Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Njoftime

Njotim rreth xhumase se ardhshme
Këtë javë inshaAllah hutbeja do të mbahet mbrapa Pallatit të Rinisë tek ish Tregu i gjelbër mes Sheshit 21 dhe Stadiumit të Futbollit,
 

Ligjërata Direkte

E Martë 20:20, E Premte 20:20 - Radio
Kosova e Lirë 94.2 FM. Emisionet janë
kontaktuese, Tel: +377 (0)44 15 66 14

E Merkurë pas n. të jacisë Ligjërata
Tefsiri nga Dr. Shefqet Krasniqi, në Xhaminë
e Muhaxherëve, (për Meshkuj dhe Femra)

Si dhe shumë tribuna LIVE përmes uebfaqes
Jeni këtu:BALLINA
Një gabim qe mban ne vete peshen e Arit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Krenaria   
Sunday, 26 October 2008
Njeri nga Selefet kishte hyre ne një fushe, I uritur dhe i lodhur, kështu qe deshi te hante diçka gjersa barku i tij gjëmonte’. Pa një dru me molla. Shkundi njërën nga to dhe filloi ta haje. E hëngri gjysmën nga ajo nen mbrojtjen e Allahut

pastaj piu ne lumin afër fushës, pas kësaj papritmas kuptoi se  nuk kishte qene i vëmendshëm se cfare beri për shkak te urisë qe kishte dhe mendoi ne vete: Mjere për ty! Si mund te hash diçka qe nuk është nen përkujdesjen tende pa marre leje. Shkaku i kësaj  vendosi te mos lëshoj vendin derisa ta takoj pronarin e kopshtit dhe ti rrëfej se ka ngrënë nga pasuria e tij pa lejen e tij. Shikoi përreth dhe pa një shtëpi, kaloi tek porta dhe trokiti ne dere. Pronari i shtëpisë  doli dhe e pyeti se cfare donte.
Selefi tha: “Isha i uritur dhe hyra ne kopshtin tënd, morra këtë mollë dhe e ngrëna gjysmën e saj,  pastaj mu kujtua se nuk ishte e imja dhe erdha që të lus të më falesh për këtë gabim.”
Njeriu iu përgjigj, “Nuk do të fal për gabimin vetëm se me një kusht?” Selefi pyeti ( dhe ky ishte Thabit bin Nu’maan), “Cili është kushti yt?”
Pronari i kopshtit tha “ Dua ta jap vajzën time për grua.” Selefi i ndershëm pa u hezituar  tha: “ Po, do ta martoj”. Babai i vajzës pastaj tha: “ Dua ta dish se vajza ime është e verbër dhe nuk mund të shoh, memece dhe nuk mund të flas, e shurdhër dhe nuk mund të dëgjoj.”
Kjo gjë  e shokoi Thabit bin Nu’manin dhe mendimet po i shkrepnin në mendjen e tij- Cfare fatkeqësie – cfare do të bej tani? Pastaj ju kujtuan sprovat dhe vuajtjet që do të pësoj nëse e pranon këtë vajze për grua, dhe duke  u menduar tha përkujdesja ndaj dhe shërbimi ndaj  saj është me i mire për të se sa të ha bukën ( sadid) e xhehnemmit duke u bazuar në faktin se kishte ngrënë mollën pa leje. Po ashtu përfytyroi se nuk e kompensoi, dhe ditët e tij ne dunja janë te numëruara. Kështu që premtoi se do ta martonte vajzën dhe do ta lus Allahun, Sunduesin e boterave për falje dhe shpërblim.
Dita e martesës erdhi, dhe ky vetëm se po nervozohej dhe brengosej: “ Si do të hyj tek një grua e cila nuk flet, sheh apo dëgjon?!” Cfare situate e vështirë, dëshironte qe bota ta gëlltitke para se te ndodhte kjo por ju kujtua Allahu subhanu ue teala dhe tha: La Haule ue la kuvete ila bilah, ue inna lilahi ue inna ilejhi raxhiun.” Shkoi për ne ceremoninë e martesës dhe kur arriti, gruaja e tij qëndronte drejte dhe e përshëndeti duke i thënë, “ Esselamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.”
Kur e pa ja mori frymën dhe ju kujtua se si i imagjinonte hyrijet e Xhennetit. Duke u munduar te vetëpërmbahet, nxori atë qe deshi ta thonjte: “ Cfare është kjo? Ti pra flet, sheh dhe dëgjon.” Thabit bin Nu’mani e informoi atë se cfare i kishte thënë babai i saj.
Ajo i buzëqeshi siç është me se miri dhe i tha: Babai im e foli te vërtetën dhe nuk ka gënjyer.”
“ Por pse mi tha këto gjera për ty  kur nuk janë te vërteta? Ajo ja ktheu, “ Babai im ka thënë se jam memece, ngase asnjëherë nuk kam thënë fjalë që e hidhërojnë Allahun, dhe as  qe kam fol me njerëz që është e ndaluar të komunikoj. Ka thënë se jam e shurdhër, ngase nuk jam ulur asnjëherë në vendet ku kanë zënë vend shpifjet, përgojimet apo thashëthemet. Ka thënë se jam e verbër ngase nuk kam shikuar asnjëherë ne njeriun te cilin e kam te ndaluar ta shikoj.
Pra mendoni si Allahu subhanu ue teala e bashkoi këtë grua te devotshme me një burrë te devotshëm.!!


Perktheu Naim Berisha

 
Tjetri >

Tash Online

Aktivitetet Tona

Sondazhi ynë

Tash na vizituat për:
 

Vizito Sponsorin

Kliko për ta Vizituar
Regjistroni domeinat tuaj
si www.adresajuaj.com
VIVA4 Solutions,
kështu ndihmon faqen tonë
& shumë faqe tjera islame!

Dituria e mshefte e Islamit
Të qajturit nga frika e Allahut
Çka fituan ata që nuk agjëruan
Vlera e agjërimit
El-hakka - Këndim emocional (me përkthim)