Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Konfirmoni Regjistrimin

Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com}

 

Ligjërata Direkte

E Martë 21:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas namazit të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Muhasabat un-Nafs, Llogaria e vetvetes PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Krenaria   
Saturday, 16 May 2009

I lartësuar qoftë Allahu, cili ia din Ndijimin e Zemrave, i Madhëruari, madhështia e te Cilit as nuk mund te perceptohet dhe as te paramendohet. I bekuar qoftë i dërguari i Allahut Muhammedi, njeri i shembull për tere njerëzimin. Shumica nga ne e kanë ndoshta ketë ndjenje, qe ne tere vitet, qe kemi jetuar si Mysliman pothuaj aspak nuk na është rritur Besimi, nuk kemi mësuar shume për fenë Islame dhe ne zbatimet gjatë Ibadetit (adhurimet) jemi shpesh te pakujdesshëm

Para disa vite kam mësuar prej një vëlla, se si e përmirëson veten si Mysliman ne mënyrën sistematik. Muhasabat un-Nafs, Llogaria ndaj vetit, nuk është një koncept i ri, kjo shkon prej Pejgamberit (paqja dhe mëshira qofshin mbi te) dhe është praktikuar intensiv prej Sahabeve. Llogarinë ndaj vetit dua tua afroj, te dashur vëllezër dhe motra, ne shpresën e Allahut qe te na fal dhe te na shpërblej.

‘’ I mençur është ai qe llogarit vetveten dhe punon për boten tjetër, kurse i paaftë është ai qe ndjek epshin dhe shpreson qe Allahu ia fale’’(transmetuar nga Tirmidhiu).

Ky Hadithë është një rekomandim, qe te bej vet llogari ndaj vetit, para se te llogaritëm para Allahut. Se pas vdekjes tonè, dhe vdekja jon është e sigurt, duhet te përgjigjem para Allahut për veprat tona. Allahu, Sunduesi i Ditës së Gjykimit, do te gjykoj mbi neve, me pas qe na ka sprovuar ne ketë jete. Si mund te përgatitemi me mire për ketë Dite përveç nga përsëritja e vete gjykimit dhe zbatimi i konsekuent te njohjes se fituar?

‘’Asnjë njeri nuk do lëvizet nga vendi i tij ne Ditën e Gjykimit përderisa nuk do te pyetet Si e ka kaluar jetën e tij?Për diturin e tij,si ka vepruar me ketë dituri?Për pasurinë tij se si e ka fituar dhe si e ka shfrytëzuar? Për trupin e tij se si është kujdesur për te?’’ (transmetuar nga Tirmidhiu).

Për llogarinë ndaj vetvetes tërhiqem/largohem ne një vend, ku jemi vetmas dhe ne rehati. Kush ka Familje, duhet te mbyllet dhe për dy Ore te lajmërohet. Tash i shtojmë Pyetje për Personalitetin ton dhe për jetën ton. Gjate përgjigjeve bëjmë shënime.

1. A I kam plotësuar urdhrat fillore përballë Allahut? A i zbatoj faljet e namazit rregullisht dhe ngjashëm? Si pastrohem mbas nevojtores? A janë rrobat gjithherë te pasteta ndaj substancave te yndyrshme? A marr mire Abdesë? Si sillem gjate ditët te festave? A jepi Zeqatën?

2. Si jam sille përballë njerëzve, te cilët I kam pas afër? Prindërit e mi, Bashkëshortes time dhe përballë fëmijëve te mijë? Kur i kam dhuruar bashkëshortes time se fundi here Lule dhe kur i kam thënë qe e dua shume? A i kam lëne te afërmit e mi anash?

3. Si jam sille përballë atyre njerëzve, qe kam pas Kontakt?

Ne pune, ne Xhami, ne fqinjëri ose ne Rruge? Si sillem gjate Bisedës? A kam mbjellë qarte midis njerëzve ose Biseda te përhapura? A kam gënjyer? Si është sjellja ime? A jam ndonjëherë prepotent,mendjemadhe ose arrogant?

