Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Konfirmoni Regjistrimin

Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com}

 

Ligjërata Direkte

E Martë 21:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas namazit të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Të kapesh për lidhjen e cila nuk këputet kurrë I PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Krenaria   
Wednesday, 03 June 2009
Le të shkoj me Zemrën
 Yasmin Mogahed

 Ai ishte i shkretuar. Burimi i tij i vetëm ushqimor ishte zhdukur. Tërë ajo që dinte tashmë kishte shkuar. Papritur, bota u bë e ftohtë dhe vetëm të huajt po e rrethonin. Fëmiu i posalindur qante. Mendonte se jeta e tij kishte ma
rë fund. Fëmiu nuk e kuptonte se dikush do të përkujdeset për të. Një plan ishte gati për të. Dhe të gjitha ato që i ishin marrur, Mbrojtësi i tij do t´ia zëvendësojë me më te mira.
Ushqimin që e kishte marrë më parë përmes gjakut, tani do ta marr përmes qumështit të nënës. Dhe muret e pajetë të mitrës së nënës - për të cilat më parë mendonte se ishin mbrojtja e tij e vetme - do të zëvendësoheshin së shpejti me krahët rehatues të familjes.
Por, ende fëmijës së posalindur i dukej sikur kishte humbur çdo gjë.

Shumë nga ne ndihemi sikurse ky fëmi. Ka kohë në të cilat ndjejmë se kemi humbur gjithçka ose gjërat duken të shpartalluara dhe jo ashtu siç do të donim të ishin.
Kohë pas kohe madje kemi ndjenjën se jemi të braktisur dhe asgjë nuk shkon ashtu siç e kemi planifikuar.
Por si te foshnja e posalindur, gjërat nuk janë ashtu si duken dhe tevekuli (mbështetja në Allahun) duhet të kuptohet që Mbrojtësi jonë ka një plan për ne.
Tevekuli do të thotë të besosh plotësisht që plani i Allahut është plani më i mirë. Tevekuli është të besosh thellë që Allahu do të përkujdeset për ty - edhe atëherë kur gjërat duken të paarritshme.
Tevekuli është të qëndrosh para Detit të Kuq - si pejgamberi Musai (alejhi selam) - me një ushtri armike prapa teje dhe megjithatë të mos zbrapsesh duke ditur që Allahu do të të shpëtojë. Duhet besuar plotësisht që kur Allahu e merr gypin ushqyes të kërthizës, Ai do ta zëvendesojë atë me qumësht.
Nuk mund të ketë besim pa tevekul; dhe nëse ka besim të vërtet, atëherë tevekuli duhet gjithmonë ta ndjek atë. Allahu thotë në Kur´an, (kuptimi i përkthyer shqip):
    E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e     tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet     besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre. [El - Enfalë 8:2]                                                                                                 _______________________________________________
                                                Pra, si mundemi të mos vejmë besimin tonë të plotë në Allahun?
                                                    _______________________________________________

Po ta kuptonim realitetin dhe fuqinë e Allahut në të vërtet, do ta vërenim që është dobësi e mendjes së njeriut, të mos mbështetet në Allahu. Në të gjithë universin nuk ndodhë asgjë pa lejen e Allahut. Madje as edhe një fletë nuk bie nga pema pa lejen e Tij. Kuptimi i ajeti kuranor mund të përkthehet si:
I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send. [El-Mulk 67:1]

Pra, si mundemi të mos vejmë besimin tonë të plotë në Allahun?

Allahu u thotë besimtarëve në Kur´an, përkthimi i kuptimit:

Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut le t'i     mbështeten besimtarët. [Et-Teube 9:51]

Kur´ani e sqaron këtë:

Dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij,  [Et-Talakë 65:3]

Dhe në realitet nuk ka asgjë dhe askund tjetër që do të ishte e mjaftueshme.
E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i     dijshëm. [El-Bekare 2:256]

I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Sikur ju të mbështeteshit në Allahun me mbështetje (tevekul) të njëmendtë, Ai do  t´ju furnizonte ashtu siç i furnizon shpezët, gdhijnë të uritur, ndërsa ngrysen të ngopur." (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith është hasen)
Dhe ashtu si i furnizon Allahu zogjtë dhe foshnjën e posalindur, Ai na furnizon nga se kemi imagjinuar fare.

www.shams.wordpress.com

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Kontribuoni...

Xhirollogaria jonë:

K u l t u r   V e r e i n

K r e n a r i a

Watter str. 84
8105 Regensdorf
Schweiz (Zvicërr)
Raiffeisen Bank
Konto Nr: 904406

Aktivitetet Tona

Tash Online

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Gjermani qe pranoj Islamin

Dhjetë projekte për Ramazan - Muhamed Husejn Jakub
Fundi i vitit shkollor Dr.Shefqet Krasniqi  www.krenaria.com
Testi i matures Dr.Shefqet Krasniqi