allahu xh.sh. “të dërguar prej Allahut, përgëzues dhe qortues, I përgëzojnë për xhennet dhe I qortojnë, ua tërhjeqin vërejtjen njerëzve nga xhehnemi në mënyrë që njerëzit të mos këne arsye nesër kur do të dalën para Allahut në ditën e gjykimit”.

Kështu pra, njerëzit nesër kur do të dalin para Allahut në ditën e Gjykimit nuk kanë arsye dhe të jusfikohen duke thënë se nuk e kanë ditur realitetin dhe se atyre nuk u ka ardhur përgëzues dhe qortues.

Për këtë, Allahu çdo ummeti u ka dërguar pejgamber, “…dhe në çdo ummet kemi dërguar të dërguar”, pra nuk ka pasur ummet-popull që Zoti xh.sh. nuk u ka dërguar pejgamber, “nuk ka pasur ummet që nuk ka pasur të dërguar për t’ua tërhjequr vërejtjen njerëzve” dhe ky është ligji I Allahut xh.sh. ndaj krijesave të Veta, dhe që të gjithë pejgamberët e kanë pasur një qëllim dhe qëllimi I tyre ka qenë gjithmonë I njëjtë, dhe kjo nuk është çudi sepse Krijuesi që ata I ka dërguar është Një, është Allahu subhanehu ve teala dhe thotë: “…dhe kemi dërguar në çdo popull pejgamber ku të gjithë e kanë pasur një qëllim, ta adhuroni Allahun dhe tu largoheni besimve të kota”.

Mëshira e Allahut është që me pejgamberët të jenë shoqërues edhe librat e shenjta të Zotit xh.sh. e që neve na janë të njohura katër librat e Allahut xh.sh. duke filluar prej Teuratit I cili I ka zbritur Musaut a.s., pastaj Zeburi I Davudit a.s., Inxhili I cili I ka zbritur Isaut I biri I Mejremes a.s. dhe së fundi Kur’ani I madhëruar I cili I ka zbritur pejgamberit s.t.a.v.s.

Këto janë katër libra të mëdha dhe kjo nuk do të thotë se janë vetëm këto katër libra dhe të tjera nuk ka pasur, nuk mundemi të garantojmë një gjë të tillë, këto na janë të informuara nga Kur’ani dhe ne si muslimanë nuk dyshojmë në vërtetësinë dhe shënjtërinë e këtyre librave nga ana e Allahut xh.sh. të cilat dallojnë njëra prej tjetrës në shumë çështje, mirëpo që të gjitha librat që janë cekur dhe ato të cilat nuk janë cekur që të gjitha në thelb e kanë një mission një qëllim, ndërsa në çështjet sekundare dallojnë, në juriprudencë-sheriat, në jetën e përditshme në lejesa dhe ndalesa sipas kohës dhe vendit ndërsa që të gjitha e kanë pasur një qëllim për t’I ftuar njerëzit në adhurimin e Allahut xh.sh.

Pra, nuk gjejmë libër të shenjtë I cili e urdhëron popullin që të adhuroj dikënd tjetër jashtë Zotit xh.sh. edhe pse ato janë të devijuara ajo është çështje tjetër, sepse Allahu xh.sh në Kur’na I cek në shumë vende devijimet e tyre se si ata me duart e veta kanë shënuar atë që u ka konvenuar dhe kanë fshirë atë që nuk u ka konvenuar.

Sidoqoftë të devijuar dhe kanë pësuar ndryshim të madh, por neve na intereson se ata në realitetin, në esencë janë të shëndosha, mirëpo një çështje tjetër që për ne si musliman është shumë me rëndësi sepse pyetemi shumë herë, një ithtar ideal I Teuartit, një tjetër I përpiktë I Inxhilit dhe një I përpiktë I Kur’anit dhe që të tre a janë të barabartë para Allahut gjegjësisht a shkojnë të tre në xhennet?

