Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Konfirmoni Regjistrimin

Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com}

 

Ligjërata Direkte

E Martë 21:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas namazit të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Korrja e hidhur PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sheikh Abdulmalik El-Kasim   
Monday, 18 May 2009

Ne emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Ne atë kohe unë isha mësues i një grupi te mësimit te Kur´anit ne xhaminë e mëhallës tone. E pash atë djalë pas çdo namazi te akshamit, mundemi me thëne qe i kishte 15 vjet. E kishte një Kur´an te vogël me veti dhe e lexonte vetëm - jo nuk po e lexonte ne te vërtet, por ai vetëm po bënte kështu qe te dukej kinse është duke e bere ketë gjë.
Ai vazhdimisht na shikonte me një shikim te turpshëm dhe te vjedhur, kureshtar për te ditur se çfarë po bëjmë.

Nganjëherë mundohej te na dëgjonte se për çfarë po flasim. Kur e shikoja, ai e kthente kokën nga ana tjetër dhe e vazhdonte recitimin e tij sikurse nuk e kishte nder mend te na shikonte.
Ai rrinte aty ulur për dite ne mënyrë te njëjtë te vetmuar dhe me shikimin e njëjtë te turpshëm. Me ne fund një dite pas namazit te Jacisë vendosa t´i flas.
"Esselamu alejkum, unë quhem Salman dhe jam drejtuesi i këtij grupi te mësimit te Kur´anit ne ketë xhami. "
"Dhe unë quhem Khalid."
Për çudi u përgjigj aq shpejte saqë po e priste një kohe te gjate te thotë ketë dhe ta pyet dikush.
"Ne cilën klasë je, Khalid?"
"Ne klasën e 8 ... dhe ... e dua Kur´anin shume."
Për çudi, pse e shtoj ketë fjali te fundit? E pyeta i besueshëm:
"Dëgjo Khalid, a ke pak kohe pas namazit te akshamit? Do t´ishte nder për ne te na bashkohesh ne klasën tone."


