| Lajmet Online |
|
HTML clipboard |
||
| Epopeja së Kosovës së Re |
|
|
|
| Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi | |
| Monday, 16 March 2009 | |
|
Isha duke shfletuar diçka, kur ja më ranë në dorë disa foto të kufomave të familjes Jashari -Allahu i pastë Mëshiruar-, të masakruara nga ushtria dhe policia serbe në marsin e vitit 1998. Fotografi këto të cilat bashkë me
fëmijët filluam ti shikojmë, fillova t’ju shpjegoi atyre se kush janë ato kufoma dhe se tashmë janë mbushur njëmbëdhjetë vite të plota nga ajo ngjarje e madhe e cila e ndërroi gjendjen e popullit shqiptar për 180 shkallë me emrin e Allahut xh.sh. Fillova ta kthej mendjen në të kaluarën, atëherë kur këto fotografi më kishin rënë në dorë në marsin apo prillin e atij viti të mbushur më gjak përderisa isha student në universitetin islamik të Medinës së Shenjtë, ku nëpërmjet atyre fotove dhe shumë të tjerave u mundonim së bashku me shok që ta informojmë popullin arab mysliman për vuajtjet e popullit shqiptarë në Ballkan. Foto këto të cilat i ruaj edhe sot e kësaj dite sepse ato na sjellin një kujtim shumë të ithtë ngase ai vit do të mbahet në mend për një kohë të gjatë për vuajtjet dhe torturat e përjetuara nga ushtria , policia dhe paramilitarët serb, e siç thotë populli “mos na raft me harru”, por të njëjtën kohë ai vit ishte gjithashtu një kujtim i ëmbël, - së paku unë mendoi ashtu-, ngase ishte viti më rezistues i shqiptarëve ndaj okupatorit fashist. Ishte vit kur burrat e mëdhenj vendosën ta japin e ta flijojnë më të shtrenjtën për më të shenjtën, ta japin jetën për ta fituar lirinë, ishte viti kur tashmë ishin përhapur gjithë andej nëpër Kosovë celula ushtarake të cilat e stimulonin popullin për një rezistencë ndaj një armiku shumë të vrazhdë, po qe besa edhe shumë të fortë. Më kujtohet kur shumë kush në atë kohë nuk mundej ta merrte me mend se një ushtri kaq e vogël, siç ishte UÇK-ja ti dalë para gjithë atij arsenali ushtarak serb. Në një far mënyre edhe nuk kishin aq faj ngase ata shikonin dhe gjykonin sipas ligjeve të rëndomta luftarake ku zakonisht i forti e mund të dobëtin, për atë arsye edhe disa nga ta nuk nguronin të thoshin se: “këta djem dojn me na çu poshtë”. Përderisa dëgjoja këto biseda më kujtohej një ngjarje të cilën e ka cekur Allahu xh.sh në Kuran në kaptinën Bekare prej ajetit 246-252 ku personazh kryesor i kësaj ngjarjeje ishte një djalosh shumë trim dhe guxarimtar i quajtur me emrin Davud, i cili më vonë edhe shpallet pejgamber nga ana e Allahut të Madhëruar. Zhvillimi i ngjarjes në pika të shkurtra është se: populli “benu israil” –izraelitët- ishin të okupuar nga një armik gjakpirës dhe ishin të interesuar që të çlirohen nga ai armik, për këtë i thanë pejgamberit të tyre (në atë kohë izraelitët kishin pejgamber): Na cakto një mbret, apo prijës i cili do të na prij në luftë kundër armikut tonë. Pejgamberi ju tha: keni kujdes nëse u caktohet ndonjë mbret, apo prijës për t’ju prirë për luftë atëherë duhet ti bashkangjiteni atij për luftë, për çka edhe ia dhanë besën. Pejgamberi i tyre e luti Allahun, i cili ua caktoi Talutin për mbret dhe prijës për luftë. Pas një kundërshtimi të gjatë të tyre rreth zgjedhjes së këtij njeriu për prijës ata vendosën që të dalin në luftë kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij e cila ishte shumë më e madhe dhe më e përgatitur sesa ushtria myslimane e Talutit. Me të nisur për në betejë shumica e ushtrisë thanë se nuk mundë të luftojmë kundër asaj ushtrie të madhe të Xhalutit, për çka edhe u kthyen dhe ikën. Në ushtri mbeti një grup i vogël i prier nga udhëheqësi i tyre Taluti ku në mesin e asaj ushtrie ishte edhe djaloshi i ri Davudi a.s. Ky grup i vogël edhe pse askund nuk ishte i barabartë me armikun as në numër e as në përgatitje ushtarake, bile edhe i dezertuar nga shumica e popullit të tyre, megjithatë vendosmëria e madhe për tu çliruar nga armiku, pastaj bindja e fortë në Allahun se Ai kë të dojë e triumfon dhe kë të dojë e mposht ndikoi që ti dalin ballë atij armiku, të mbështetur në Allahun duke thënë: “ ...sa prej grupeve të vogla kanë mundur grupe të mëdha me emrin e Allahut. Me të vërtet Allahu është me ata që bëjnë sabër?!...”(Bekare:249). Dhe subhanallah në betejën e parë dhe qysh në dy luftim djaloshi i ri Davudi vrau mbretin Xhalut me çka u shpartallua ushtria dhe fituan robërit e Allahut, fituan ata që merituan fitoren, fituan të dobëtit dhe humbën të fortit. Ngadhënjyen atëherë kur pak kujt ia merrte mendja se kanë për të fituar, atëherë kur sipas ligjeve dhe rregullave ushtarake nuk ishte e mundur e as logjike të fitojnë. Por kur u lidhen me Krijuesin e gjithësisë, me të Pamposhturin u bënë të fortë, u trimëruan dhe vendosën që me tërë fuqinë dhe mundësin e tyre të mbështetur në Allahun ti dalin para armikut dhe nuk mungoi rezultati. Edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës e udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari nuk është larg kësaj ngjashmërie me këtë ngjarjeje ngase i gjithë populli kishin rënë dakord për tu çliruar, por jo edhe për të luftuar, shumë nga ta nuk ishin të gatshëm të ballafaqohen me armikun e fortë për atë arsye ia mësyn Blacës e Morinës, shumë prej tyre duke u fshehur edhe nën dimitë e grave të tyre, sepse donin të jetonin dhe përtonin të vdisnin për liri. Kështu që mbeti një numër i vogël por që armikut i doli mjaft nga se me emrin e Allahut ishin shkaktar për çlirimin e vendit dhe shijimin e kësaj lirie, ku tashmë e gëzojnë barabartë edhe ata që kanë derdhur gjak, po edhe ata që kanë ikur, “nasht”, le ta gëzojnë të gjithë, sepse liria është për të gjithë edhe pse nuk e kanë sjellë të gjithë, por te Allahu nuk janë të barabartë, Ai u jap meritorëve meritat e duhura atë ditë kur nuk ka njoftësi dhe ryshfet, e ajo ditë do të vijë shumë shpejt. Inshallah e gëzojmë këtë liri, dimë ta ruajmë dhe ta mbajmë. Zoti i pastë Mëshiruar dëshmorët tanë. Amin Deri në javën e ardhshme me një temë tjetër inshallah, selam alejkum ve rahmetullah. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|
| BALLINA |
| TEMA |
| AKIDE |
| FIKH |
| TEFSIR |
| SHKRIMET TUAJA |
| IMAZHE |
| AUDIO |
| VIDEO |
| PEP |
| LIDHJE |
| NA KONTAKTONI |