Përgjigja është e qartë dhe e shkurt, assesi nuk jnaë të barabartë, çështja që ka mundësi neve të na bëjë të dyshojmë është se përderisa ne pohojmë se Teurati, Zeburi dhe Inxhili janë libra të shenjta të Allahut dhe se ithtarët e tyre duhet të jenë njerëz, rob të devotshëm të cliët I zbatojnë urdhërate Allhut ashtu si I zbatojmë ne muslimanët urdhërat, ndalesat që na kanë ardhur në Kur’an, pra, në shiqim të parë thiemi se duhet të jenë të barabartë, mirëpo e vërteta është se asnjëherë nuk munden të jenë të barabartë. Piksëpari librat e mëparshëm kanë qenë të përkohshëm dhe të caktuar për atë popull që u kanë zbritur, Teurati ka qenë për popullin e Musaut a.s. pra nuk ka qenë për arabët, gjithashtu Zeburi është vazhdueshmëri e Teuratit që I zbret Davudit dhe kjo pastaj është vazhdueshmëri hallkë e zinxhirit të pejgamberëve të ttë një populli që janë benu israilët-evrejtë, poashtu edhe Inxhili është për atë popull-evrejtë që në të ka qenë Isau a.s. për një kohë të caktuar, dhe çdo libër I shenjtë anulohet me ardhjen e një libri të ri të shenjtë gjegjësisht sheriati I tij anulohet dhe vjen në funksion sheriat I ri që ka ardhur, pra Inxhili e anulon Teuratin dhe Zeburin kurse ardhja e Kur’anit I anulon ato libra të tjera të mëhershme dhe në esencë mbeten si të vërteta ndërsa për të punuar më to anulohen, sepse Kur’ani I përfshin ato dhe shumë gjëra tjera që fare s’kanë qenë të përmendura në Teurat, Inxhil dhe Zebur. Allahu xh.sh. në Kur’an e cek: “Thuaj ti, o ju ehlul kitab (pauses të Teuratit dhe Inxhilit-krishter dhe evrej) ejani të gjithë në fjalën e Allahut, ta adhurojmë Zotin Një”, pastaj Pejgamberi a.s. thotë: “Vallahi nuk ka krishter e as evrej që dëgjon për mua dhe nuk më beson e që Allahu atë nuk e fut në xhehnem”, pastaj specifik e Kur’anit është se është I gjithanshëm dhe nuk është vetëm për një popull, por është për gjithë botën, gjithë njerëzit dhe kohërat, për atë arsye nevoja e ka kërkuar dhe këtë Zoti e ka ditur para se ta zbret Kuranin sepse Kur’ani ka nevojë të përfshirë gjëra dhe të jetë më I gjerë sesa që kanë qenë librat e shenjta të mëhershme.

Kur’ani I ka zbritur Pejgamberit a.s.Allahu xh.sh. këtë ummet e ka ngritur lartë dhe thotë: “Ju jeni ummeti më I mirë që ndonjëherë keni dalur në fytyrë të tokës”, dhe kjo është krenari e madhe për ne sespe Allahu na ka nderuar shumë dhe na ka bërë që ne të jemi ithtarët e më të dashurit të Tij, zotërisë së gjithë njerëzimit, të parëve dhe të fundit, I pari I cili ringjallet, I pari I cili troket në derën e xhenetit, I vetmi I cili pranon të merr guxim dhe u bën shefaat-ndërmjetësim njerëzve dhe veçoritë e tij janë të shumta.

Pejgamberi a.s. si fëmijë historinë e tij e ka të bujshme dhe ka ar-stoli, të kthjelltë si loti, edhe pse është lindur dhe rritur në një shoqëri total të degjenruar, në një shoqëri të çrregulluar ku I forti e ka ngrënë të butin dhe I vështiri të ligun, një shoqëri që të gjitha raportet njerëzore kanë qenë kontra në çrregullim, megjithatë Zoti xh.sh. e ka ruajtur prej te gjitha të këqijave, kurrë në jetën e vet nuk u ka bërë sexhde, ruku idhujve të shumtë të cilët ishin në Mekke, veç brenda në obor të Qabes kanë qenë dikund rreth 360, kanë pasur edhe jashtë Mekkes e mos të flasim se sa kanë pasur nëpër shtëpitë e tyre, kurse Pejgamberi a.s. kurrë nuk është pajtuar me adhurimin që populli I vet e kanë bërë.