"Çfarë? Te Kur´anit? Halakajes? Po ... perse, patjetër (shume i gëzuar). Do te jem aty insha Allah."
Ne atë nate nuk mundesha te mendoja për gjë tjetër, veçse atë djalë dhe për mjegullinë qe po e rrethonte sjelljen e tij. Gjumi nuk me merrte dot. Mundohesha ta gjeja një përgjigje për atë qe pash dhe dëgjova, por nuk kishte asnjë. Mu kujtua një vargje e një poezie:
"Ditët e ardhshme do ta zbulojnë sekretin dhe lajmet e reja do vijnë nga aty nga ku nuk mund ti shohësh kurrë. "
U ktheva ne anenë e djathte dhe e futa dorën time nen faqen time. O Allah, Ty te nënshtrohem dhe Ty ti besoj çështjet e mija.
~ ~ ~
Subhanallah, sa shpejte po kalonte koha. Khalidi vinte tani rregullisht ne grupin tone, me plote energji dhe i shkëlqyeshëm ne mësimin përmendsh te Kur´anit. Ai ishte shoku i gjithkujt dhe gjithkush ishte shoku i tij. Nuk mundeshe dot ta shihje pa një Kur´an ne dore ose ne një rend tjetër ne namaz përpos atij te parit.
Nuk kishte gjë te çuditshme veçse mungesat e tija te gjata psiçikishtë te cilat u shfaqeshin nganjëherë. Kishte kohëra, ne te cilat sytë e tij qelqor i pasqyronin mendimet e tija te pa fund, te cilat i kishte brenda ne veti. Nganjëherë e dinim qe trupi i tij ishte prezent mirëpo shpirti i tij ishte diku tjetër, po përmbytej ne një bote tjetër. Nganjëherë e frikoja. Çdo gjë qe vinte pas ishte një murmuritje dhe ai do t´ishte i pari i cili do ta mohonte ketë reagim.
Një nate shkova me te të bregu. Sekreti i tij ishte ndoshta aq i madh (sikurse gjithë deti), dhe kjo ndoshta do ta çlodhte pak qe ti lëshoje vuajtjet dhe dhimbjet e tija. Ne arritëm te bregu dhe i vështronim valët e detit. Hëna ishte e plote. Ishte një atmosfere e huaj. Errësira e natës po e takonte errësirën e detit dhe ne mes tyre ishte hëna e ndriçuar.
Ishte pak e çuditshme ti ndërhyj kësaj atmosfere, e ngjashme me turpin tim ndaj Khalidit.
Rrezet e hënës se qete qëndruan ne valët e qeta te detit. Unë qëndrova pas atij djali te urte. E gjithë skena ishte e qete.
Por pastaj! Por pastaj! Por pastaj!
E gjithë kjo u shkatërrua dhe u trazua kur djali ra ne toke, dhe i lëshoje lotët te rrjedhin nga zemra. Vendosa ta mos e ndërpres shpërthimin emocional te djalit, kripësia e lotëve do ti ndihmojnë ndoshta te qetësohet dhe ti pastroj dhimbjet.
Mbas disa minutash, ai tha, me lot ne sy:
"Ju dua te gjithëve shume ... e dua Kur´anin ... dhe ata qe e duan atë. I dua vëllezërit besimtar, te moralshëm, vëllezërit te pastër. Por ... babai im ... është babai im. "
"Babai yt? Çka ka ndodhe me babin tënd, Khalid?"
"Babai im me qortoj te mos sillem kot me ju njerëz. Ai ka frik. Ai ju urren te gjithëve. Dhe ai gjithmonë mundohet te me bind qe t’u urrej edhe unë. Ne çdo qastë mundohet ta provoje qëndrimin e tij me tregime dhe fabula. Por ... kur ju pash juve njerëzve ne Halakah, sesi po e recitoni Kur´anin, atëherë shihja diçka krejtësisht tjetër. E shihja dritën ne fytyrat tuaja, ne rrobat tuaja, ne te gjitha fjalët e juaja, edhe kur heshtnit, mundesha ta shihja dritën.
Dyshoja ne përrallat e babait tim, prandaj qëndroja ulur pas namazit te akshamit aty, po ju shikoja, po pretendoja te jem edhe unë anëtar te atij grupi ne mënyrë qe ta ndaja dritën me ju. Mua ... mua me kujtohet, Ustadh Salman ... me kujtohet momenti kur keni ardhur për herë te pare tek unë pas namazit te jacisë. Sa shume e prisja atë moment. Kur ia fillova te klasa, e mbyllja shpirtin tim ne një bote te pastër, bashke me shpirtrat e juaj. E fillova ketë grup dhe isha i qëndrueshëm. Nuk flija dot, ditët dhe netët e mija u beren Kur´an.
Babai im e vërejti ndryshimin ne rutinën time. Ai e kuptoje ne një far mënyrë qe i jam bashkuar grupit dhe qe po shoqërohesha me "terroristë".
Pastaj, ne një nate te erret ...
Ne po e prisnim babanë te vinte nga kafeneja ne shtëpi, një ritual i përditshëm, qe te ngremë te gjithë se bashku.
Ai hynte brenda me një fytyrë te ngurtësuar nga zemërimi.
Ne ishim ulur te gjithë ne tavolinën e ngrënies. U be qetësi, si zakonisht, te gjithë nga ne kishin frike te flasin ne prezencën e tij. Ai e ndërpreu qetësin me zërin e tij te larte dhe tha .........:
"Kam dëgjuar qe po rrije me fundamentalistë!"
Unë u skuqa. Gjuha ime u paralizua. Te gjitha fjalët dilnin te njëjtën kohe nga goja ime. Por ai nuk e priste përgjigjen time...
