Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Ftesë për Bashkëpunim
Autorët e filmave "Rruga e Lumturisë - Namazi" dhe "Ramazani dhe Agjërimi" për një projekt të ri kerkojnë skenar të përfunduar apo bashkëpunim me ndonjë skenarist.
Na kontaktoni . {Stafi i Krenaria.com}
 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Historiku i Mbulesës PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi   
Tuesday, 06 November 2007
     Falënderojmë të Madhin Allah për të gjitha të mirat që na ka dhënë, dhe në krye të gjitha atyre të mirave Falënderojmë Allahun për Islamin, Falënderojmë Allahun për këtë din, Falënderojmë Allahun e Madhëruar për këtë Kur’an,Falënderojmë Allahun xh.sh. që na ka dërguar neve Pejgamberin a.s. si mësues, si udhërrëfyes dhe shpëtues. 
Me emrin e Allahut xh.sh. ai i cili e ndjek rrugën e tij do të jetë prej të shpëtuarve dhe në të kundërtën me emrin e Tij gjithashtu që nuk ka punë që bëhet jo në emër të Allahut xh.sh., dhe nuk ka kush prej atyre që nuk janë prej pasuesve të Pejgamberit a.s. e që nuk do të jetë me emrin e Allahut xh.sh. prej të shkatërruarve në ahiret dhe prej atyre që do ta ndjejnë një jetë të rëndë në këtë dynja. Një brengë e madhe dhe një shtrëngim në gjoks do të shoqërojë jetët e tyre në këtë dynja deri sa të vdesin. Dhe më e keqe është situata e tyre kur u del shpirti.

Pra duhet të Falënderojmë Allahun xh.sh. për iman, e Falënderojmë për Islam, e Falënderojmë për Pejgamberin a.s., Falënderojmë për të mirat që na ka dhënë dhe e lusim Allahun xh.sh. që ato të mira që na i ka dhënë të na i mbrojë dhe të na i shtojë deri sa të na marrë shpirtin më fjalën La il Lahe il Allah Muhamed Resul Allah dhe pastaj të na ringjallë me atë fjalë dhe me atë fjalë të na fut në xhenet inshallah.

