Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Lajmet Online
HTML clipboard
 
 

Ligjërata Direkte

E Martë 21:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas namazit të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA arrow SHKRIMET TUAJA arrow POSTULATI MBI RINGJALLJEN!
POSTULATI MBI RINGJALLJEN! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Muhamet Krasniqi   
Tuesday, 23 June 2009
Postulati është një koncept që shërben si tezë në matematikë e logjikë dhe pranohet si një e vërtetë e pamohueshme, pa qenë nevoja të provohet.
Besimi në jetën pas vdekjes është një ndjenjë postulative, që njeriut i është rrënjosur në tërë qenien e tij, pavarësisht dëshirës së tij, prandaj ky e beson atë pa pasur nevojë t’i vërtetohet nëpërmjet përvojës.
Idenë mbi ringjalljen e ka të vendosur çdo njeri në qenien e tij. Kjo ide mbi botën e përjetshme nuk mund të vijë nga një krijesë e përkohshme siç është njeriu, ngase e përkohshmja vetvetiu nuk mund të përfshijë apo të krijojë ide mbi të përhershmen, por ideja mbi ringjalljen vije nga një fuqi supreme, e përkryer siç është Zoti, sunduesi absolut i Cili, mbi çdo qenie njerëzore ka krijuar idenë mbi botën e amshuar, në mënyrë që ata të mos ndihen të dëshpëruar, dëshpërim ky i cili ndikon që njeriut t’i zbukurohen kënaqësitë e çastit, të cilat bëhen shkak t’i pamundësohen përpjekjet që qojnë drejt kënaqësive të përjetshme.

Fakti se një person mund të mos dijë se çfarë gjendet prapa një kodre, nuk është argument se asgjë nuk gjendet prapa saj. Ashtu siç njeriu e di se prapa një kodre patjetër duhet të gjendet diçka, edhe pse nuk di çfarë, njësoj duhet ta dijë se, pas kësaj bote materiale, gjithsesi do të pasojë ajo shpirtërore, e cila është e amshueshme.
Këtu kemi të bëjmë me botën transcendentale, atë të neumeneve, të cilën nuk mund ta vërejmë me anë të shqisave e përvojës, por vetëm me anë dhe në bazë të kuptuarit mendor.
Mendimtari e filozofi i njohur indian Vahiduddin Hani ka thënë: “Nëse etja për ujë na dëshmon ekzistencën e tij, gjithashtu edhe etja për drejtësi medoemos dëshmon ekzistencën e saj. Dhe, pasi që drejtësi ideale në këtë botë nuk ka, kjo është dëshmi në ekzistimin e botës tjetër në të cilën ajo do të realizohet”  

Ta elaborojmë këtë thënie përmes disa shembujve metaforikë-alegorik.
- Nëse një person vije në ekzistencë në moshë të rritur dhe të ditur, veprimi i parë që ai do ta bënte pasi ta kaplon uria do të ishte kërkimi i ushqimit. Supozojmë se ai gjen ushqim pas një kërkimi të shkurtër. Pasi ai ta ketë ngrënë atë, zemra dhe tërë qenia e tij kërkon diç të lëngët, si uji. Fakti se ai person mund të mos ketë pasur ujë pran vetes, nuk është provë se uji nuk ekziston. Ai me tërë qenien e tij ndjen se diçka e lëngët ekziston edhe pse nuk e ka afër vetës.

- Botërisht dihet se robi ka vetëm një synim, arritjen e lirisë, ai është i etur për liri. Fakti se robi nuk është i lirë për momentin, nuk është dëshmi se liria nuk ekziston. Liria nuk ekziston vetëm për robin, por jo edhe për të tjerët. Megjithatë, liria mund të ekzistoj edhe për robin, por vetëm nëse ai refuzon të nënshtrohet dhe nuk pushon së kërkuari atë.

- Në këtë botë nuk ka drejtësi ideale, absolute dhe ky fakt, siç e ka shprehur autori i lartcekur, është vetëm një prej argumenteve logjike, ndër shumë të tjera shkencore e aksiomatike, që dëshmon se ekziston një botë tjetër ku drejtësia ideale do të bëhet realitet.

Njëri ndër përfaqësuesit më të shquar të filozofisë klasike gjermane, Imanuel Kant, thoshte: "Zoti nuk na ka krijuar vetëm për jetën e kësaj bote! Sikur të ishim te krijuar vetëm për jetën e kësaj bote, do të rezultonte një shaka të luajtur nga Krijuesi me qeniet njerëzore".
Ndjenjë e njëjtë rëndon edhe mbi ne, kur e vështrojmë kozmosin dhe meditojmë rreth tij; kur i analizojmë padrejtësitë që bëhen mbi njerëz të pafajshëm, me tërë qenien tonë e ndjejmë ekzistencën e një fuqie të përkryer, që ka përgatitur një botë tjetër për krijesat të cilat, do të shpërblehen në bazë të asaj që kanë vepruar.
Gjithsecili nga ne jemi dëshmitarë se padrejtësitë në ketë botë janë konsistente, të vazhdueshme. Sa shfrytëzimi, dhunimi, krimi e terrori bëhet nga krijesa të pandërgjegjshme mbi krijesa të pafajshme, ndërkaq në anën tjetër sa njeriu në këtë botë punon me vullnet të pastër, në përputhshmëri me arsyen e obligimet e caktuara nga Zoti, dhe asnjë prej këtyre dy kategorive njerëzish nuk e marrin dënimin përkatësisht shpërblimin e merituar në këtë botë. Një Zoti i Drejte dhe i Mëshirshëm siç është Krijuesi ynë, nuk ka mundësi që kriminelët, t’i barazoj me ata mbi të cilët është ushtruar krimi. Këto dy kategori njerëzisht: shkaktuesi i viktimës dhe viktima, asnjëherë nuk do të kenë pozitë të barabartë në botën e amshuar.
Bota materiale në të cilën veprojmë është e shkurtër, kalimtare dhe është vetëm shkaktare për ta arritur botën e ardhshme.


Muhamet Krasniqi
Student i Departamentit  të Sociologjisë – UP

 
< I mëparshmi

Kontribuoni...

Xhirollogaria jonë:

K u l t u r   V e r e i n

K r e n a r i a

Watter str. 84
8105 Regensdorf
Schweiz (Zvicërr)
Raiffeisen Bank
Konto Nr: 904406

Aktivitetet Tona

Gjermani qe pranoj Islamin

Dhjetë projekte për Ramazan - Muhamed Husejn Jakub
Fundi i vitit shkollor Dr.Shefqet Krasniqi  www.krenaria.com
Testi i matures Dr.Shefqet Krasniqi