Ai e murr çajnikun dhe e gjuajti i pashpirte ne fytyrën time. Dhoma po me sillte dhe te gjitha ngjyrat po valëzonin para syve te mijë. Nuk mundesha ta dalloja me tavanin nga muret dhe rrash. Nena ime me kapi dhe me mbajti.
Një pëlhurë e laget ne fytyrën time me kujtonte se ku isha. Zëri i pashpirte ju drejtua nenës time: "Lere ose do ta përjetosh te njëjtën gjë."
U hoqa zvarre nga mbajtja e nenës dhe shkova i lëkundshëm ne dhomën time. Ai me vinte pas ne korridor me mallkimet me te vrazhda. Ai kurrë nuk me kishte rrahur ne ketë mënyrë. Mallkime, shkelmime, me gjuajti me çdo qe gjente. Trupi im, i cili ishte i mbushur me ngjyra groteske, dridhej nga frika. E urreja atë (babin).
Një dite, kur isha ulur ne tavolinën e ngrënies, ai me tha: "Zgjohu nga këtu, nuk do te hash me ne." Dhe para se te zgjohesha, ai me goditi menjëherë, me shkelmoje ne shpine dhe me gjuajti përmbi tenxheret.
Ne atë moment, i shtrire ne toke pretendova te jem me i madh se ai dhe i bërtita ne fytyre.....
"Një dite do ti ktheje te gjitha. Do te rrah ashtu siç me ke rrah mua dhe do te mallkoje ashtu siç me ke mallkuar ti mua. Do te rritem dhe do te bëhem i forte. Dhe ti do te bëhesh i vjetër dhe i pafuqishëm. E pastaj ... pastaj do te sillem me ty, ashtu siç je sjelle me mua. Do te ta ktheje!"
Pastaj dola nga shtëpia dhe ika. Vrapoja, kudo qofte, nuk kishte me rendësi. E gjeja rrugën time ne ketë breg. Me ndihmonte ta fshije pak brengen time. E kisha me veti Kur´anin tim te vogël dhe recitoja derisa nuk mundesha me, për shkak te qarit tim te shumte. "
~ ~ ~
Dhe prape filluan te dalin lot te pafajshme, lot te cilat shkëlqenin ne dritën e hënës sikur perlat nen llambe. Nuk mundesha te thosha asgjë, kjo befasi ma shuajti gjuhen.
A te jem i tronditur për ketë baba te tmerrshëm, zemra e te cilit nuk dinte asgjë për mëshirë? Ose te jem i habitur nga ky burrë i vogël, i durueshëm, për te cilin Allahu e ka dëshiruar udhëzimin dhe e ka inspiruar me besim?
Ose te jem i tronditur nga te dy ngase lidhja mes babait dhe te birit, e cila ishte dërrmuar, është shndërruar ne një lidhje sikur ajo e luanit dhe tigrit ose ujkut dhe dhelpëritë. Unë e mbaja dorën e tij te nxehte dhe i fshija lotët nga faqet e tij. E qetësova pak, u luta për te dhe e këshillova te vazhdonte te jetë i dëgjueshëm ndaj babait te vet. I thashë te qëndrojë i durueshëm dhe se nuk është vetëm. I premtova ta takoje babanë e tij, te flas me te dhe te mundohem ti kthej mëshirën.
Kjo ngjarje po zhdukej pak nga pak me cdo dite qe po kalonte. Mundohesha te mendoje se si ti beje punesë me babanë e Khalidit. Si te flas me te? Si ta bind? Te them te drejtën, si te trokas unë vet tek dera e tij? Pastaj, me ne fund, e morra guximin, e përsërita planin tim dhe shkova ta ballafaqoja...
Ah, ai takimi ... do te jete ne këtë dite ne ora 5.
Kur erdhi koha, dola nga shtëpia me ideja dhe pyetjet e mija qe i kisha gati për babanë e Khalidit. I rrash ziles. Gishtërinjtë mu dridheshin dhe gjunjët mu bërën te mpikset. U hap dera. Ia ku ishte, qëndronte aty nen hije, me buze dhe damarë te ngrira, te cilat dridheshin nga zemërimi. Fillova me një buzëqeshje te hapur. Ndoshta do ti shuaj pak brengen para se ta fillojmë. Me kapi për fyt dhe me ngrehu afër vetes.
"Ti qenke pra ai fundamentalisti qe po e mësonte Khalidin ne xhami, apo jo ?"
"Eh ... po."
"Zoti me ndihmoftë, nëse te shohë edhe njëherë bashke me te, do ti thaje këmbët. Khalidi nuk do te vij me te klasa jote."
Pastaj e mblodhi pështymen ne goje dhe me pështyu ne fytyre. Dera u mbylle pas tij.
Ngadalë e nxora një fasulet nga çanta ime, e fshija fytyrën dhe po i zbrisja shkallet poshtë. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selam) ka vuajt me shume se kjo. E quanin gënjeshtar, e mallkonin, e gjuanin me gurë dhe ia gjakosen këmbët. Ia thyenin dhembet, e gjuanin me jashtëqitje ne shpine dhe e nxorën nga shtëpia.
~ ~ ~
Dite për dite, muaj për muaj. Asgjë te re nga Khalidi. Babai ia ndaloje te dal nga shtëpia, madje edhe për namazin me xhemat. Ai na ndaloj bile edhe te shihemi ose te takohemi. Ne u luteshim për Khalidin...
Derisa e harruam. Vitet kalonin.