Pastaj vëllezër musliman dhe të nderuar besimtarë, të gjithë jemi dëshmitarë të gjallë të asaj se çfarë është duke u thënë rreth fes (dinit) Islam apo ma mirë rreth një parimi prej parimeve të Islamit dhe rreth një obligimi (farzi) prej farzeve të Islamit i cili është shamia, mbulesa, e cila është një prej obligimeve (farzeve) të prera në të cilat nuk ka hapësirë dhe nuk ka mundësi për diskutim dhe padyshim ai njeri i cili e mohon atë shtyllë të fesë (dinit) Islam, dhe atë obligim (farz) prej farzeve të Allahut xh.sh. është prej pa besimtarëve, është prej atyre të cilëve e kanë mohuar Kur’anin, edhe nëse ai falet, edhe nëse agjëron edhe nëse pretendon dhe deklaron se është musliman ai gënjen. Por ai mund të gënjejë njerëzit dhe vetveten, por jo Allahun, prandaj ai është jashtë Islamit, dhe si i tillë atij nuk i falet xhenaze, nuk ka vend për të në varrezat e muslimanëve, nuk i bëhet dua Allahut për të. Mbulesa vëllezër musliman rrënjët nuk i ka në Kur’anin e Madhëruar, nuk është Kur’ani libri i parë i cili fletë për mbulesën, për hixhabin. Kur’ani është libri i fundit i Allahut xh.sh. i cili vetëm e vërteton atë çka e ka thënë i Madhi Allah xh.sh. shumë më herët në librat e tjerë të shenjtë. Fillimi i hixhabit, fillimin i mbulesës së femrës rrjedh prej krijimit të njeriut të parë, prej Ademit a.s. dhe prej Havasë a.s.. Kështu na mëson neve Kur’ani dhe fjalët e Kur’anit janë hak dhe ne nuk dyshojmë në to. Allahu i madhëruar na tregon neve se menjëherë pasi që Allahu xh.sh. i ka krijuar Ademin a.s. dhe Havanë a.s. dhe i ka vendosur në xhenet ua ka mbuluar pjesët e turpshme të trupit me një nuri (dritë ) që ne nuk e dimë se çfarë nuri (dritë) ka qenë, por mund ta paramendojmë si një nur nëpërmjet të cilit nuk mund të depërtojë shikimi i njeriut dhe të ketë mundësinë për të parë auretin e njeri tjetrit. Pra prej momentit të krijimit, Allahu e bëri ligj dhe parim të jetës së njeriut mbulesën, prej lindjes deri në vdekje. Madje fryti i parë i gjynahut të parë që prindërit tanë Ademi dhe Havaja bënë nën ndikimin e iblisit ishte zhveshja prej këtij nuri dhe zbulimi i auretit të tyre. Për këtë arsye Allahu xh.sh. thotë në suren Al-Araf “ dhe posa e ngrënën atë pemë të cilën Allahu xh.sh. ua kishte ndaluar atyre menjëherë u humbi nuri prej pjesëve të turpshme të trupit dhe filluan mi marr gjethe të pemëve të xhenetit dhe mi qit në trup me mbulu pjesët e trupit ” tashmë menjëherë e panë rezultatin e mëkatit që e bënë. Pra historia e mbulesës nuk është prej Kur’anit dhe nuk është Pejgamberi a.s. si Pejgamberi a.s. i pari ai i cili e ka urdhëruar njerëzimin të mbulohet. Kur’ani nuk është i pari libër që urdhëron hixhabin. Hixhabi e ka historinë e vet prej krijimit të njeriut të parë Ademit a.s. dhe Havasë dhe kështu ka vazhduar të mbetet dhe të përcillet Pejgamber pas Pejgamberi, umet pas umeti, shoqëri pas shoqërie, si një parim i fortë i Islamit. Pra në këto umet ne e gjejmë qartazi shaminë e cila është në librat e tyre të shenjtë dhe ndër librat e tyre që janë përcjell edhe tek ne sot është edhe hebraizmi është edhe krishterimi. Në të dyja shamia ka qenë parim fetar, ka qenë parim prej parimeve të forta fetare. Në qoftë se do të shohim në librat e çifutëve (hebrenjve), e gjejmë qartazi se mbulesa është për të mirë të femrës, se mbulesa është parim fetar dhe ajo femër e cila e zbulon trupin e vet e ka korit veten, burrin e saj dhe krejt popullin. Kështu shkruan në librat e tyre krejt popullin sepse çifutët kanë specifika prej umeteve tjera, mëkatin që e bënë një njeri e numërojnë si mëkat për krejt popullin e vet dhe të mirën që e bënë një njeri është e mirë për krejt popullin e vet sepse ata e numërojnë vetën shumë të lidhur mes vete sepse e quajnë veten bij të Allahut xh.sh., për atë arsye thotë Allahu xh.sh. “ kanë dhënë jahudit se ne jemi të bijt e Allahut dhe të dashrit e Tij ” dhe si të tillë ata e numërojnë vetën më të privilegjuar, dhe si të tillë e kanë haram të bëjnë mëkate ndaj njeri tjetrit ndërsa për të tjerët nuk prish punë. Për atë arsye e gjejmë nëpër librat e tyre si dhe në shkrimet e rabinëve dhe të dijetarëve të cilët janë marr me ato libra siç është njëfarë Jul Rabin,dhe Menaken Brajer që është profesor në Universitetin Jeshava në librin e tij “ gruaja hebreje ”, prej fjalëve të shumta thotë “ se ka qenë rregull për gratë e ebrejëve kur dilnin publikisht ( fakt ky që vërteton se mbulesa nuk është presion i Islamit ndaj femrës, por rregull universal qe ka qene urdhëruar edhe tek hebrenjtë dhe të krishterët) të vendosnin mbulesë kokë, e cila ndonjëherë mbulonte madje krejt fytyrën e saj duke lënë vetëm njërin sy të lirë për ta parë ”, vetë fakti se lavireve në shoqërinë e vjetër të gjerë të çifutëve nuk u lejohet të mbulonin flokët tregon për vlerën e mbulesës që ato të dalloheshin se janë lavire. Për këtë atë arsye ka ardhur në hadithe të shumta “dhe ka qenë një lavire në kohën e Musaut dhe i ka thënë Karuni asaj lavireje sa do ti me të dhënë që te thuash se këtë që e kam në bark e kam prej Musait, por me e thënë atë në pari kur është Musai duke folur para xhematit ”, kanë qenë të njohura laviret “ dhe ka qenë një lavire prej benu israilëve ”, kanë qenë të njohura dhe çifutët ua kanë ndaluar lavireve mbulimin e kokës, që të mos përziheshin me femrat e sinqerta. Pastaj gratë e çifutëve edhe në Evropë pasi që u shpërndanë pas persekutimeve që u bënë Romakët, Bizantinët dhe kryqtarët, e kanë praktikuar gjerësisht mbajtjen e shamisë. Mirëpo në shekullin e 19 ashtu si e dimë të gjithë, kur e përfshinë Evropën belatë e mëdha, rryma të shumta civilizuese në emër të civilizimit të femrës, në emër të emancipimit të femrës, fryma darviniste, fryma komuniste dhe fryma dhe rryma të tjera ndikuan që Evropianët në përgjithësi të distancohen prej fesë dhe fillimisht në femrat e krishtera dhe me pas në ato hebreje u hoq praktikimi i mbulesës dhe mbeti tek këto të fundit praktikë vetëm kur shkojnë në sinagogë. Tamam ajo që po ndodh sot me shqiptarët të cilët nën presionin e jetesës evropiane po e braktisin fenë e tyre.

