Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Ftesë për Bashkëpunim
Autorët e filmave "Rruga e Lumturisë - Namazi" dhe "Ramazani dhe Agjërimi" për një projekt të ri kerkojnë skenar të përfunduar apo bashkëpunim me ndonjë skenarist.
Na kontaktoni . {Stafi i Krenaria.com}
 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA arrow PEP arrow Si të lutem për vajzën që e dua?
Si të lutem për vajzën që e dua? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Krenaria   
Monday, 26 November 2007
Pyetja: E dua një vajzë me qëllim të pastër, si t’i lutem All-llahut xh.sh. për këtë punë?
 
Përgjigjja (nga Dr. Shefqet Krasniqi): All-llahut a.z.v.xh. duhet lutur jo vetëm për këtë punë, por për të gjitha punët e kësaj bote.
Vëllezër dhe motra të nderuar lutjuni dhe drejtohuni All-llahut a.z.v.xh. me metoda të ndryshme por të lejuara në Islam. Të gjitha kthehen në një, me dua dhe lutje, ose falë namaz istihare për këtë rast, që All-llahu a.z.v.xh. të zgjedhë për ty atë që është më e mirë për ty, ngase ti në atë namaz I drejtohesh All-llahut xh.sh. me këto fjalë:

“O Zot, nëse kjo punë imja, është e dobishme për fenë dhe jetën time, për kohën e ashme dhe të ardhmen, ma mundëso realizimin e saj, ma lehtëso mua këtë dhe më beko në të. E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, largoje këtë nga unë dhe më largo mua nga kjo e më përcakto mirësinë (mbarësinë) kudo që të jetë dhe më bëj të jem i kënaqur me të”. [Traansmeton Buariu (1162) nga Xhabir ibn Abdullahu r.a.].
Pra, ti mos u lut, por leja All-llahut xh.sh. ta zgjedhë më të mirën për ty, kurse ti thuaj: O Zot! Ti e di më mirë edhe pse unë po i nguli këmbët, sepse unë nuk e di ngase jam i paditur se çka është më mirë për mua e çka nuk është mirë për mua. T’i kërkosh kohët në të cilat më shumë pranohet lutja si p.sh. ndërmjet ezanit dhe ikametit, të falësh namaz në pjesën e tretë të natës. Kur të tjerët flejnë, atëherë ti drejtohu All-llahut xh.sh. me lutje të sinqertë.

Transmeton Buahriu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
“Zoti ynë i Lartmadhërishëm zbret çdo natë në qiellin e kësaj bote, në pjesën e tretë dhe të mbramë të natës, dhe thotë:

“Kush më lutet mua që t’i përgjigjem! Kush kërkon prej Meje që t’i jap! Kush kërkon falje që t’i fali atij”. [Transmeton Buhariu (1145) dhe Muslimi (1769)].
Prandaj ata të cilët bëjnë mëkate, ata të cilët kanë nevoja, ata të cilët kanë probleme, e të gjithë ne kemi nevojë, atëherë zgjohuni në pjesën e tretë të natës dhe luteni All-llahun a.z.v.xh.. Ta lutësh All-llahun xh.sh. shumë dhe shpesh. Jo të thuash se njëherë e kam lutur dhe nuk ka asgjë nga kjo punë, por lute All-llahun xh.sh. pandërprerë. Lute All-llahun a.z.v.xh. derisa të realizohet dëshira jote, apo derisa All-llahu xh.sh. ta kompenson atë me ndonjë tjetër. Lute në namaz, lute edhe kur je në sexhde, madje edhe në gjuhën shqipe por kur je në namaz vullnetar (nafile) e jo në namaz të obliguar (farz).
 
Tjetri >

Aktivitetet Tona

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)