| Konfirmoni Regjistrimin |
|
Ju lutemi që pas regjistrimit në uebsajt ta konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar linkun i cili ju është dërguar në email adresën që keni dhënë gjatë regjistrimit! {Stafi i Krenaria.com} |
| TI JE PENGESË PËR FITOREN E MUSLIMANËVE |
|
|
|
| Shkruar nga Abd Al-Kareem Al-Kateb | |
| Monday, 06 October 2008 | |
|
I ulur në vetmi, i brengosur me lajmet për muslimanët dhe fatkeqësinë që po iu ndodh atyre, dëgjova një zë nga brendia ime duke thënë : ti je njëri nga fajtorët. Ti je arsyeja pse ne nuk e arrijmë fitoren. Ti je faktori kryesor për atë me të cilën po përballen muslimanët sot.
Unë u përgjigja : Unë ! Si ka mundësi !Unë jam vetëm një rob i dobët i Allahut, një rob që nuk ka forcë në duart e tij. Nëse unë provoj ti urdhëroj njerëzit ata kurrë nuk do të me dëgjojnë, madje edhe nëse provoj ti këshilloj ata nuk do ta marrin parasysh këshillën time. Me shpejtësi ky zë u kthye duke me ndërprerë : janë mëkatet tua që e kanë rraskapitur melekun që është në anën tënde të majte : ai është mërzitur duke shkruar mëkatet ne librin tënd. Është dita dhe nata jote ne betejën e mosbindjes ndaj Allahut. Është largimi yt nga veprat e mira dhe veprimi i mëkateve. Unë : Çfarë kam bërë që më fajëson për gjithë këtë ; të thuash se unë jam pengesë për fitoren e muslimanëve ? Brendia ime : Rob i Allahut, për emër te Allahut, nëse filloj ti numëroj çfarë ke bërë do te më merr shumë kohë. Por me lejo të të pyes, A e falë namazin e sabahut me xhematë? Unë : Po, ndonjëherë, por me shpesh mungoj . Brendia ime : E shef ! këtu është çështja ; ti e kundërshton vetveten. Si pretendon se mund të shkosh në xhihad kur ti dështon në xhihad me nefsin tënd, kur dihet se xhihadi me vetën tënde nuk të kushton me jetë as më para ? Te kushton vetëm disa minuta për të falur dy rekatë namaz që janë te obligueshme nga Allahu. Si mund te thërrasësh për xhihad kur ti nuk i praktikon faljen e pesë kohëve te namazit? Kur ti nuk mund te falesh namazet sunnete ? Kur nuk lexon se paku disa ajete të Kuranit për çdo ditë ? Kur ke harruar për dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes? Kur nuk mund ta ndalosh vetën nga te shikuarit e asaj që Allahu e ka ndaluar ? Kur nuk je i sjellshëm me prindërit tu ? Kur nuk mbanë lidhje te mira me te afërmit tuaj ? Si mund te thërrasësh për aplikimin e sheriatit ne shtetin tënd kur ti nuk e zbaton atë ne vetën tënde dhe familjen tënde ? Ti nuk ke frikë Allahun ne sjellje me familjen tënde, ti nuk i ndihmon ata në pasimin e besimit të vërtete, ti nuk brengosesh për furnizimin e tyre nga paratë qe janë fitim hallall. Dhe duke e vepruar ketë bëhesh nga njerëzit për te cilët Allahu ka thëne : Dhe ju e doni bollëkun ( pasurinë e shumte) me një dashuri të tepruar. Pro ju keni gënjyer, mashtruar dhe thyer premtimin, tani meritoni dënim nga Allahu . Unë : ( e ndërpreva ) Dhe çfarë ka te bëjë kjo me fitoren ? A mundet një musliman të pengoj fitoren e tërë umetit ? Brendia ime : Posi !! Natyrisht, për këtë janë qindra milion si ti – me përjashtim të atyre që i ka mëshiruar Allahu subhanehu ve taala , janë me qindra milion qe pasojnë konceptin e njëjte si ti. Ata nuk brengosen për bindje ndaj Allahut. Ata nuk