Pastaj i njëjti autor, citon disa thënie të njohura të rabinëve në librin e tij dhe thotë “ nuk është e pëlqyer që bijat e izraelit të lëvizin jashtë me koka të pambuluara ”, është haram pra për ne në Islam, por edhe rabinët i kanë thënë haram femrës që del pa mbulesë në rrugë dhe thotë gjithashtu prej thënieve të rabinëve “ i mallkuar qoftë mashkulli i cili e lejon ti duken flokët gruas së tij ” çka thotë në lidhje me këtë hadithi i Pejgamberit a.s. thotë: “ Tre vet Allahu nuk i shikon në ditën e gjykimit (nuk i spastron prej mëkateve dhe do të kenë dënim të rëndë, nuk i fal ata) ai i cili e konsumon alkoolin, dhe ai i cili nuk i respekton prindërit dhe i treti ai i cili pajton që gruaja e vet të dalë e zbuluar ”. pra edhe në popujt e tjerë është respektuar si natyrshmëri mbulimi i femrës, mburojë prej mëkateve, mburojë prej shejtanit, mburojë prej syve te njerëzve. Këta sy të cilët janë si shigjeta qe shkojnë dhe kujtojnë se çka ka brenda dhe mendojnë tija prishin nderin asaj motre, dhe tija prishin nderin burrit të vet, për ndryshe nuk paramendohet dhe nuk logjikohet që i lumi Allah ti këtë bere zullum femrës. O vëllezër nuk është çështje e Kur’anit dhe hadithit, është çështje krejt e Islamit prej Ademit a.s. deri te Pejgamberi a.s. dhe deri në Kijamet. Allahu i ka krijuar çift sepse kanë nevojë të mbulohen për të qenë më të mbrojtur, nuk e ndal prej aktiviteteve nuk e ndal prej punës, nuk e ndal prej kontributit në shoqëri, ja ka bërë dijen obligim (farz), kontributin farz, i bashkon në shumë të drejta dhe shumë herë i jep përparësi femrës, mirëpo secili e ka natyrën e vet dhe këtë natyrë që e ka sot e ka pas edhe para 3-4 mijë vjetësh, për këtë arsye dëgjuat selaviret e kanë të ndaluar të mbulohen, mos te na e ndytin neve farën mos të na prishin, po le të jenë le të dihen cilat janë lavire dhe kurkush te mos beje niqah me ato, ndërsa ato që janë të devotshme kanë me mbulu kokën e vet, madje nganjëherë edhe syte i kanë mbuluarpervec njerit sa per te pare. Pra Islami e paska keq të krishterët edhe ata keq, të evrejt edhe ata keq e pash Zotin kush e ka mirë? demokratët tonë e paskan mirë në Kosovë a, a vetëm këta e paskan mirë që na njoftojnë këtë parim Islam a, këta e paskan mirë ndërsa krejt dynjaja e paskan keq? Pra mbulesa në evreizëm ka bazë të fortë dhe vazhdon gjithashtu të mbetet në krishterizëm. Në krishterizëm është mendim i njerzëve në përgjithësi ata të cilët nuk lexojnë dhe nuk e njohin këtë fe se vetëm murgeshat (motrat e derit) janë ato të cilat obligohen ta mbulojnë trupin e vet krejt, vetëm ato janë të urdhëruara. Ashtu mendojnë njerezit, mirëpo realiteti në krishterizëm është krejt tjetër se edhe atje tamam ashtu sikurse në evreizëm mbulesa është për të gjitha grate, për të gjitha femrat pa dallim dhe për bazë e kanë Merjemën a.s., nënën e Isaut e cila nuk ka dyshim as te krishterët e as te muslimanët se ka qenë e mbuluar. Ata e kanë errnek Merjemën dhe Merjemja ka qenë e mbuluar, mirëpo murgeshat e kanë mbajt atë farz, atë parim ndërsa të tjerët e kanë humbur, e kanë anashkaluar, e kanë asgjësuar. Urdhëri për mbulesën e kokës në krishterizëm rrënjët i ka nga Bibla dhe më konkretisht te Dhiata e Re që e quajnë këta e Shën Palit, të krishterët e numërojnë Shën Palin si themelues të Krishterizmit dhe prej fjalëve që jepen në Dhiatën e Re është “ edhe çdo grua që lutet ose profetizon (ata shprehen në këtë mënyrë per perpjekjen per afrim tek Allahu) kokë zbuluar e turpëron kokën e saj ”, sepse është një lloj sikurse të ishte rrur me zhilet,. Pra edhe në krishterizëm edhe në evreizëm edhe në ymetet e më hershme mbulesa është farz prej farzeve të Allahut xh.sh. dhe është një prej parimeve në të cilat nuk ka hapërsirë me diskutu në të. Ndërsa në Kur’anin tonë ajetet Kur’anore i kemi të qarta dhe hadithet janë gjithashtu të qarta mu sikurse dielli në pikë të verës në ditë që është i qarte. Dhe nuk ka kush në dynja i cili e mohon këtë farz pasi që ajetet janë të qarta prej tyre thotë Allahu xh.sh. “dhe thuaj ti muslimaneve le ti ulin ato të pamurit ( le ti ulin ato mos të kqyrin haram ) dhe le ti ruajnë organet e veta intime ( prej zinas ) dhe mos t’ja tregojnë bukurit e veta përpos ajo çka duket ( kanë dhënë dijetarët përpos ajo çka duket duart dhe ftyrës ) dhe le ta mbulojnë trupin krejt përpos ndaj fëmijëve të vet, ndaj burrave të vet, vëllezërve të vet, axhallarëve të vet… ”dhe vazhdon ajeti duke permendur personat par ate cileve mund te dale e zbuluar. Përndryshe fund të tjerëve nuk ka të drejtë deri në Kijamet. Në fillim kur ka ardh Islami i ka gjetë grate të zbuluara derisa Omeri r.a. thotë “ ja Resul Allah po ti kishe urdhëru grate e tua te mbulohen (grat edhe motrat muslimane në përgjithësi ) se mos shkon syri e po lakmon në grate e tua dhe në grate tona e në motra muslimane ” dhe zbret ajeti Kur’anor ku faktikisht është ajet i hixhabit, urdhëri I prere I Allahut i prere për t’i mbuluar motrat muslimane deri në Kijamet. Pastaj “ o ti ( Muhamed ) thuaju grave tua dhe motrave tua dhe grave të muslimanëve krejt të besimtarëve le ti mbulojnë pjesët e trupit dhe mos të dahen bukurit e tyre dhe most u bëhet atyre zullum dhe Allahu është Falës, është i Mëshirshëm ” dhe pas zbritjes së këtyre ajeteve Kur’anore dhe pas sqarimit nga ana e Pejgamberit a.s. a mbetet dyshim se mbulesa është e diskutueshme në Islam? Mirepo shume rryma kane ndikuar ne mendimin e muslimaneve ( me gjate komunizmi) me qellim largimin nga feja e ALLAHUT, duke nisur nga veshja, deri tek lenia e namazit, agjerimit zekatit…….