Historia e tij është shumë e gjatë por ne fillojmë me shpalljen e Kur’anit sepse kjo na intereson. Ajshia r.a. gruaja e Pejgamberit a.s. tergon se Pejgamberi a.s. kur ka qenë ne moshën dyzetvjeçare dhe kur ai ka arritur në këtë kohë, ka dashur Allahu xh.sh. të filloj me zbritjen e Kur’anit, Pejgamberi a.s. nuk e di se çka do të bëhet me të, tjerët e dinë kurse ai nuk e di. Njëherë kur Pejgamberi a.s ka shkuar me ebu Talibin axhën e vet, kjo është e vetmja rrugë e udhëtimt për Sham që e ka marrë në jetën e vet ku ka dalë për tergti prej gadishullit arabik, në rrugë e sipër janë ndalur në një vend për të pushuar dhe janë takuar me disa të krishterë pasi që atëherë ka dominuar perandoria bizantine dhe një prift kur e sheh Pejgamberin e vëren se një re I ec përmbi dhe I thotë ebu Talibit se a ka mundësi që t’ia ofroj atë vogëlush për të biseduar me të. E mer atë në një vend të qetë dhe I bën disa pyetje, I thotë kur sheh ëndërr a I dalin ashtu siç I sheh, Pejgamberi I thotë se po, pastaj I merr leje që t’ia shplojë shpinën dhe ta shoh, ky I ri nuk di por I dëgjueshëm, prifti ia sheh vulën e pejgamberllëkut që e ka lexuar në Teurat dhe Inxhil, pasta iu afrua ebu Talibit dhe I bëri disa pyetje për të dhe I thase këshilla e tij poër këtë djalë që ai të kthehet menjëherë sepse frikësohet se mos I ndodh diçka seopse ky do të jetë dikushi, sepse ai ia pa shenjat të cilat I ka cekur Teurati, Zeburi dhe Inxhili. Kështu në moshën dyzet vjeçare siç tregon Ajshia r.a. ajo tregon fillimin si ka filluar shpallja e Peëjgamberit a.s. ajo ende nuk ka qenë gruaja e tij por tregon situatën qysh ka qenë dhe thotë se së pari ka parë ëndrra dhe gjithmonë ato I kanë dalur të kthjellta ashtu sikur del mëngjesi I kthjellët dhe gradualisht I është future dashuria në shpirt që të vetmohet, edhe te na ka njerëz që dëshirojnë të vetmohen dhe në lidhje me këtë ulemaja e kanë pëlqyer këtë sepse është sifat I mirë që njeriu të gjejë kohë dhe të vetmohet sepse nga ana psikologjike natyra e njeriut është se kur është gjithmonë me dikënd në kontakt nuk ka kohë të ndalet dhe të mendojë për vetveten e vet, e kur njeriu vetmohet në xhami, shtëpi ose natyre dhe ndalet e mendon në krijesat e Allahut xh.sh., në mëkatet e veta dhe bën një rrotullim të shpejtë të mëkateve te historisë së vet që I kanë kaluar dhe kështu kanë vepruar selefët e parë të ummetit tonë, pra është mirë që njeriu nganjëherë të qëndroj vetëm dhe të kujtohet sepse vetëm kemi lindur, vetëm do të vdesim dhe vetëm do të ringjallemi. Pra, Pejgamberit a.s. I është future në shpirt dashuria e vetmisë dhe është vetmuar, kështu ka filluar të shkoj në një shpellë që quhet Garu Hira bukur larg Mekkes dhe atje ka qëndruar disa ditë në të, d.m.th. aq fortë që është thelluar në mendime në krijmin e natyrës, gjithësisë se kush e ka krijuar atë, kush e krijoi këtë, kush e krijoi njeriun dhe këshut ka harruar të hajë dhe të pijë, dhe ne e dijmë se kur njeiriu është I angazhuar me një çështje të dunjasë