4. A kujdesem për Trupin tim? A ushqehem shëndetshëm dhe hallall? A merrem me Sport? Si është dukja ime e jashtme? A jam ende atraktiv për bashkëshorten time?

5. Si i fitoj shpenzimet te jetës? Si i harxhoj paret e mia? …A mos ishit më të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë.(9:38).

Këto fjale te Kuranit janë shume te qarta. Le te shkrihen ne gjuhen tende dhe mendo për ato me sipër.

6. Sa kam pune me Mall te haramit?

7. A kam mjaft njohuri për t’i plotësuar arsyet e mia ndaj urdhrit përballë Allahut dhe për edukatën e fëmijëve te mijë? A mundohem te mësojë edhe me shume? A e shpërndajë diturinë time me tjerët?

8. Çdo kush do te sprovohet prej Allahut. Çka është sprova ime? Si do te sillem gjate sprovës time?

9. Nëse vdes unë tash, çka do te kisha paramendua ? A jam i gatshëm te vdes ose a ka ndonjë Mëkat, qe duhet ta përmirësoj, apo Gjerat e huazuara, te cilët u desh t’i kthej qe një kohe te gjate?

Pas përgjigjes se këtyre Pyetjeve, mund te mendosh për veprat e tua, qe i ke zbatuar. Por s’bënë te pushosh shume ne dafinte e tua, por te pyetesh, a mos e kam bere ndonjëherë një Vepër për qellim qe te me shohin njerëzit e jo për hire te Allahut qe te me shpërblejë.

Krejt mëkatet tona dhe karakteri i dobët, te cilat gjate llogarisë na bien ndërmend, na frikësojnë. Ne shikojmë, se ne duhet ta dëmtojnë timonin ne jetën tone, për me ju shmange mëkateve ne ardhmërinë tone. Shënimet tona formojnë tash arsyen për hapin e ardhshëm.

Ne Mëshirën dhe Mirësinë e Tij na ka tregu Allahu udhe, si mund ta arrijmë kërkimin e faljes për mëkatet tona. Pejgamberi ynë Muhammedi (paqja dhe mëshira qofshin mbi te) thotë:

‘’Cdo njeri, cili bene një mëkate, mbasandaj pastrohet me Abdesë, i fal dy rekate dhe lut Allahun për pendim, atij do ti falen Mëkatet’’.

3:135. Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).

3:136. Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.

Prandaj ne nuk duhet ta mbarojmë t’i kërkojmë Allahut për falje, te bëjmë mire, te dhurojmë dhe te kujdesem për urdhërate dhe ndalimet e Allahut. Përmes llogarisë ndaj vetit, me ane te njohurisë se mëkateve tona, prej lutjes për pendim dhe prej ndreqjes te mungesave tona, mundem ta forcojmë besimin ton. Me pas, do t’i zbatojmë adhurimet tona me bindje te thelle. Forca e besimit tone nuk do te besnikërohet vetëm për mëtane(ahiretin) por edhe ne ketë jetën tone. Do te na bie ma lehte, te jetosh ne një Bote, ku numërohen vetëm Pune dhe mbledhja e pronave materiale, ne te cilin qendrore myslimani përkohësisht si i huaj.

Nga gjermanishtja :Sofije Bytyqi

 

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Kontribuoni...

Xhirollogaria jonë:

K u l t u r   V e r e i n

K r e n a r i a

Watter str. 84
8105 Regensdorf
Schweiz (Zvicërr)
Raiffeisen Bank
Konto Nr: 904406

Aktivitetet Tona

Tash Online

Momentalisht janë 13 vizitorë online

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Gjermani qe pranoj Islamin

Dhjetë projekte për Ramazan - Muhamed Husejn Jakub
Fundi i vitit shkollor Dr.Shefqet Krasniqi  www.krenaria.com
Testi i matures Dr.Shefqet Krasniqi