Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Lajmet Online
HTML clipboard
 
 

Ligjërata Direkte

E Martë 21:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas namazit të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
MEKASIT USHTROJNË DHUNË KUNDËR MYSLIMANËVE PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Dr.Shefqet Krasniqi   
Saturday, 16 May 2009

Jemi në vitin e katërt të shpalljes. Pejgamberi a.s. po vazhdon t`i thërrasë njerëzit në islam. Tërë Meka kuptoi për “rrezikun” që po i kanoset nga kjo fe e re, në veçanti kur njerëzit veç po futen në të me të madhe. Shqetësimi I tyre u shtua edhe më shumë kur u kujtuan se tashmë u afrua koha e Haxhit

, e njerëzit do të vijnë për Haxh nga të gjitha fiset arabe, e ishin të bindur se Muhamedi do ta shfrytëzojë këtë rast e do t`ua paraqesë këtë fe të re haxhilerëve. Kështu që ata u bashkuan te Velid Bin Mugire, një idhujtar pagan me autoritet shumë të madh, shumë I pasur, por edhe i mençur, I shtyrë në moshë.

U tubuan tek ai të konsultohen mes vete. Velidi po u thotë: O ju njerëz, Haxhi u afrua, delegacionet e haxhilerëve tashmë arrijnë. Keni kujdes merreni të gjithë një vendim se si t`i presim njerëzit, çfarë t`u themi atyre në lidhje me Muhamedin, në mënyrë që mos ta përgënjeshtrojmë njëri-tjetrin.

Ata I thanë: Na thuaj pra çfarë t`u themi? Ai ua ktheu: Jo unë, por ju thoni. Ata thane: do të themi se punon me horoskop, një lloj falltari. Velidi u tha: Jo nuk është falltar, unë I njoh falltarët. Ata thanë: Atëherë pra po themi se është I çmendur.Velidi tha: Jo, nuk është I çmendur, ne e dimë se çfarë do të thotë të jesh i çmendur. Atëherë thanë, pra po themi se është poet. Ai ua ktheu: Unë e di se çka është poezia, ne vetë jemi poetë, nuk ka të bëjë kjo me poezinë. Ata thanë: Atëherë po themi se është magjistar.

Ai ua ktheu: Ne kemi parë magjistarë dhe e dimë se si veprojnë ata, ky nuk është I tillë. Atëherë I thanë: E çka të themi? Ai tha: Fjalët e tij kanë ëmbëlsirë, ato janë të bukura, tërheqëse, krejt çfarë thatë ju ato janë të pa vërteta, por megjithatë më së afërmi I bie të thoni: magjistar, erdhi me një magji të çuditshme, me të cilën ndan birin nga prindi, burrin nga gruaja, shkatërron familjen etj. Në lidhje me këtë Velidin zbritën një numër i madh i ajeteve kuranore të sures Mudethir.

U shpërndan dhe morën vendim që në krye të çdo rruge e cila të drejtonte në Mekë, të dalë nga një grup njerëzish e t`i presin haxhilerët të cilët do të vijnë e t`u thonë se Muhamedi është magjistar, keni kujdes nga ai. Një gjë të tillë e zbatuan.

Në krye të tyre natyrisht Ebu Lehebi, sa herë që Pejgamberi a.s të afrohej te ndonjë haxhi për t`ia paraqitur islamin, afrohej aty edhe Ebu Lehebi dhe I thoshte: Mos e dëgjoni këtë, ky është gënjeshtar, ky ka dalë nga feja. Mirëpo një gjë e tillë dikoi që të gjithë arabët të cilët kishin ardhur në Haxh të dëgjojnë për Pejgamberin a.s. dhe misionin e tij, kështu që fjala e tij u perhaps në tërë fiset arabe, sepse ata u munduan ta fshehin e most a kuptojnë të tjerët, në realitet ata veç sa e afirmuan, veç sa i bënë marketing, asgjë tjetër.