Pasi që dhame një pasqyre shumë të shkurter dhe të shpejte rreth historise dhe peshës që ka shamia në krejt fete qiellore që kanë qenë prej Ademit a.s. deri në Islam dhe kthehemi në Kosovë dhe te pyesim se kush po ua cenon te drejtat femrave shqiptare? Islami apo ata shqiptare qe na drejtojne dhe qe na qeverisin?! Kush ? Islami ua mohon të drejtat femrës apo këta që therrasin në emrë të demokracisë dhe në emër të drejtave të njeriut ua mohojnë të drejtat elementare motrave muslimane? Kush ua ndalot vëllezërve muslimane në Bibliotekën Kombëtare me qit kokën në sexhde me fal namaz ? Kush ua mbylli ato dhoma ku falej namaz nëpër fakultete ? Kush ua cenoj ato të drejta ? Islami, apo ata të cilët therrasin në në emër të demokracië !? Kush e bëri të madhe punën e asaj motre e cila shkoj si përkthyse me shami ? Asnjë qafir nuk e pengoj mbulesa e saj. Ne e dime sa e don qafiri muslimanin dhe sa muslimani e don qafirin. Por prej tolerancës që e kanë dhe prej mirëkuptimit që e kanë ndaj nesh si muslimane nuk i vret shamia. Ndërsa bijët tanë, ata që ne u kemi dhënë votën, i mbyllin të dy syte dhe thonë ma mirë te verbohemi se sa te shohim këtë vajzë të mbuluar kështu ?! Pra tutjuni Allahut xh.sh. dhe kini kujdes se do te përgjigjeni para Allahut për këta prijësa që i keni zgjedh në pushtet dhe mundohuni në maksimum t’ju dilni motrave dhe bijave krah. Sepse nuk ka të drejtë në dynja, nuk ka ligjë dhe nenë në këtë botë prej Njujorkut atje e deri në Azi dhe Afrikë, e deri në Meke në Medinë dhe në Kosovë që ua ndalon motrave muslimane te mbulojne pjesët e trupit të turpëshme e prej tyre edhe kokën. Po duhet me dal dikush në emër të tyre dhe t’i mbroje ato..

