Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Konfirmoni Regjistrimin

Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com}

 

Ligjërata Direkte

E Martë 21:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas namazit të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Ilustrime për tolerancën Islame PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Dr.Shefqet Krasniqi   
Monday, 16 March 2009
Thamë në javën e kaluar se Islami është fe e lirisë, drejtësisë, paqes dhe tolerancës gjithashtu cekëm fakte dhe argumente për këtë, ndërsa në këtë numër do ta ilustrojmë këtë shkëlqim të Islamit

me disa shembuj gjatë historisë duke filluar nga fillimi i tij e deri tek Perandoria Osmane, natyrisht aq sa na mjafton kjo hapësirë në këtë gazetë, përndryshe thuajse e tërë historia mbi dhjetë shekullore është e mbushur me shembuj të tillë:

1. Një delegacion i krishterë nga Habeshi (Etiopia e sotme) erdhi në Medinë dhe Pejgamberi a.s. jo vetëm që i mirëpriti, por edhe vet personalisht ju shërbeu me duart e tij duke thënë: Këta të krishterë më herët i kanë respektuar shokët tanë (kishte për qëllim shpërnguljen e një grupi muslimanësh nga Meka në Etiopi me çrast u pritën shumë mirë nga të krishterët atje dhe mbreti i tyre Nexhashiu), e për këtë doja që edhe unë ti respektoj vetë (personalisht).

2. Një grup i krishterë nga jugu i gadishullit arabikë erdhën në Medinë për të debatuar për Islam, ku në mesin e tyre kishte edhe priftërinj të njohur me ç’rastë qëndruan disa ditë radhazi, e Pejgamberi a.s.ua bëri të mundur që ceremonitë e tyre fetare ti kryejnë në një pjesë të xhamisë së tij.

3. Kemi cekur në artikullin e kaluar se si është sjell Muhamedi a.s. me hebrenjtë pas shpërnguljes së tij në Medinë.

4. Kjo tolerancë jo vetëm që ka qenë në paqe, por edhe në luftë, nga kjo gjejmë se Pejgamberi a.s. kur niste ndonjë ushtri, apo ekspeditë luftarake u thoshte: “....dhe mos vrisni plaka, fëmijë e as gra” (Trasmeton:Ebu Davudi).

5. Ashtu siç ndalonte masakrimin e kufomave, dëmtimin apo coptimin e tyre.

6. Bile urdhëronte që me robërit e luftës të silleshin sa më mirë, duke mos i torturuar dhe munduar dhe jo vetëm kaq, por se të ushqyerit e tyre konsiderohej si adhurim (ibadet) me çka afrohet myslimani te Allahu, thotë Allahu për këtë: “Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim”(Insan:8-9).

7. E njëjta liri dhe tolerancë fetare vazhdoi edhe pas vdekjes së Pejgamberit a.s.tek kalifet e tij, si te Ebu Bekri, Umeri dhe të tjerë, ashtu që vendet të cilat i çliruan myslimanët i lanë njerëzit e lirë ta praktikojnë fenë e tyre duke ju kushtuar një respekt të veçantë kishave, priftrinjëve , murgjëve etj, ashtu që kurrë nuk ka qenë e njohur në histori se dikush nga myslimanët ua ka thyer kryqin, apo ua ka rrënuar kishat, apo ua ka bërë ndonjë torturë të çfarëdo lloji qoftë ajo, por vazhduan të jetojnë të lumtur dhe krenar me fenë e tyre nënë ombrellën e Islamit, apo shtetit Islam i cili gjykonte me sheriat.

8.Në vitin 15 hixhri, pra para 1415 viteve kur qyteti i Kudsit ra nën pushtetin Islam, e që deri atëher ishte nën atë të krishterë, Umeri ua la të gjitha të drejtat e krishterëve ashtu si edhe i kishin më parë, bile përderisa ishte brenda në kishë erdhi koha e iqindisë, e ai donte të falej brenda në kish, por nga frika se mos po e marrin këtë myslimanët si masë preventive, apo arsye për ta rrënuar kishën më pas, apo për ta shëndrruar atë në xhami nuk e fali aty iqindin por doli jashtë saj dhe u fal.

9. Po në kohën e Umerit, në Egjipt kishte bërë gara me kuaj djali i mëkëmbësit të Umerit për në Egjip Amër Bin Asit me një të krishterë, ku i krishteri e kishte mundur në atë garë, me çka i biri i mëkëmbësit Amrit ia jep një shuplakë. I krishteri duke kuptuar tolerancën dhe drejtësinë e Islamit dhe prijësit mysliman kaloi mbi një mijë km dhe erdhi në Medinë te Kalifja për tu ankuar në birin e mëkëmbësit. Umeri pa u menduar fare dërgon urdhër urgjent që të vijë nga Egjipti në Medinë Amri me gjithë birin dhe posa arrijnë në Medinë para Umerit ku aty ishte prezent edhe i krishteri, Umeri e pyet të birin e Amrit: A është e vërtet se ti i ke rënë me shuplakë këtij të krishteri vetëm pse ta ka kaluar në garë? Po, ju përgjigj. Atëher Umeri ju drejtua të krishterit duke i thënë: Urdhëro bjeri me shuplak, merre hakun. Keni dëgjuar të nderuar dhe të respektuar lexues se diçka e tillë se ka ndodhur në ndonjë pushtet tejtër veç se në Islam?!  Mos u çuditni sepse kjo është toleranca Islame, drejtësia e Zotit në tokë.