Subhanallah, një gjë e tillë ka ndodhur te shumë njerëz të mëdhenjë, ndodh edhe sot, sa here janë munduar armiqtë, apo kundërshtarët ta ulin duke I bërë antipropagandë, a në realitet vetëm sa e kanë afirmuar, vetëm sa e kanë bërë më të njohur ngase atë që e ngrit Allahu nuk ka kush që e ul. Mekasit pasi që u bindën se Muhamedi a.s. nuk e ka ndërmend ta lë misionin e tij, bile veç sa po vjen e po ngul këmbë më shumë në të, gjithashtu axha I tij Ebu Talibi nuk po e ndalon, vendosën t`i kundërvihen me tërë potencialin dhe metodat që i kishin, vetëm e vetëm ta gjunjëzojnë atë dhe ta mposhtin misionin e tij.

Prej këtyre metodave ishte edhe nënçmimi dhe tallja me të dërguarin e Allahut xh.sh, kështu që vendosën ta akuzojnë për të çmendur, siç na informon Kurani: “Dhe ata thanë: O ti që t`u shpallë përkujtimi (Kur`ani), me të vërtetë ti je i çmendur!” (Hixher: 6) dhe jo vetëm kaq, por e akuzuan edhe si gënjeshtar dhe magjistar: “Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: “Ky është magjistar, rrenës”.(Sad: 4).

Mes krerëve mekas ka qenë edhe një qafir i quajtur me emrin Nader Bin Harith, I cili kishte shkuar në qytetin Hire të Perandorisë Persiane, ku kishte mësuar disa tregime të lashta nga mbretërit persianë dhe kur Muhamedi a.s. i fliste dikujt për islam, ky I shkonte prapa dhe posa ai e kryente, u afrohej e u thoshte: Dëgjoni o njerëz, Muhamedi nuk di më shumë e më mirë se unë.

 E fillonte t`u rrëfente disa tregime të cilat I kishte mësuar më herët. Pastaj në fund u thoshte të pranishmëve: Cfarë mendoni, cili prej nesh po dim ë mire!? Jo vetëm kaq, pork y I mallkuar kishte blerë këngëtare, e vallëtare dhe i kishte sjell në Mekë, dhe nëse dëgjonte se dikush ka hyrë ne islam, apo po anon nga islami, urdhëronte një nga këngëtarët dhe vallëzuesit t`i vërsulet, të vallëzojë e këndoi derisa ta mashtrojë e ta tërheqë nga ajo bindje. Mekasit shkuan edhe më larg duke e lënduar edhe vetë personalitetin e Resulullahit a.s. Ata i hodhën mbeturina në shpinë përderisa ishte në sexhde duke u falur pranë Qabës. Pejgamberi a.s. vazhdoi të qëndrojë në sexhde, nuk e ngriti kokën fare.

Ndërkohë erdhi bija e tij, Fatimja, ia largoi babait të saj mbeturinat nga shpina, Pejgamberi a.s. ngriti kokën dhe filloi të lutet kundër tyre, tha: O Allah shkatërroi kurejshitët, tre here radhazi e përseriti. Kur e dëgjuan qafirët Pejgamberin a.s. duke u lutur, u frikësuan shumë, sepse ata kishin një bindje se lutja në Qabe nuk kthehet prapa.

Pejgamberi a.s. filloi të lutet kundër tyre me emra një për një: Ebu Xhehlin, Utbetu Bin Rebia dhe të tjerë, të cilët që të gjithë u vranë në luftën e Bedrit. Vlen të përmendet këtu se edhe gruaja e Ebu Lehebit, Umu Xhemil, nuk ishte aspak më e mire se burri i saj. Ajo mblidhte thera (gjemba) dhe ia hidhte Pejgamberit a.s.para derës së tij, që kur të dalë nga shtëpia t`i hyjnë në këmbë. Shtëpia e Pejgamberit a.s. ishte ngjitur me shtëpinë e Ebu Lehebit. Ata jo vetëm Pejgamberin a.s., por edhe ata të cilët hynin në islam talleshin me tan ë forma të ndryshme duke I konsideruar sit e marrë, të vobektë, njerëz që nuk logjikojnë mirë…e kështu me radhë.