i frikësohen Allahut dhe e kërkojnë fitoren me arsyeje se ka myslimanë tjerë që janë besimtarë më të mirë. Por e vërteta e dhembshme është se te gjithë janë po aq te këqij – përveç atyre mbi te cilët Allahu ka lëshuar mëshirë . A nuk e din , O rob i Allahut se kur shokët Pejgamberit salallahu alejhi ve selam, kërkuan fitoren dhe nuk e arritën atë ata e ditën se në mesin e ushtrisë se tyre ishte dikush qe ka bërë një punë të keqe. E si është puna me umetin që është zhytur në të gjitha llojet e mëkateve , të vogla dhe të mëdha. A nuk e sheh çfarë po i ndodhe umetit nga lindja deri në perëndim ? Thellësisht i prekur, me lot në sy, për atë se asnjëherë nuk e kam imagjinuar qe unë , njeriu që e do Allahun dhe Profetin e Tij , që e do islamin dhe te gjithë muslimanët mund te jem një nga arsyejet e dështimit të muslimanëve. Që unë mund të jem pjesëmarrës ne lumin e gjakut të myslimanëve të pafajshëm ne shume vende islame. Gjithnjë ka qenë e lehet për mua të fajësoj një udhëheqës, princ, ministër ose dike përgjegjës ne shtet. Por asnjëherë nuk kam menduar fillimisht për gabimet e mia dhe asnjëherë nuk kam menduar çfarë ka thëne Allahu : "... Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç'kanë në vetvete.. ( Kuran 13:11) Kështu unë i thashë vetës : Falënderimi i takon Allahut që më dha këtë shpirt vetëqortues. Pastaj e pyeta : Çfarë më këshillon të bëjë ? Brendia ime : Fillo me vetën tënde. Kryej rregullisht faljen pesë kohëve të namazit të obligueshëm, paguaj zekatin , agjero Ramazanin, kryej haxhin, urdhëro për të mirë dhe ndalo nga e keqja, bëhu i sjellshëm me prindërit , përpiqu të jesh afër Allahut duke falur namaze sunete. Shfrytëzo çdo mundësi për te qenë afër Allahut duke mos neglizhuar veprat si të parëndësishme ( imtësi ). Kujtoje se një buzëqeshje ne fytyrën tënde është sadaka. Mos kërko nga njerëzit të bëjnë asgjë te cilën ti vetë nuk e praktikon . Mos fillo të thërrasësh për aplikimin e sheriatit përveç nëse je shembull për te mirë ne zbatimin e sheriatit ne shtëpinë, ne punën tende dhe kudo. Mos kërko nga udhëheqësit që të shpallin xhihad kur ti ke dështuar ne xhihad me vetën tënde. Mos iu shmang përgjegjësisë duke fajësuar te tjerët. Ndryshoje ne fillim vetën pastaj te tjerët do të të pasojnë . Bëhu shembull i mire kudo që të shkosh. Nëse e shpenzon kohën duke fajësuar te tjerët te lutem ndalu – faleminderit shumë- Allahu te shpërbleftë- por është bërë aq shumë kritikë tashme. Gjithmonë fillo duke ndryshuar vetveten. Pas kësaj lute Allahun sinqerisht për te dhënë fitoren dhe për të ndihmuar te gjithë muslimanët qe janë pasues te sunetit. Ne ketë mënyre ti do te jesh ne mesin e atyre qe Allahu i ka përmendur ne Kuran : O besimtarë , nëse ju ndihmoni ( fenë ) e Allahut , Ai u ndihmon juve dhe u forcon kembet tuaja. ( Kuran 47: 7 ) E drejtoj fytyrën time nga Allahu duke e lutur për falje, dhe duke i fshire lotët them : O Allah : Jam penduar . Unë jam kthyer tek Ti, lejo të hapet për mua një faqe e re, një jetë e re, të cilën do ta filloj me dy rekate namaz në mes te natës duke tu lutur që të më bekosh gjithmonë me namaz te natës . Përktheu nga anglishtja : Bujar Gjikokaj 11. 09. 2008 |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|