10. Po në Egjipt Amri mëkëmbsi i Umerit, vendosi ta zgjeroi xhamin pasi që u shtua numri i myslimanëve dhe nuk po i zinte xhamia e deri atëhershme, ngjitur me xhaminë ishte shtepia një gruaje të krishter, Amri i asaj ofroj për kompensim për atë shtëpi,meqë ai vend i duhej shtetit për zgjerimin e xhamisë. Pasi që gruaja refuzoj këtë ofertë, Amri vendosi që ta rrënoj atë shtëpi pa e pyetur fare, dhe ta zgjeroj xhaminë. Gruaja në fjalë u ankua te Umeri për rrënimin e shtëpisë pa lejen e saj, keshtu që Umeri e urdhëroj Amrin që t’ia kthej asaj gruaje shtëpinë ashtu si ka qenë më parë, për çka Amri u detyrua që atë pjesë të xhamisë ta rrenoj dhe t’ia ndërtoi asaj gruaje shtëpinë ashtu si ka qenë më parë, edhe pse Amri kishte pasur të drejt në hapin e marrë, por Umeri deshi të tregoj se në Islam ka tolerancë dhe se të tjerët duhet të ndihen të lirë nën ombrellën Islame.

11. Shumë mirë e kujtojnë historianët evropian qëndrimin e Salahudinit, udhëheqësit të myslimanëve gjatë luftës së kryqëzatave ku kishte dëgjuar për sëmundjen e Riqard zemër luanit, udhëheqësit më të madh  të ushtrisë krishtere, të cilit ia dërgon mjekun e tij personal për ta mjekuar së bashku me disa bimë të cilat nuk ishin prezente tek ushtria e krishtere, per deri sa lufta vazhdonte.

12. Po te i njëjti prijës i myslimanëve  vjen një grua e krishtere dhe ankohet se dy ushtar mysliman ia kanë kidnapuar fëmijën. Salahudini qau posa e dëgjoj tregimin e kësaj gruaje dhe urdhëron që menjëher t’i kthehet fëmija.

13. I njëjti komandant posa u hyri në qytetin e Kudsit, duke i mundur të krishterët, u jap siguri të plotë të gjithë të krishterëve të jenë të sigurt dhe të qetë, pa marë parasysh se çfarë masakra kishin bërë më herët të krishterët ndaj myslimanëve. Po në atë vend ku vetëm në atë qytet për një ditë kishin vrar hiç më pak se 90 mijë veta, gra dhe fëmijë.

14. Të njëjtin qëndrim e mbajti edhe Sultani Muhamed Fatih me të krishterët kur e çliroi Konstandinopojën.

15. Gjithëmon pushtetet Islame me shekuj ju kanë dhënë priftrinjëve të krishterë të drejtën për të gjykuar mes veti në mosmarrëveshjet e tyre, që i kanë sipas fesë së tyre, edhe pse jetonin nën sheriatin Islam.             

16. Vazhdimsia e ekzistimit të krishterëve nëpër shtetin Islam me shekuj, nga shekulli i parë e deri në përfundim të kalifatit osman dhe praktikimi i lirë i fesë krishtere pa ua cenuar kush të drejtat e tyre fetare, është argumenti më i madh dhe më i qartë për tolerancën fetare në Islam. Këta shembuj për tolerancën dhe drejtësinë Islame janë si një pikë uji në detin e madh, e ta shohim në numrin e ardhshëm inshallah se ç’thonë të tjerët për këtë tolerancë.

Dr.Shefqet Krasniqi
Imam dhe ligjërues në “Xhaminë e Madhe” Prishtinë.
 
< I mëparshmi   Tjetri >

Kontribuoni...

Xhirollogaria jonë:

K u l t u r   V e r e i n

K r e n a r i a

Watter str. 84
8105 Regensdorf
Schweiz (Zvicërr)
Raiffeisen Bank
Konto Nr: 904406

Aktivitetet Tona

Tash Online

Momentalisht janë 16 vizitorë online

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Gjermani qe pranoj Islamin

Dhjetë projekte për Ramazan - Muhamed Husejn Jakub
Fundi i vitit shkollor Dr.Shefqet Krasniqi  www.krenaria.com
Testi i matures Dr.Shefqet Krasniqi