Dhe sikur të kishin mjaftuar vetëm me tallje e me përqeshje do të ishte gjysma e të keqes, mirëpo ata vendosën të zhvillojnë tortura të mëdha ndaj secilit që ka hyrë apo hyn në këtë fe. Prej të cilëve patën fatin të torturohen rëndë veçojmë: Amar Bin Jasirin, I cili ishte nga të parët të cilët pranoi islamin, pas tij islamin e pranuan edhe babai dhe e ëma e tij, Jasiri dhe Sumeja. Kurejshitët I morën që të tre, i nxoren jashtë në mesditë, kur ishte vapa më e madhe dhe i torturuan. Sumeja, e ëma, e rëndoi Ebu Xhehlin me fjalë dhe ai qafir, pa u kujtuar fare, ia nguli shtizën në mes dy këmbëve në organet gjenitale dhe e la të vdekur, kështu që u bë dëshmorja apo shehidja e pare në islam.

Vazhduan ta torturojnë të birin Amarin duke i vënë një gur të rëndë në bark në mes të ditës, me fytyrë nga Dielli, e herë duke e djegur me zjarr, e herë duke ia future kokën në ujë dhe i thoshin nuk kemi për të lëshuar përderisa ta shash Muhamedin apo t`i lëvdosh zotat tanë, Latin dhe Uzan. Kështu që ai foli mirë për zotat e tyre nga torturat e mëdha dhe e liruan.

Por ai për këtë u mërzit shumë duke pasur frikë se mos ka bërë mëkat, I tregoi Pejgamberit a.s. për këtë rast, Pejgamberi a.s. e pyeti: Po si e ke ndjerë zemrën tënde kur ke folur keq për mua? Ai ka thënë: O i dërguar I Allahut, vallahi me plot iman dhe besim. Atëherë Pejgamberi a.s. ia ktheu: Nëse përsëri ta bëjnë ashtu, ti përsëri vepro njësoj. Habab Bin Eret-ti ishte një rob, ku punonte te një zonjë e Mekës. Ishte prej të parëve që pranoi islamin.

Zonja e tij porsa dëgjoi për islamin e skllavit të saj, u tërbua, nuk la metodë pa përdorur kundër këtij burri të madh. Jepte urdhër e, e shtrinin në tokë të zhveshur, pasi I hidhnin prush në tokë, Hababin r.a e tërhiqnin zvarrë mbi prush, derisa iu shkrinte dhjami i shpinës dhe nga dhjami I tij fikej prushi. Bilali r.a një burrë tjetër I madh prej burrave më të mëdhenj që pati njerëzimi ndonjëherë. Ishte skllav I ardhur nga Habeshia, Etiopia e sotme.

 Pasi e pranoi islamin vuajti shumë. Kur Dielli ishte më I nxehtë, në mes të ditës, e shtrinin në tokë me fytyrë nga dielli dhe mbi gjoksin e tij vendosen një gur të madh. E rrihnin me kamxhik si shtazën dhe I thoshin tërhiqu nga feja e Muhamedit?Dikur nga dhimbjet e shumta nuk mund të fliste pos të thoshte: Ehad, ehad, që do të thotë se Allahu është Një Allahu është Një, deri sa kaloi pranë tij Ebu Bekri, i cili e bleu dhe e liroi.

Dhe shumë raste të tjera të dhunës dhe persekutimit të cilat u përdorën kundër atyre të cilët thoshin: La ilahe il-lallah Muhamedun Resulullah. Të gjitha këto vuajtje e persekutime nuk do të ndikojnë aspak në zmbrapsjen nga islami të atyre burrave të mëdhenj, e kush është ai I cili ka shijuar ëmbëlsirën e kësaj feje e pastaj del nga kjo fe!?.

Për zhvillimin e ngjarjeve të mëtejme do të shkruajmë javën e ardhshme, inshallah! Deri atëherë, selam alejkum ve rahmetullah!

 (Fragmente nga libri "Rruga e ndriçuar")

Dr.Shefqet Krasniqi

 

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Kontribuoni...

Xhirollogaria jonë:

K u l t u r   V e r e i n

K r e n a r i a

Watter str. 84
8105 Regensdorf
Schweiz (Zvicërr)
Raiffeisen Bank
Konto Nr: 904406

Aktivitetet Tona

Tash Online

Momentalisht janë 23 vizitorë online

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!


Dhjetë projekte për Ramazan - Muhamed Husejn Jakub
Fundi i vitit shkollor Dr.Shefqet Krasniqi  www.krenaria.com
Testi i matures Dr.Shefqet Krasniqi
Imani i Besimtarit Dr.Shefqet Krasniqi