|
Shkruar nga Krenaria
|
|
Monday, 26 November 2007 |
|
Pyetja: Një shok imi ka huazuar para për shkollim. Ato para duhet t’i kthejë me kamatë. Ky shok e ka ditur se nuk bën të marrë para me kamatë, mirëpo këtë e ka bërë ngase e ka pasur imanin e dobët. Ky shok mendon të bëjë kështu: T’i kthejë paratë por pa kamatë, kurse ata prej tij kërkojnë kamatën apo ta burgosin. Ky ka vendosur të mos u japë atyre kamatën fare, sepse nuk dëshiron të zhytet në haram, por e preferon burgimin. Çka të bëjë në këtë rast?
Përgjigjja (nga Dr. Shefqet Krasniqi): Paret e kamatës që i ka marrë ai s’ka dyshim se kanë qenë haram dhe janë haram. Mirëpo ai nuk mund të shtyhet me shtetin. Nëse hyn në burg e humbë shkollën, punën etj. Kjo nuk është në rregull. Nëse ka zgjidhje tjetër në mënyrë që të mos e paguajë kamatën, mos ta paguajë. E nëse nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta paguajë kamatën, sepse nëse nuk e paguan, atëherë do ta burgosin, do t’ia konfiskojnë pasurinë etj., atëherë le ta paguajë dhe le të kërkojë falje prej All-llahut a.z.v.xh., sepse mëkati ka kaluar dhe ndoshta All-llahu a.z.v.xh. ia falë atë atij. Tjetër nuk di çka të them, All-llahu xh.sh. di më së miri. |