Një nate pas namazit te Jacisë ne xhami po me vinte pas një hije dhe një dore e njohur dhe e vrazhde u ndal ne krahun tim. Ishte dora e njëjtë e cila me mbante disa vite me pare. Fytyra e njëjtë, rrudhat e njëjta dhe goja e njëjtë e cila me pështyu, gjë te cilën nuk e kam merituar.
Por ... diçka ka ndryshuar. Ka rrene fytyra e egër. Damarët e zemëruara janë dobësuar, janë bere te vogla dhe te qeta. Trupi dukej i lodhur nga vuajtjet dhe përleshjet, dukej i dobësuar nga hidhërimi dhe pikëllimet.
"Si jeni?" E putha ballin e tij dhe e mirëprita.
U ulem ne një qoshe te xhamisë. Ai ra ne prehrin tim dhe filloje te qaje. Subhanallah, nuk me kishte marr mendja kurrë se ky luan do te behet ndonjëherë një kotele.
"Thuaj, çka ka ndodh, si është Khalidi?"
"Khalidi!" Ky emër ishte si një maje e cila po e godiste zemrën e tij duke vërtit aty dhe duke e coptuar.
"Khalidi nuk është me ai djalë te cilin po e njihje. Khalidi nuk është me ai djalë bujare, i urte dhe i dobët. Pasi qe u largua nga grupi i juaj, ai u shoqërua me disa djem te keq, sepse prej nga qe i vogël kishte dëshirë te shoqërohet me njerëz. Ata e morën atë ne një kohe, ne te cilën një i ri ka qejf te dale nga shtëpia. Mendjemadhësi, shaka.
Ai filloje te pije duhan. Unë e mallkoja dhe e rrihja. Por kjo nuk ndikonte asgjë, trupi i tij ishte mësuar me rrahjet dhe veshët e tij ishin mësuar me mallkimet.
Ai u rrit shume shpejte. Ai filloje te qëndrojë me ata djem tere natën, nuk vinte ne shtëpi deri ne agim te mëngjesit. E larguan nga shkolla.
Disa net vinte tek ne, për te na thëne fjale jonormale, fytyrën e tij te humbur, gjuha e shushatur dhe duart ju dridheshin.
Kishte humbur ai trup i cili ka qene i forte, i plote dhe i ndjeshëm. E vetmja gjë qe kishte mbetur ishte një mbështjelle e pafuqishme dhe e harxhuar. Fytyra e tij e pastër dhe e ftohte kishte shndërruar ne një fytyre te erret dhe te papastër. Llumi i udhës se humbur dhe mëkateve ishin te varura aty.
Sytë e tij te thjeshte dhe te turpshëm kane ndryshuar. Janë bere te kuqe sikurse po tregonin çdo gjë qe po e konsumonte, sikur te ishte një dënim ne këtë bote, para atij se botes tjetër.
Armiqësia dhe mosrespektim po e zëvendësonin trupin dhe friken, te cilën ai e kishte njëherë.
Kishte kaluar ajo zemra e bute dhe plot me respekt. Ne atë vend po formohej tani një qendër e paepur si një guri, nëse jo edhe me e forte.
Rralle kalonte një dite pa një ngjarje. Ai po me mallkonte, me shkelmonte dhe po me rrihte. Paramendoje, djali im. Unë jam babai i tij megjithatë ai po me rrihte. "
Pasi qe i tregoj te gjitha këto, sytë e tij u bërën te laget dhe te hidhëta. Por ai shpejte shtoje:
"Te lutem Salman, shko te Khalidi. Merre me veti, e ki bekimin tim, dera është e hapur. Takohu me te nganjëherë. Ai te donë shume. Merre ne grupin tendë te Kur´anit. Ai mund te vije me ju ne ekskursione. Madje jam edhe i gatshëm ta lejoj te banoje dhe te flejë te ju. Kryesorja, Salman, kryesorja është qe te behet Khalidi prape ashtu siç ka qene me pare.
Te lutem, ti puthe duart tua, ti nxehe këmbët tua, te lutem dhe te lutem....!"
Ai rra duke vajtur dhe ngashëruar ne kujtimet e hidhërimit dhe dhimbjes. E lejova ta përfundojë atë qe kishte për te thëne. Pastaj ju drejtova:
"Veç këtyre qe kanë ndodhur, do te mundohem. Vëlla, TI e ke mbjelle këtë fare. Dhe kjo është korra jote. "
 
 
 Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mijë, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua, Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë, Dhe kur të sëmurem Ai më shëron, Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall, Ai tek i cili kam shpresë se do të m'i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit. Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët! Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, Më bën prej trashëguesve të Xhenetit të begatshëm,

(Al-Shuara: 77-85)

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Kontribuoni...

Xhirollogaria jonë:

K u l t u r   V e r e i n

K r e n a r i a

Watter str. 84
8105 Regensdorf
Schweiz (Zvicërr)
Raiffeisen Bank
Konto Nr: 904406

Aktivitetet Tona

Tash Online

Momentalisht janë 12 vizitorë online

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Gjermani qe pranoj Islamin

Dhjetë projekte për Ramazan - Muhamed Husejn Jakub
Fundi i vitit shkollor Dr.Shefqet Krasniqi  www.krenaria.com
Testi i matures Dr.Shefqet Krasniqi