Tujuni Allahut xh.sh. sepse ne jemi të urdhëruar ti frikesohemi ZOTIT aq sa mundemi, ne në këtë rast mundemi t’i frikesohemi Allahut dhe te themi: jo vaAllah “ kjo vajzë nëse del prej kësaj shkolle në këtë shkollë më mësim nuk mund te mbahet , jo vaAllah ne gjallë na ka shkelë komunizmi 50 vjet, na ka shtyp dhe kurre hallall mos i qofte dhe Zoti themeluesit e tyre i mallkofte, sot jemi të lirë dhe sot kemi marr fryme elham dulilah shumë vite prej atij qafiri të madh e zullumqari që na ka shkel. Jemi të lirë, dhe te na heqin motrën tonë prej shkollës vetem se mban shami, vaAllahi kjo shkollë nuk duhet te funksionoje me”. Dhe kjo është metodë, është metodë demokratike “ zotëri këtu nuk ka me hy asnjë profesor dhe asnjë profesoreshe ” sepse kurkujt nuk ja vret syte fakti qe bijat e tyre zhvishen para profesorave”. Ndërsa i dhembin sytë kur e shohin që krejt çka ka ba e ka mbulu një pjesë të trupit, flokët.

Duhet me ju tut Allahut, se jemi përgjegjës para Allahut për këtë Islam në këtë kohë, në këtë shekull. Musa ka qenë përgjegjës në kohën e vet, Allahu nuk e vet Musën per çka kanë bërë në kohë të Pejgamberit a.s., Pejgamberin a.s. në kohën e vet e vet, Nuhin për kohën e vet, Ebu Bekrin, Osmanin, Aliun Për kohën e vet, ndërsa mua dhe ty na vet Allahu për këtë kohë. Se ka mi ju vet Allahu të gjithëve rende çka bete për Islam, çka bete për din të Allahut kur te tjeret u ngriten t’ju luftojne. Pikerisht ata që ju dhate votat, që i ngriten përpjete, ata sot po ju shkelin.

Pra tutjuni Allahut!!!

Allahu xh.sh. e mbrojt këtë din ja Rab Billalemin, Allahu e rujt këtë din ja Rab Billalemin. Beni vëllezër dua se duaja e muslimanit nuk kthehet pas me Emër të Allahut xh.sh., ne jemi të dëmtuar e Allahu ka premtuar se duane e të dëmtuarit to ta cojë në vend. Lusim Allahun me krejt emrat që i ka, me vecorite e Tij që ta mbroje këtë din ja Rab Billalemin, Allahu na forcoft imanin në zemrat tona ja Rab Bilelalemin, Allahu i udhëzoft udhëheqësit tanë ja Rab Billalemin, e të parët e tanë ja Rab Billalemin, Allahu ua zbutte atyre zemrat ja Rab Billalemin, Allahu ua befte edhe atyre me kuptu këtë din qysh e kemi kuptuar ne këtë din ja Rab Billalemin.

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Tash Online

Momentalisht janë 1 vizitor online

Aktivitetet Tona

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)